Skuadristët e shkrimtarit Ismail Kadare

0
942

Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

Për dijeni z. Edi Rama kryeministri i Republikës së Shqipërisë, shembull dhe model i letersisë, i kulturës, i demokracisë, por edhe i drejtësisë.
Edi Rama dashamirësi i shkrimtarëve, i artsitëve, i intelektualëve liberalistë modernistë ish tëpërsekutuar.
I ka dashur përkrahur dhe ndihmuar edhe në kohën e skëterrit mizorist kur ishte adoleshent djalë i ri.

SALI LEKA

Bashkëbisedim me shkrimtarët dhe dramaturgët e persekutuar nga ingranazhet makabre të klikës mizore uzurpatore, monstruoziste.
Me familjet, shokët dhe miqtë e shkrimtarëve që nuk jetojnë.

Debat dhe bashkëbisedim me znj. Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës e Republikës së Shqipërisë

Kur isha i mbyllur në burgun e skëterrit mizorist hetuesi dhe operativi i sigurimit më thanë: “Si nuk lodhesh shkrimtari dhe poeti Sali Leka duke shkruar ditë dhe natë dhe tregimet e tua nuk i botojnë“.
Edhe unë u fola u tregova: Më ndihmojnë dy faktorë që nuk lodhem, por akoma më shumë forcohem, aftësohem dhe vitalizohem.

Faktori i parë: Unë shkruaj për të mirën e popullit, të kombit shqiptar, të Atdheut të Skënderbeut.
Faktori i dytë: Shkruaj tregime të vërteta me ngjarje ashtu siç kanë ndodhur.Asgjë nuk shpik nga mendja ime, asgjë nuk ndryshoj, as nuk shtrembëroj, as nuk trilloj, as nuk sajoj broçkulla, cirrkimicka langare as mysibecka zuzare, as nuk fallsifikoj sipas oreksit personal të askujt.
Le të jetë mbret dovlet, padishah otoman, apo sulltan osman Hasan Kajmekam, unë nuk i servilosem as nuk i pispillosem.
Për arsye se jam dhe do të jem shkrimtari vital vigan i betuar për komb vatan.
Kurse sot mbas katër dekadash theksoj: Rrëzimin e komunizmit e kam parashikuar që kur isha adoleshent djal i ri me këngë dhe poezi, por nuk kisha menduar se mbas vitit 1993 do tu ngrinte në piedestal anarshizmi kaotist i mënxyrës, i katrahurës obskurantiste monstruoziste me britma dhe ulurima antikomuniste duke i mbuluar me ombrellen e skurrikizmit dhe sharlatanizmit, mëkatarët, gënjeshtarët, fajtorët, langarët, shtrembalarët, zuzarët, fallsifikatorët, përsekutorët dhe censorët e veprave letrare, artistike shembullore eposike, të dobishme jetësore kombëtare historike.
Veprat letrare dhe dramat teatrale të 125 shkrimtarëve dhe dramaturgëve të talentuar, të kulturuar, liberalistë modernistë të admiruar të mbyllura të fshehura në shtëpinë botuese Naim Frashëri dhe në redaksitë e gazetave “Bashkimi“, “Drita“, “Zëri i Rinisë“ dhe revista “Nëntori“.
Këto gazeta antihumaniste që sundoheshin dhe komandoheshin nga survejuesit zgërdhec të sigurimit gozhduan dhe censuruan 2760 poezi dhe tregime të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka dhe të shokëve të mi fisnikë dhe besnikë guximtarë teuratikë.
Mbas vitit 1993 këto gazeta langare zuzare e ndërprenë funksionimin e tyre dhe Tirana u mbush me gazeta të vetëshpallura djathtiste dhe asnjëra nuk u shpall antimizoriste as antikomuniste e betuar e përkushtuar.
Pse? Sepse edhe sot komandohen dhe sundohen nga rezidentët dhe survejuesit e sigurimit, projektuesit e pamëshirshëm të përsekucionit të skëterrimit, antidemokratik, antihumanist, antiliberalist, antimodernist, antikulturarist, antivizionarist, antiditurist dhe antifisnikërist.

E kanë urryer dhe e urrejnë tmerrësisht kulturën diturinë, vizionin, humanist modernist, etikën eposike shembullore dhe fisnikërinë teuratike njerëzore Hyjnore.
Është mëkat makabër që strukturat dhe organet mediatike televizive i urrejnë me ligësi dhe egërsi mendimtarët, shkrimtarët, intelektualët, vizionarët, njerëzit e drejtë të sinqertë fisnikët dhe eposikët e kulturuar, kreshnikët dhe viganikët e admiruar.
Unë nuk e urrej Kadarenë se klika vandaliste Enver-Ramiz nuk e burgosi, nuk e shtypi, nuk e keqtrajtoi, ashtu siç më burgosi mua, më diskriminoi, më keqtrajtoi 30 vite rresht, në ato vite të skëterrit shkrimtari Sali leka me 85 libra të mrekullueshëm, të mahnitshëm, por më ka urryer dhe më urren Ismail Kadareja mua, poetin lirik-erotik-eposik. Më ka urryer dhe më urren mua, demokrat i betuar me kontribut të çmuar por i pavlerësuar, i pashpërblyer, por edhe i padëshpëruar nga ligësia dhe egërsia e ujkut të kuq.

