Nga Revista Drini – 2 Shtator 2018
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka shpalosur hapur atë që nuk e thonë Thaçi dhe Vuçiq. Kështu raportojnë mediat serbe, bile ai ka folur për televizionin shtetëror në Beograd. Këtë kërkesë të Presidentit kosovar, Hashim Thaçi, ministri serb e quan triumf të Serbisë.
“Ky është me të vërtetë një ndryshim dhe sukses historik dhe tani jemi sërish në fillim. Është një nga dëshmitë e prekshme se ne ishim në gjendje për të ndryshuar praktikisht pozicionin e betonizuar të vendeve Perëndimore për Kosovën. Kjo temë është diskutuar edhe më parë, por konsiderohej një çështje e mbyllur”.
Daçiç tha se: “Na ofrohet një mundësi historike, për të marrë diçka për kombin dhe popullin tonë në veri të Kosovës. Nuk mund ta refuzojmë mundësinë, por më lejoni të them që ky është fillimi…”.
Pra, atë që presidenti kosovar ia fsheh popullit të Kosovës, e nxori në dritë ministri serb Ivica Daçiq.