Tradhtarët e sotëm, pjellë më e fëlliqur e historisë së kombit shqiptar

0
827
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Në këtë moment kritik që i kanoset Kosovës, ne duhet të jemi një tërësi e pandashme, pavarësisht nga afinitetet tona politike, interesat tona individuale, ndarjet ideologjike. Ne kemi një detyrë historike gjithëkombëtare. Ta mbrojmë nga copëtimi atë pjesë të amputuar të Shqipërisë, pikërisht nga tradhtarët/kolaboracionistët brenda dhe jashtë murit të arbrit, që nuk janë burrështetas por pela (femra) të kuajve serbo-rus dhe greko-turk.

* * *

Unë kurrë nuk kam shkruar asgjë për t`ju mashtruar juve. Çfarë kam shkruar në mediumet shqiptare prej vitit 2001, e kam shkruar me zemrën time, jo me tastierë. Çdo fjalë që kam shkruar erdhi nga një ndërgjegje e zjarrtë, një kokë e zhytur në mendime dhe një gjykim i zemrës.

Ju jeni vëllezërit dhe motrat e mia, të gjithë së bashku. Edhe ata të cilëve nuk u pëlqejë sepse për fat të keq janë trushpëlarë, nuk janë armiqtë e mi. Armiqtë e mi të vërtetë janë ata që morën kontrollin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare dhe për 30 vjet i konsideruan dhe trajtuan ato si pronën e tyre personale, si me ua pjellë mamaja. Ata plaçkitën dhe shiten tek armiku çdo centimetër katror, duke pretenduar se i shërbenin shoqërisë. Të njëjtët njerëz që duhet të kishin punuar për Vendin, e tradhtuan dhe shkatërruan atë, janë arsyeja kryesore për tragjedinë e radhës.

* * *

Çka është ajo që tek shqiptari përcakton të madhen, të voglën, të rëndësishmen e të parëndësishmen? Psikiatrit e quajnë psikopat atë njeri që reagon vrullshëm e dhunshëm ndaj shqetësimeve dhe mosmarrëveshjeve të parëndësishme, fyerjeve të papërfillshme të personalitetit, “dëmtimet” që pula e fqinjit i bën në kopshtin e tij; ndërkohë që ky person, ndoshta duron dhimbje e tronditje psikike që për shumicën janë vuajtje e madhe.

Dhe quhet normal e i shëndetshëm ai që lejon ta fyejnë pa e kuptuar as vetë, ai që në shtëpinë e vet duron edhe muzikën më të çjerrë të armiqve shekullor, ai që nuk mërzitet aspak kur të huajt apo tradhtarët ia falsifikojnë/përvetësojnë historinë dhe ia shajnë rëndë etninë, ai që nuk ngre krye dhe nuk kundërvepron aspak kur tradhtarët/gomarët ia copëtojnë atdheun, por gërvisht tavolinën e çajtores dhe shpërthen kur i qëllon të humbas diçka në një lojë letrash apo domino.

* * *

“Presidenti” i Kosovës Hashim Thaçi nuk është gjarpër, por gjakpirës kokëkrisur dhe i pangopur, djalë çakalloz në tufën e çakejve, që zakonisht ushqehen me ngordhësira. Ai “burrështetas” i pa-mandat për të udhëhequr vendin, është një mizë mjaft e zakonshme, me madhësi të mesme. Krijesa e vetme në rruzullin tokësor, që lutën të huajt për ta copëtuar dhe shpërbërë atdheun e vet, të cilin e ka për detyrë për ta mbrojtur. Tradhtar me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja.

* * *

Deputetë të Kuvendit të Kosovës!
Mos harroni se ju keni harruar gjithçka! Tregohuni me kundërveprime se nuk jeni të gjithë shakaxhinj siç ju trajton “presidenti”…, ndalojeni çmendurakun të copëton vendin. Shkarkojeni atë në Kuvend apo bashkojuni protestave masive që organizohen nga atdhetarët e vërtetë. Mbrojtja e Atdheut është detyrë e shenjtë, veçanërisht për të gjithë ju që edhe paguheni për atë çështje. Atdheu para përkatësisë partiake, para interesave personale-klanore, para inateve dhe xhelozisë së sëmurë karrieriste.

* * *

Pushteti nuk duhet të ketë në dorë dhe t`i jep urdhra politike prokurorisë, e cila duhet të bënë hetime të paanshme.
Uniteti dhe bashkëveprimet tona jetike duhet të realizohen nëse duam të mbijetojmë si popull dhe vend. Nëse kjo nuk ndodh tani menjëherë, kur Kosovës i nevojitet ndihmë akute, nuk do të kemi më një shans (mundësi) të tillë, sepse shumë shpejtë qenia jonë biologjike do të zhduket përfundimisht.

Fundi i këtyre kafshëve prostituta është afër, por gjendja e atdheut nuk ndryshon nëse lufta jonë shkruhet vetëm në letra. E gjithë logjika, arsyeja dhe konsideratat kombëtare/etike nënkuptojnë se ne duhet të dalim në rrugë tani, pasi siç duket, Kuvendi nuk funksionon dhe shteti i Kosovës shkon nga e keqja në më keq. Dilni në rrugë ku duhet të thoni: Kriminelë, mjaftë më! Mjaft! Mjaft!

Politika është një tregti dhe qëllimi është që Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera nën okupim, të dalin nga kriza dhe humnera në të cilën e kanë hedhur kriminelët, vrasësit, haraç-kërkuesit, hajdutët, trafikantët e drogës dhe qenieve njerëzore, pederastët, pedofilët, analfabetët, servilët, mafiozët, çmendarakët, tradhtarët.

Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje të madhe për kombin tonë, Shqipërinë, dhe kjo nuk duhet të mungojë, sidomos jo për shkak të inateve.

Kur kombet luftojnë, para së gjithash ata luftojnë për territore. Interesi i tyre jetësor ka qenë gjithmonë për të kontrolluar zonat që ata konsiderojnë të jenë të tyre, dmth për të forcuar (konsoliduar) unitetin e pjesëve të ndryshme të trupit të tyre kombëtar.

* * *

Kosova ka shumë intelektualë dhe atdhetarë të mirëfilltë, por mjerisht, nuk janë ata që udhëheqin shtetin, por një kriminel analfabet i cili bashkë me kriminelë tjerë, i kontrollon edhe shumicën e mediumeve që mashtrojnë dhe manipulojnë opinionin. Dhe, kriminelët e dinë se nëse shkarkohen nga karriget, në rastin më të mirë, do të kthehen sërish tek profesioni i tyre i vërtetë në katundin e vet: samarxhinj apo çoban dhensh (dhish, lopësh), pse jo edhe derrash.

Atdhetarët e vërtetë, secili me mundësitë e veta, duhet të veprojnë bashkarish, mos lejojnë shakaxhiun të shesh Vendin, nuk ia ka pjellë nëna.

Kushdo që mendon të bënë tregti me Vendin, do të jetë një tradhtar kombëtar, dhe do të dënohet sipas ligjeve të luftës, assesi nuk do t`i shpëtoje asaj që e meriton.