Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve

0
524

Nga Mentor Kikia

Dashuria për Shqipërinë nuk tregohet duke bërë shqiponjën me duar.
Edi Rama lëshoi dy batuta, të shtunën në Vlorë, ndërsa fliste për turizmin, të cilat unë dua t’i risjell:

Në drejtim të pastërtisë, kemi bërë përparime. Nga shumë pis, tani jemi pis”.
Ju që e doni këtë vend, mos e tregoni dashurinë vetëm kur luan kombëtarja, por duke mos e ndotur atë”.

Qeveria e Ramës do të ikë duke mbajtur të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat dështime në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e mbetjeve.

Por, sot dua të merrem me njerëzit. Këto foto i bëra këtë të dielë në Dajt. Shumë njerëz i frekuentojnë lëndinat e parkut. Kaq shumë kishte sa çdo ngastër hapësirë dukej si një mjedis feste. Tymi i zgarave dhe aroma e mishit të pjekur shpërndaheshin ngado.

Por, pisllëku ishte i pranishëm, po ashtu, ngado, në çdo cep. Ishin mbetje të vjetra, të një viti më parë ndoshta, e të javëve të fundit. U largova pa pritur fundin e gostisë, pasi nuk do të doja t’i shikoja shfrytëzuesit e natyrës të largoheshin njëri pas tjetrit duke lënë aty kanaçet e birrave, qeset e qymyrit, letrat, bidonat e ujit e pampersat e fëmijëve. Pikërisht!

Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve. Mu në britmat nacionaliste më flamuj kuqezi e në nervin atdhetar që ju preket kur ju shajnë edhe një futbollist shqiptar në Zvicër.

Tregojeni dashurinë për këtë vend, duke e respektuar atë, duke e ruajtur e mbajtur pastër. Askujt nuk i kushton asgjë, që mbeturinat që prodhon ti fusë në një qese e ti zbresë në qytet me makinë. Ja me sa pak bëhesh atdhetar!