RECENSION

0
1001

Skënder Mulliqi, gazetar, publicist dhe analist politik

Disa fjalë për një libër me vlerë Kosova dhe shqiptarët u ndodhen në sprova të mëdha historike. Sprova historike për tu bërë të lirë u bë realitet në vitin 1999. Krejt varet nga ne a do të jetë kjo hera e fundit. Ky duhet të jetë mësim i madh nga historia jonë e bujshme dhe krenare.Për këto 18 vite jetuam që të fitojmë përvojën në shtetndertim dhe mirëqenje.Sigurisht së këto vite ishin shumë të vështira të mbushura më plotë sfida.Kemi pritur të kemi të arritura të mëdha e nuk e patëm. Nuk e patëm, se pushtetet e pas luftës tonë çlirimtare nuk punuan mirë, nuk punuan ndërshmërisht që të kalohet faza e tranzicionit. Këto dhe shumë çka tjetër lexuesi do t’i gjenë në përsiatjet, opinionet dhe analizat e publicistit dhe gazetarit të shquar, Florim Zeqa në librin “Thirrje nga Shpirti’.

Vet titulli i librit është sugjestiv dhe sfidues, është thirrje nga shpirti i autorit të librit, për një Kosovë shumë më ndryshe, sigurisht shumë më të zhvilluar dhe prosperuar. Libri është një përmbledhje e analizave dhe opinioneve të ndara në shumë kapituj, ku ngjarjet gjatë këtyre viteve të shtegtimit në liri përshkruhën në mënyre kronologjike. Libri i publicistit dhe analistit politik, Florim Zeqa, do t’i mundësojë lexuesit dhe studiuesit të njohin jo vetëm mendimin dhe vlerësimin e një autori të spikatur për ngjarjet të cilat kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, por do t’u shërbejnë mirë atyre si një kronikë e gjithë asaj që ka ndodhur.

Që në hyrje të librit publicistikë dhe analisti politik, Florim Zeqa shpreh dëshprimin karrshi klasës politike e cila nuk e ka dhënë provimin për të mirë. Shfaqja e krimit të organizuar, korrupsionit, vrasjeve politike, janë brengat më të medha të autorit, por sigurisht së janë edhe brengat dhe shqetësimet edhe të qytetarëve të Kosovës. Më pas gazetari dhe publicist Florim Zeqa, ndalet në mos shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, fusnotën famoze në përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale si deshtim i madh i besedimeve maratonike herë teknike e më shumë politike me palën serbe. Autori i librit nuk e fsheh skeptizimin në ndërtimin e shtetit të së drejtës, të shtetit funksional dhe demokratik në shumicën e shkrimeve.

Ai shpreh besimin se, pas zyrtarizmit të pavarësisë do të kishte mundësi të krijimit të shtetit ligjor dhe funksional dhe së të gjithë ata që keqpërdorën pozitën pushtetare do të ndeshen më ligjin. Në shumicën e shkrimeve autori shpreh kritika të rrepta karrshi pushteteve të cilat e prunë gjëndjen e keqe politike dhe ekonomike gadi pa rrugëdalje. Në libër shprehen hapur dilemat të cilat shoqërohen shumë natyrshëm më zhgënjimin e autorit për atë që po ndodhë në Kosovë. E gjithë publicistika e tij, nga çlirimi i vendit nga UQK-ja dhe NATO, ka për objekt, që Kosova të bëhët një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia enorme, zhvatja dhe pasurimet e paligjshme mos të kenë vend.