Ismail Kadare ka urryer dhe urren shkrimtarët demokratë, humanist të burgosur, të pushkatuar, të poshtëruar tmerrësisht: Fadil Paçrami, Mitrush Kuteli, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Robert Vullkani, Fatbardha Spahiu, Piro Kuqi, Minush Jero, Dhora Leka, Kapllan Resuli, Bilal Xhaferri, Ibrahim Uruçi, Xhemal Broja, Petro Marko.

Akoma më keq veprojnë sot persona të caktuar të inkuadruar në skuadrën narciziste të Kadaresë, persona që nuk ishin shkrimtarë as nuk janë, por nën diktimin e Kadaresë botojnë nëpër gazeta sajime, trillime dhe shtrembërime të rëndomta sikur Kadareja na paskësh qenë antienverist I betuar dhe na paska shkruar libra kundër Enver Hoxhës dhe komunizmit, sidomos tek romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” Kadare paska shkruardirekt kundër Enver Hoxhës. Pra sipas tyre, Kadareja ishte antikomunist dhe antienverist I vendosur, i guximshëm..vetëm Kadareja e paska sulmuar fort Diktatorin Enver Hoxha. Vetëm Kadareja e paska demaskuar komunizmin kur ishte në kulmin e triumfit të revolucionit.

Me këto fjalë të gënjeshtërta, sajime të rëndomta kanë njëzet vjet që mbushin faqet e gazetave, por edhe të librave skuadristët e Kadaresë, Bashkim Shehu, Minella Aleksi, Mexhit Prençi, Agim Baçi, Luan Kurti, Rudolf Marku, Dashnor Kaloci, Kastriot Dervishi, Qemal Sakajeva, Fahri Balliu dhe Coli Loci.

Në fakt, sajimet, trillimet dhe shtrembërimet neveritëse i shkruan vetë Kadare, por emrin e tij nuk e nxjerrin në skenën publike, se janë zgërdhucët që e shkruajnë emrin si autorë të këtyre gëlbockave shtrembaluce: Rudolf Marku, Bashkim Shehu, Minella Aleksi, Mexhit Prençi, Agim Baçi, Luan Kurti, Dashnor Kaloci, Kastriot Dervishi, Qemal Sakajeva, Fahri Balliu dhe Coli Loci. Këta 11 firmatarë zuzarë të shkrimeve të Kadaresë me gënjeshtra dhe trillime skandaloze janë intrigantë të kalbur, janë edhe injorantë të mykur dhe nuk kuptojnë se nuk mund të bëhen shkrimtarë me vlerë dhe dobi kombëtare.dukefirmosur shkrimeartistike që i shkruan Ismail Kadareja me gënjeshtra dhe trillime skurrike.

Po të ishte kundër Enverit dhe komunizmit, romani i Ismail Kadaresë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” Enveri dhe Ramizi e varnin në litar Kadarenë, siç varën Trifon Xhagjikën, se shkroi librin “Për ty Atdhe, me ty o Komb, penën do ta bëj top kundër Enverit, Marksit dhe Stalinit të komunizmit gjakatar”.

Këto fjalë kundër Enverit dhe Ramizit, Trifon Xhagjika i tha dhe përpara hetuesit dhe prokurorit në sallën e gjykatës komuniste.
Nëse skuthistët dhe skuristët e zgërdhecur: Rudolf Marku, Bashkim Shehu, Minella Aleksi, Mexhit Prençi, Agim Baçi, Luan Kurti, Dashnor Kaloçi, Kastriot Dervishi, Qemal Sakajeva, Fahri Balli dhe Coli Loci dhe të tjerë do të vazhdojnë të firmosin nëpër faqet e gazetave shkrimet e Kadaresë me gënjeshtra dhe trillime unë do tu bëj demaskime të forta port ë drejta këtyre skurristëve zuzaristë monstruozistë.

Po të ishin librat e Kadaresë kundër Enverit dhe komunizmit, Enveri Kadarenë e kishte burgosur, internuar dhe persekutuar egërsisht, ashtu siç më burgosi mua dhe shokët e mi: Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Piro Kuqi, Robert Vullkani, Dhimitër Xhuvani, Hysenil Dume si dhe dy kryeshokët e mi: Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami.

