Një pyetje për Dom Gjergj Metën, ndonëse ai nuk ka kurajën intelektuale që t’ i përgjigjet

0
765

Kastriot Myftaraj: A mund të gjejë Gjergj Meta, një hoxhë, një imam, një sheh që të bëjë një kritikë të tillë, që praktikisht është e barasvlefshme me kritikën e tij ndaj Europës

Nga Kastriot Myftaraj

Pas deklaratës së fundit të Dom Gjergj Metës se ai e refuzon Europën, nëse Europa nuk e pranon Shqipërinë me muslimanë, ashtu si është, unë kam një pyetje për të. Pikësëpari saktësoj se ia drejtoj pyetjen e mëposhtme Dom Gjergjit në cilësinë time si një njeri që i përket një familjeje e cila u konvertua dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit osman, dhe që pas përfundimit të këtij pushtimi nuk i kreu më ritet e fesë zyrtare të pushtuesit.

Këtë e them për të përjashtuar atë spekulim mashtrues që bëhet kur flitet për “muslimanë” në Shqipëri dhe si të tillë quhen pa dallim të gjithë ata që e kanë prejardhjen nga familjet e konvertuara me dhunë në fenë islame në kohën e pushtimit osman, pavarësisht nëse pasardhësit e tyre pas përfundimit të pushtimit e kanë praktikuar ose jo fenë islame. Unë nuk jam as ushtrues i Islamit, as musliman, aq më tepër që fjala “besimtar” në arbaisht, gjuhën fetare të Islamit është “musliman”.

Në arabishten religjioze është i pandarë besimtari (muslimani) nga praktikuesi, Pra, duke mos qenë besimtar dhe praktikues unë rrjedhimisht nuk jam musliman. E po ashtu edhe të tjerët si unë. Kur u bë censusi në 2011, kishte një vullnet shtetëror që të dilte si shifër zyrtare se më tepër se gjysma e popullsisë ishte muslimane, pasi kështu vendi siguronte vazhdimësinë e ndihmave financiare nga vendet islamike. Prandaj nuk do ta marrim vesh kurrë shifrën e saktë të atyre që u deklaruan muslimanë, duke qenë të tillë, pra praktikues të Islamit. Këta janë vëllezërit e Dom Gjergj Metës.

Dhe pyetja ime për të është:
Si duhet të shprehej një kolegu i tij musliman, pra një hoxhë, nëse do të përdorte të njëjtin arsyetim si të kolegut të krishterë katolik, Gjergj Meta?

Gjergj Meta e ka lexuar Kuranin, prandaj e kupton se cfarë dua të them. Ndërsa Gjergj Meta mohon Europën, Bashkimin Europian si autoritet politik, hoxha që do të fliste si Gjergj Meta, duhet të mohonte Kuranin, autoritetin më të lartë të fesë së tij.

Sepse Kurani është i vetmi libër i shenjtë ku fyhen besimtarët e feve të tjera, të krishterët, dhe hebrenjtë dhe mohohet feja e tyre si gënjeshtër. Në Suren El Maidë, Allahu, i cili flet me gojën e Muhamedit, i sulmon dhunshëm hebrejtë dhe të krishterët, kur thotë:
“Jehuditë dhe të krishterët thanë: ‘Ne jemi bijtë e Zotit dhe të dashurit e tij”. Thuaju: “E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” (Kur’an, El Maidë: 5: 18)

Po në Suren El Maidë, Muhameti shpalli si urdhër të Allahut për muslimanët:
“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është një prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”.(Kur’an, El Maidë: 5: 51)

Hebrenjtë dhe të krishterët shpallen kështu si një popull zullumqar, domethënë që është i prirur për të bërë keq.
Në të njëjtën Sure El Maidë tregohet se si në ditën e Gjyqit të Fundit Isai (Jezusi, Krishti) do të merret në pyetje nga Allahu si një kriminel fajtor për shkak se pati njerëz që besuan se ai ishte Zoti i mishëruar në njeri dhe do të pyetet nëse ai ka folur për një dogmë bazike të Krishterimit që është Trinia e Shenjtë:

“E kur Allahu të thotë:
O Isa, i biri i Merjemes, a ju ke thënë ti njerëzve: më merrni mua dhe nënën time për dy zotër përveç Allahut?
Ai (Isai) do të thotë: Nuk më takon mua të them, çfarë nuk kam të drejtë ta them. Nëse unë do ta kem thënë këtë Zoti sigurisht që e ka ditur këtë gjë. Ai e di çfarë ka në mendjen time dhe unë nuk e di se çfarë ka në mendjen e tij.” (Kur’an, El Maidë: 5:116)

Këtu, dogma bazë e Krishterimit, trinia e shenjtë, tjetërsohet duke u quajtur sikur ajo shpallte statusin e Zotit për nënën e Krishtit, dhe pastaj bëhet Krishti që ta mohojë Trininë e Shenjtë.

Në Kuran, në suren En Nisa, u shpall intoleranca ndaj të krishterëve (ithtarëve të librit) dhe feja e tyre u shpall gënjeshtër:
“O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë fenë tuaj dhe mos thoni gjë tjetër për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë… Besoni pra Allahun dhe të Dërguarin e tij dhe mos flisni për Trininë. Pushoni së foluri se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah dhe larg qoftë që ai të ketë fëmijë”. (Kur’an, En Nisa: 4: 171)

Këtu të krishterëve u kërkohet që të heqin dorë nga një gjë themelore e fesë së tyre, Trinia e Shenjtë, dhe qënia e Krishtit biri i Zotit. Në këtë sure edhe kryqëzimi i Krishtit, një gjë themelore kjo për Krishterimin quhet një gënjeshtër:
“Por ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan por atyre u përngjau”.(Kuran, En Nisa: 4: 157)
Por, do të thotë dikush, në Kuran thuhet: “Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time”. (Kur’an, El Kaaferoon: 109: 6)

Ky ajet citohet shpesh si provë e tolerancës së Kuranit dhe Islamit. Por, nëse lexohet Kurani në rend kronologjik shikohet se ky udhëzim është dhënë për muslimanët në kohën kur ata ende ishin një minorancë e dobët në Mekë. Kur numri i ithtarëve të Muhamedit u rrit dhe lëvizja e tij u fuqizua, dolën sure shumë intolerante, të dhunshme, me thirrje për gjenocid ndaj atyre që iu përkisnin feve të tjera, të krishterëve, hebrenjve, idhujtarëve, jobesimtarëve në përgjithësi, siç quheshin jomuslimanët.

Shpejt pas kësaj sureje do të shpallej urdhëri i Allahut për vrasjen e të krishterëve. Në suren e nëntëdhjetë e gjashtë sipas rendit të shpalljes, atë të emërtuar “Muhamed”, (e dyzeteshatata në Kuran) thuhet: “Prandaj, kur t’ i takoni jobesimtarët, goditini pas qafe dhe kur të keni bërë një banjë gjaku me ta, vendosni një shpërblim për lirimin e atyre që mbeten gjallë”. (Kur’an, Muhamet: 47:4)

Cilët janë këta jobesimtarët, të cilët duhen shfarosur? Meqënëse fjala “besimtar” në arabisht është “musliman”, atëherë fjala “jobesimtar” është “jomusliman”. Që do të thotë se termi “jobesimtarë” përfshin në një kuptim të gjerë të gjithë ata që nuk besojnë Allahun, pavarësisht shkakut, pra të krishterët, hebrenjtë, ateistët, jofetarët, idhujtarët. Në suren Al Tawbah thuhet: “Por kur muajt e ndaluar (tre muaj të vitit, 11, 12, 1) të kalojnë, atëhere i luftoni dhe i therrni jobesimtarët gjithandej ku ju mund t’ i gjeni ata”. (Al Tawbah, 9:5)

Në këtë sure iu kërkohet muslimanëve që t’ i luftojnë jobesimtarët pra (të krishterët, hebrenjtë, ateistët, jofetarët, idhujtarët) deri në nënshtrimin e tyre.

“Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i Dërguari i tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa të japin xhisjen në dorë e duke qenë të mposhtur.” (Kur’an, Al Tawbah, 9:29)

Në suren Et Tevbe të krishterët dhe hebrenjtë mallkohen dhe quhen idhujtarë. Muslimanëve u kërkohet që të luftojnë kundër tyre:
“Jehuditë thanë Uzayri është djalë i Zotit, të krishterët thanë Mesihu është Biri i Zotit. Kjo është një thënie prej gojës së tyre; Me këtë ata veç imitojnë çka jobesimtarët e hershëm janë mësuar të thonë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta: sa shumë ata janë të zhgënjyer larg prej së vërtetës”. (Kur’an, Al Tawbah, 9:30)

Nëse Dom Gjergji ka vërejtje për versionin e Kur’anit që kam përdorur unë, për të nxjerrë citimet, le të më tregojë ai një version, por të tillë që të përmbajë edhe versionin arabisht.

A di të na thotë Gjergj Meta se përse në janar 2009, kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi, me votat e të gjitha partive parlamentare (PD dhe LSI në atë kohë në pushtet, PS, PDIU etj.) ligjet me të cilat miratoheshin marrëveshjet e qeverisë me komunitetet fetare, vetëm ligji nr. 10056, datë 22.1.2009, “Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”, kishte një veçori interesante në nenin 2, që thotë:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është organizim i personave besimtarë myslimanë që shfaqin, shprehin dhe/ose ushtrojnë bindjet, parimet dhe praktikat fetare të përcaktuara në burimet e legjislacionit islam, shkollën juridike fetare ‘Hanefi’ dhe statutin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.”

Islami është e vetmja nga fetë të cilat kanë arritur marrëveshje me shtetin shqiptar, që ka përcaktuar se parimet, bindjet dhe praktikat e saj e kanë prejardhjen nga burimet e legjislacionit, në këtë rast islam. Por legjislacioni islam ka të bëjë me shtetformimin islam, me ndërtimin e shtetit teokratik islamik, jo me ushtrimin e fesë në kuadrin kushtetues laik. Koncepti “burimet e legjislacionit islam” do të thotë që Kurani dhe hadithet (fjalët e Muhamedit) shihen si burime të së drejtës shtetërore, përkatësisht si baza e ligjeve themeltare dhe organike të shtetit, që nga Kushtetuta, legjislacioni penal, civil etj.

Vendosja e konceptit “burimet e legjislacionit islam” në krye të hierarkisë së akteve të fesë islame në Shqipëri, ka kuptimin që për çdo praktikues të fesë islame në Shqipëri nuk kanë vlerë ligjet shtetërore, duke përfshirë Kushtetutën, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, kur ato bien ndesh me burimet e legjislacionit islam, jo e kundërta.

Dhe kur shteti njeh me ligj se burimet e legjislacionit islam përbëjnë bazën rregullat sipas të cilave do të ushtrohet feja islame në Shqipëri atëherë kjo do të thotë se është krijuar me ligj një shtet paralel islamik në të cilin Islami është fe zyrtare, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë që thotë se në vendin tonë nuk ka fe zyrtare.

Shteti shqiptar e ka toleruar këtë kërkesë për ta shpallur Islamin praktikisht fe zyrtare, për shkak se ky ishte kushti që të vazhdonin ndihmat financiare nga vendet islamike. Si të mos mjaftonte fakti që çdo 1 milion dollarë apo euro ndihmë nga këto vende, kushtëzohet me ngritjhen e një minareje në Shqipëri.

A janë vëllezër të Gjergj Metës edhe këta që shohin si burim të fesë islame në Shqipëri burimet e legjislacionit islam, pra të shtetformimit islam? A mund të gjejë Gjergj Meta, një hoxhë, një imam, një sheh që të bëjë një kritikë të tillë, që praktikisht është e barasvlefshme me kritikën e tij ndaj Europës.