Por që natyrisht shkrimet publicistike jo vetem të këtij autori, por edhe të tjerëve nuk u morën kurrë seriozisht nga pushtetet, që është presedan për secilin shtet që pretendon të jetë vend i lirë dhe demokratik. Zeqa i kërkon rrënjet e së keqës të shumë faktorë në Kosovë; të nepotizmi, klientelizmi, lidhjet e pushteteve me krimin, abuzimet dhe keqpërdorimet e shumta në kurriz të shumicës. Lidhjet e disa komandatëve te luftës me krimin dhe abuzimi i tyre me pushtetin është një brengë në vazhdimësi e autorit të një libri që lexuesin do të mbajë deri në fund pezull. Zeqa ka venë në spikamë mungesen e lidershipit pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Popullit të Kosovës i erdhi zhgenjimi e thyerja e madhe shpirtërore nga denigrimi në vazhdimësi i vlerave, e që shkaktojë humbjen e të gjitha shpresave të gjenerata e re se do të bëhët mirë, duke zgjedhur rrugën e largimit masovik nga Kosova. Publicisti Zeqa shigjeton kritika të rrepta edhe karrshi faktorit ndërkombëtar sidomos kur bëhët fjalë për ndërhyrjet e shpeshta politike në punën e ekzekutivit, me ç’rast e shpreh shqetësim e tij rreth formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, si një barazim të viktimës më xhelatin. Preukopim tjetër i autorit eshte humbja e gjatë e kohës për shumë vite pas marrjes së kompetancave nga autoritetet ndërkombetare, mos zhvillimi ekonomik, stagnimi i proceseve demokratike pluraliste, autoritarizmi degradues, pastaj një shqetësim madhor i autorit të këtij libri është formimi i Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe në veri të Kosovës me kompetenca vendimarrëse, si rrezik, që në një të ardhme jo të largët do të ndodh ndarja e vendit mbi baza etnike, si synim i kahmotshëm i Serbisë hegjemoniste.

Të gjitha këto analizohen mirë në driten e fakteve, ngjarjeve, datave dhe situatave jo të mira politike, të krijuara në Kosovë nga kastat politike në pushtet. Autori hedhë dritë mbi mashtrimet elektorale që iu bënë qytetarëve, duke mos i realizuar premtimet e dhena gjatë fushatave të partive shtetndërtuese. Autori gjithnje shprehë emocionet e tij në analizat e thukta rreth temave më rëndësi shtetërore e kombëtare. Në shkrimet e pubicistit Zeqa, herë ndeshemi më optimizem e më shumë pesimizem kritik, pritshmerinë e pafund se proceset të kthehen për së mbari në Kosovë.Të gjitha trajtesat dhe shtjellimi i temave bëhet në menyrë shumë të argumentuar dhe përmbajtësore. Autori mbanë gjithashtu lartë shpresën, durimin për të mos u dorëzuar para sfidave të kohës, dhe para atyre të cilët e kanë kapur shtetin fortë për gryke, mos përkuljen ndaj dhunës e terrorit karrshi elitave që e patën gjatë gjithë pas luftës.

Është ky një shkak i autorit për dinjitet kolektiv që provohet në çaste të vështira. Demokracia ka vu në spikamë autorin në këtë vepër madhore, ka ardhur si një tundim i bredshem shoqëror, si një sfidë e kohës e cila nuk po kuptohet dhe as nuk po përceptohet drejtë nga garniturat në pushtet, shkaku i miopisë politike e tyre! Demokracia sipas autorit Zeqa, të shqiptarët erdhi, përgjthësisht si nevojë e frymarrjes së kombit pas një përiudhe të gjatë të sistemit neveritës një partiak. Këta politikanë dhe këtë skenë politike publicisti Zeqa e karakterizon si të pa moral politikë.

Libri në fjalë sigurisht se ka vlerë, madje vlera e tij mund të shihet më shumë në të ardhmen se sa sot. Florim Zeqa sigurisht së ka arritur të ngjallë debatin dhe diskutimet, por edhe t’i marre përgjegjësit e tij si idealist për të gjitha ato pikëpamje që i shtron .Sipas meje ky liber do të jetë një mësim i mirë për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, për të ardhmen e gjeneratave të reja. Libri i publicistit dhe gazetarit Zeqa ia vlen që të lexohet, së vertetë është një botim me vlerë, dhe do të jetë një dhuratë çmuar për lexuesin.