Kurbeti
Eh, u bënë tash sa vite
Që jam larg nga ti, vendlindje
Në kurbetin e mallkuar.
Helm e brengë e pambaruar.
U bë zemra plagë e madhe
Që s’e tretin flakë e zjarre.
S’e shërojnë njëqind doktorë
As ilaçet s’e shërojnë.
Na ka zënë në lak vetmia
Dhe trishtimi na jep thinja
Na merr malli fort për pragun
Tash sa vite prej së largu.
Vjen si dallgë gjithë rinia
Si në lumë nga vendlindja.
O kurbet o udhë e keqe
Po na vyshk si lule vjeshte.
Na zgjon mall për kullën, lojën
Mall për këngën dhe shkronjën
Ngatërrojnë kalendaret
Nëpër udhë ku loti thahet
Në stacionet që ka bota
Loti ynë nuk faroka
Kur do vijë ditë e uruar
Të mos jemi të mallkuar?
Të na zgjohet shpirt i gjorë
Të vëmë diellin si kurorë
Të gëzojmë rreze drite
Ku frymon-o shkronja shqipe
Ku burimi bëhet krua
Ku pret nëna e gëzuar.
Oh, kjo jetë e terratisur
Në kurbetin e braktisur
Kur di vijë ditë e shumëpritur
Të puth pragun që m’ka rritur?
Jeta jonë të marrë kuptim
Dhe çdo ditë të ketë gëzim.
GOTAT E BASHKIMIT
Erdha, Vatra Shqiptare,
te ti me gotat e bashkimit,
Mbushur me gjak nga kohë e harrimit,
Të gjithë së bashku t’i cakërrojmë sot,
Trojet Shqiptare jan një, e ndarë nuk bën dot.
Ngritini gotat e pini e pini, ju mos hezitoni,
Anembanë botës fjalën kambanë të çoni,
I kam mbushur dhe me aromë Shqipërie,
Zotëron i fortë bashkimi i kësaj vëllazërie,
Shqipëri ky dhe ka qenë dhe do të mbesë,
E bekuar nga zoti vetë që të mos vdesë,
Zëri i jehonës përhapet nga toka në qiell,
E zemra e Vatrës Shqiptare po ngrohet nga dielli,
Ngrehni gotat e pini e pini, ju sot në ne ket Vater,
Çdo dritare ju buzëqesh atje nën çardak,
Të shtrëngojmë duart e gjithë vëllazëria,
Zoti e ka thënë moti: Të rrojë nënë Shqipëria!
Ne te dy
Kur Te mbyll syte
Ate dite qe dheu Te me mbuloje
Mbaje forcen mos e lesho veten
Dhe e gjith bota le te gjemoje
Lote te lutem Jo mos vajto.
Se do leviz poshte pllakes me kenaqesi
Doren do zgjas te te ledhatoj
Si dikur.. kur pran te kisha ty…
Do me sjellesh ti zambake
emrin do therras me embelsi
Aroma e tyre te me mbulojne
Do mblidhet e jona dashuri
E ne heshtje dhimbjen do e mbaj
Lotet do te dalin varg e varg
Te lutem afrohu dal nga dal
Buzet e thara ti mi lag……
MALLI PER TY NANE KURRE NUK SHUHET
Kur mora rrugen per kurbet
Vendi ne terr sec mu kthy
lash vetem nenen e shkret
Buz t’oxhakut me lot nder sy
Asnje fjale ty nuk ta thashe
se do nisem nane per kurbet
u largova si zog i vrare
ne shpirt me ngeli mua brenge
E vazhdova rrugen e malit
rruge te gjate qe skish mbarim
Zemra po me plaste prej mallit
thosha a do te kete ndonjeher kthim
Po qe do rruga paska qen e gjate
mbush me lot e plot vuajtje
S’mbylla sy as dit as nate
Zotit vetem i kerkoja lutje
Me prit nane thoja se do vije
lotet ne sy une do ti fshij
Sikur dallget qe godasin brigjet
malli per ty shpirti po me digjet
Plakja erdhi shpejt tek ti
shoqerim bashke me vetmine
Tani gjalle nuk do te gjej
si qiri malli po me djeg.
Seç ma ngjite Drinin Bjeshkës
Seç ma ngjite Drinin bjeshkës
Seç ma bëre lumin det
Buza jote, hoj i bletës
Shpirti yt, si luleshqerrë
Seç ma bëre zemrën krua
Mbushur këngë e melodi
Hënë e plotë e mrekulluar
Më jep dritë e ëmbëlsi
Seç m’u bëre ujë për buzën
Hap më hap solle freski
Mos më hiq bre, kurrë gurën
Mos ma hiq këtë ngrohtësi
Seç ma ktheve lule gonxhe
Me aromë dashurie
Zemrës muret ia rrëzove
Mbolle farë lumturie
Albana Vokrri
Si te thoja Nene Lamtumire..
E mora rrugen nene per ne shpi me shprese se aty do te gjej por perpara meje ra nje stuhi te porta s’ishte nena te me pres gjethet e shpreses sec u than vendin tend bosh kur e gjeta porsi deti trazuar me dallge u copetua kjo zemer e shkreta mora rrugen per te varri jo nuk e ndjeja me veten time lotet po me digjnin si zjarri kur mbi pllake pash fotografine pllaken sa shum e urreja qe mbi ty kishte renduar ta hiqja e te merrja tek vetja bashke te rrinim perqafuar jo jo dot nuk munda ta pranoja qe dheu i zi mbi ty kishte rene zerin tend kerkoja ta degjoja sa e pa shpirt kjo jete paska qene isha mbeshtetur permbi pllake doja te ndjeja frymemarrjen tende por fati luante me mua prap ishte cmenduria e imagjinates time u largova si zog i vrare qiell i vrejtur ne shpirtin tim lotet te gjithen me kishin marre nene si te thoja lamtumire..
komplimente dhe pergizime Albana Vokrrit dh e uroj suksese ne rrugen e poezis
Komentet janë mbyllur.