KA NJERËZ QË ENDE NUK E KUPTOJNË, ILUZIONIN QË I KA SKLLAVËRUAR…

0
560
Arben Çokaj

një histori shkodrane…

Arben Çokaj

E shiti shtëpinë, për të fituar lirinë… :p

Një shkodran, katolik e anti-kominist, sa ra komunizmi më 1990 dhe e pa se Saliu nuk don me ba shtet, iku në Itali. Shiti më pas shtëpinë e tij të bukur qytetare shkodrane, që po të ishte në SHBA do e kishte vlerën sa 1/3 e shtëpisë së Obamës… 😛 Por është në Shkodër…

Tani atje në Itali, si emigrantët e tjerë, ai punon e jeton, dhe ka një apartament me qera… Nuk ka pronë, edhe atë shtëpi që ia la si pronë komunizmi, e shiti… Kështu që tani ka nga njëra anë loqet në dorë, dhe Biblën në krahun tjetër, e rrin gjithë ditën në Facebook duke sharë komunizmin, dhe duke promovuar iluzionin… Synon t’i kthejë shqiptarët të gjithë në fenë e të parëve… 😛

E nëse ai e lexon këtë mesazh, me siguri më quan mua enverist… 😛 sepse po i tregoj realitetin…

Eh komunizëm, mos ardhsh kurrë, se i more njerëzit në qafë!

Sqarim: Ideja me këtë tregim të shkurtër disi sarkastik ishte, që të tregoj rastin kur individi që humb lirinën në komunizëm, e ka megjithatë një pronë. Dhe sapo ai e fiton lirinë, ai e shet edhe pronën e tij, shtëpinë, dhe mbetet pa pronë, edhe pse në liri. Pra, nëse komunizmi t’i merrte të drejtat e të konsideronte si skllav, një pronë ta linte, për të cilën individi as taksa nuk paguante. Kurse kapitalizmi, nën iluzionin e lirisë, të lë edhe pa pronë… e prapë ti duhet të imitosh lumturinë nga kjo histeri kolektive anti-komuniste që ekziston. Pra, është e vështirë të orientohesh në jetë nganjëherë, nëse e lë opinionin publik të të dominojë me diskursin e vet ideologjik, e nuk shikon interesat e tua…


AFRIKANËT E KUPTUAN
– SHQIPTARËT ENDE JO TË GJITHË…

Ne patëm fatin e keq, që turku kaloi këtej e na pushtoi e poshtëroi…

Hynte në shtëpi të shqiptarëve, i lidhte burrat e u përdhunonte gratë ndërsy të burrave, e pastaj, nëse kishte kundërshti edhe i vriste burrat… e kështu na shtroi e na konvertoi… e disa edhe sot e respektojnë, se kujtojnë se kjo punë është hyjnore… 😛 Dhuna si veprim hyjnor!

Afrikanët e kuptuan në një moment: evropianët erdhën e na sollën Biblen, kur ne kishim ar e pasuri… Arin e pasurinë na e morën… na lanë Biblën…

Si duhet me thënë unë, për shqiptarët, që ende nuk e kanë kuptuar se turku erdhi, na pushtoi e ç’nderoi… na solli Kur’anin… Na i mori pasuritë e na përdori dhe po na i merr pasuritë, e po na përdor edhe sot… na la Kur’anin…