Po të ishin librat e Kadaresë kundër komunizmit, Enveri dhe Ramizi nuk e ngrenin lart në Byronë politike me post dhe funskion nënkryetar I Frontit despotik të Shqipërisë, me kryetare Nexhmije Hoxhën. Kryesia e Frontit më në krye Nexhmijen dhe Kadarenë ishte dikasteri dhe struktura më antihumaniste, më kriminale, më e llahtarshme se organet dhe strukturat e tjera të enverizmit dhe ramizizmit. Masakrat tragjike të këtij Forumi djallëzor me në krye Nexhmijen dhe Kadarenë nuk janë shkruar dhe as kanë për tu shkruar nga trilluesit dhe manipuluesit e çdo të vërtete: Rudolf Marku, Bashkim Shehu, Minella Aleksi, Mexhit Prençi, Agim Baçi, Luan Kurti, Dashnor Kaloci, Kastriot Dervishi, Qemal Sakajeva, Fahri Balliu dhe Coli Loci.
Këta firmëtarë dokrrash të neveritura, të stisura deri në operversitet, sin ë kohën kur mbushte thesin e mushkës Qerosi me rrena pa frena.

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Obobo o hajmedet, ç’po na shohin sytë, ç’po na dëgjojnë veshët”. Kështu siçpo veprojnë redakistë e gazetavedhe televizioneve, edhe djemtë e Enverit Sokoli dhe Iliri do të shkruajnë: “Dëgjoni dhe besoni, o popull shqiptar, ta dini, ta mësoni se neve djemtë e Enverit ishim kundër Enverit, kundër Partisë dhe Komunizmit dhe na takon shpërblim dhe trajtim special se kemi vuajtur 40 vjet të mbyllur në Bllokun e Byrosë Politike!
Sot në Shqipëri çdo njeri që disponon fonde monetare është ilirë të hapë redaksi gazete, television, fondacion, shoqatë, por nuk duhet lejuar që të spekulojnë me lirinë dhe të financojnë botimin e librave të gënjeshtërt, me sajime dhe trillime neveritëse, siç ka bërë D. kaloçi tek libri “Kadareja I denoncuar”, mbushur me sajime të ndyra për të zbukuruar të ligat mizoriste dhe për të diskriminuar të mirat humaniste.

Dashnor Kaloçi nuk di të shkruaj as romane, as tregime, nuk është shkrimtar, as ka për tu bërë, as ka libra por firmos mufkat e Kadaresë. Kaloçi nuk është mëkatar i hipokrizuar, por është zuzar i mjeruar dhe jeton me lëvozhgat e pista të shtrembërimeve dhe gënjeshtarve. Ashtu si Kaloçi është dhe Mexhit Prençi, që e quan veten një shkrimtar i vogël që paska qenë mahnitur nga kuraja dhe guximi i Kadaresë për të demaskuar komunizmin! Neveri, kutërbim dhe erë e keqe që kundërmon dhe neverit dynjanë!
Kurse unë shkrimtari Sali Leka Mexhit Prençit i them: Mexhit Prençi, ti as ke qenë dhe as je dhe as ke për tu bërë shkrimtar, por je i mangut, i cekët, i tharë si lypsar dhe firmos krundet e Kadaresë. Dhe akoma do të të them: “Mos u bëj rezil skurrik, o Mexhit, i fantaksuri Mexhit, i tramaksuri Mexhit Prençi!”…

Enver Hoxha ishte ujk i vjetër, i tërbuar, me dy fytyra njeriu. Ismail Kadareja i ka puthur thonjtë e këmbëve 25 vjet rresht dhe as ka shkruar, as ka folur kundër Enverit dhe as kundër masakrave të tij të llahtarshme.
Kurse unë shkrimtari Sali Leka e kam obligim me e garantuar Mexhit Prençin, se mbas kësaj dite nuk do ta demaskoj, as nuk do ta rrah ashtu siç kam rrahur katër shpifësa, spekulantë dhe intrigantë të qelbur, kur isha i mbyllur në burgun e skëterrit mizorist.
Unë i ftoj të gjithë skurrikët, urithët, skuthët, trilluesit e neveritur të rreshtuar njëshkollonë në frontin e Krijimit të së ashtuquajturit “Modelit Disident Kadare”, në luftë me Enverizmin dhe Ramizizmin, të rilexojnë Don Kishotin, që të paktën të gjejnë njëfarë ngushëllimi në aventurën e tyre mjerane dhe larane, me fund zezani dhe katrani.

Sali Leka, cel: 068 38 55 304

Shkrimtari dhe poeti i tregimeve të vërteta faktike.
Shkrimtari dhe intelektuali me kontribut të çmuar por i burgosur, i diskriminuar me përsekutime të egra me vite dhe dekada, por i kam përballuar i padëshpëruar.
Spiunkit dhe survejuckit e sigurimit i kam sfiduar duke u qëndruar për karshi dinjitoz, dhe sederli i krenuar i vitalizuar.

Tiranë, Shtator 2018