Pasojat e pushtimit otoman(turk) dhe rishfaqja e haxhiqamilizmit

0
524

Varja e Haxhi Qamilit

Nga Gjon KEKA, Arbnori2 Shtator 2018

Shkatërrimi nga pushtuesit otoman u drejtua kundër çdo gjëje që ishte e huaj për ta. Gjatë pushtimit të tyre në Gadishullin Ilirik dhe Europë ata kanë bërë mbi qindra luftëra dhe shkatërrime kundër popujve autokton e me kulturë të lashtë, sikur që ishte populli ynë iliro-arbnor. Dhe asgjë nuk i karkaterizon më mirë ata dhe periudhën e pushtimit, e pasojat e tij se sa thënia e një Dervishi se: “Kudo ku ka shkel këmba e turkut, bari është tharë“. Kjo dëshmohet edhe tek populli ynë i cili i sunduar mbi pesqind vjetë nga pushtuesi otoman(turk), pasojat që la ai ende shihen edhe sot, madje ka tendenca të neootomanizmit apo simpatisë për atë pushtim nga disa mbetje otomane ose individë të vëllazëruar me ta.

Përveç gjenocidit, dëbimit të popullit arbnor dhe imponimit të ideologjisë së saj përmes shpatës e zjarrit, pushtuesi otoman shkatërroi edhe monumentet e kulturës së lashtë, tempujt dhe mbylli shkolla, universitete (Kolegje) të asaj kohe, ndaloi gjuhën amëtare shqipe, ndaloi shpirtin krijues, me një fjalë i ndaloi popullit tonë dritën e dijes dhe të dashurisë për botën e artit të bukur, të zhvillimit apo përparimit dhe të ardhmërisë.

Poashtu ky pushtues i ndau trojet tona në 4 vilajete, një ndarje e tillë nënkuptonte në të ardhmen jo vetë ndarjen e trupit të trojeve arbnore, por edhe humbjen e gjurmëve të unitetit arbnor, të identitetit rrënjësor historik e arkeologjik. Duhet ditur se vezirët e pashallarët „shqiptarë“, që i shërbyen Perandorisë otomane, në fakt ata i shërbenin asaj dhe jo interesave prej nga ata vinin. Madje edhe masakrat dhe gjenocidi i Perandorisë otomane ndaj popullit arbnoe edhe nga vezirët, Jeniçerët e Spahitë „shqiptarë“, që i shërbenin asaj, sepse ata nuk e njihnin më atdheun e tyre as prejardhjen por ishin bërë armiq të atdheut të tyre.

Ndërsa me shembjen e kësaj perandorie u shembën edhe apetitet e saj, por jo edhe interesat, kurthet dhe peshqeshet, duke i dhënë e ndarë trojet arbnore sipas interesave e përfitimeve sa më të mëdha për hambarin e saj, që ishte zvogëluar nga shembja e turpshme. Kështu kur Shqipëria synonte Pavarësinë e Plotë të saj, kur Shqipëria donte që të përfshiheshin të gjitha pjesët e trupit të saj kombëtar, Turqia dilte kundër, sepse donte të përfitonte sa më shumë në kurriz të shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Kështu kur erdhi momenti i ikjes së saj nga Shqipëria, ajo vetëm kishte lidhë marrëveshje me vendet fqinje për t’i dhuruar pjesët atyre dhe kjo ndodhi në konferencat ndërkombëtare (sikur ajo e 1878, 1913 etj.), kur Turqia në atë kohë përkrahu interesat e fqinjëve dhe ndarjen e Shqipërisë sipas zonave të interesit të tyre gjeopolotik, strategjik, religjioz dhe diplomatik.

Prandaj, nisur nga kjo mund të thuhet se pasojat që ka lënë pushtuesi otoman janë të mëdha dhe vetëm tanimë mund të shihen më qartë pas atyre shekujve nën sundimin barbar të tyre. Sot, trojet tona janë të ndara, sot, Shqipëria e Kosova dhe shqiptarët kudo në trojet e tyre kanë mbetë më të vonshmit në zhvillimin e shtetit, kulturës, ekonomisë dhe mirëqenjes së tyre etj., sot, shqiptarët për shkak të ideologjisë që la pushtuesi turk dhe simboleve të saj, shihet me rezervë nga shtetet e zhvilluara dhe të qytetëruara europiane, sot në shtetet si në Kosovë, Shqipëri dhe në disa vende ku ka sunduar Perandoria otomane nuk sundon ligji, nuk ka demokraci të shëndoshë, nuk ka vlera e principe të shëndosha qytetare, nuk ka jetë të shëndetshme sociale, kulturore dhe ekonomike. Sot, për shkak të pasojave të pushtuesve vendi ynë mbetet fushë e apetiteve turko-sllave dhe kjo bëhet në bashkëpunim të ngushtë në mes tyre, për qëllimet e tyre politiko-ideologjike në trojet tona.

Rishfaqja e haxhiqamilëve, esatpashtoptanëve etj, tregon qartë se trojet tona janë të sulmuara nga brenda, sepse duke i futur duart e tyre pushtuesit nëpërmjet, individëve të paaftë dhe të ideologjizuar, pastaj nëpërmjet disa pushtetarëve të vëllazëruar me turq, ata duan të arrijnë rikthimin e frymës neootomane, të mbjelljes në mesin e popullit tonë të mentalitetit të tyre, të kulturës dhe politikave mohuese ndaj identitetit kombëtar arbnor europian.

Po të mos ishin disa pushtetarë të Kosovës të vëllazëruar me turq, Turqia dhe politika e saj nuk do të mund ta bënin Kosovën fushë ku veprojnë pa asnjë pengesë dhe i mbjellin simbolet e tyre pa asnjë pengesë ligjore nga shtetit dhe ku qytetarët duke pirë opiumin ideologjik turk kanë shfaqur simpati e vëllazëri me pushtuesit dhe sulmojnë e ofendojnë figurat kombëtare si Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Nënë Tereza, Idriz Seferi etj. etj.

Rishfaqja e haxhiqamilizimit dhe esatpashtoptanizmit është shenja e qartë se populli ynë gjendet i rrezikuar nga brenda, nga armiqtë e brendshëm por që punojnë me orën e armiqëve të jashtëm dhe kjo do të ketë pasoja të pariparueshme në kombin tonë, nëse populli vazhdon të bëjë gjum sikur që gjendet tani në gjumin e saj të panatyrshëm, pa asnjë reagim sipas ndërgjegjes së tyre kombëtare e popullore kundër tendencave të haxhiqamilizmit dhe esatpashtoptanizmit.

Koha është që populli vetë t’i thotë stop kulturave, ideologjive dhe tendencave të pushtuesve në trojet e tyre, sepse vetëm kështu kombi ynë i hap udhë vetes drejt njohjes më mirë të vetes së tij, zhvillimit, kulturës burimore, traditës dhe përparimit e të ardhmes së tyre në familjen europiane si pjesë e natyrshme e saj.