Nue Oroshi
Bisedimet shqiptaro-serbe tashë po vijnë drejtë fundit. Po shihet qartë se politikanët shqiptarë në krye me Hashim Thaqin e Behgjet Pacollin kanë shkuar për të bërë vizita shetitëse dhe nuk kanë pasur asnjë koncept të përgatitur për këto bisedime përveç konceptit serbo-ruso-turk për ndarjen dhe coptimin e Kosovës, të përgatitur nga Sorrosi Junior. Vendimet do të mirren në përfundimin e këtyre bisedimeve mvarësisht reagimeve politike mbrenda dhe jashtë Kosovës që do të bëjnë shqiptarët.
Diaspora shqiptare shumë fletë por pak vepron. E shqiptarëve që kanë mbeturë në Kosovë më shumë ju bëjnë përshtypje serialet turko-arabe se sa të dilet e të protestohet për mbrojtjen e kufive shtetëror. Nuk është problem se nese kthehen të qethur nga këto bisedime Hashim Thaqi e Behgjet Pacolli, por problem është mos të qethet e shkurtohet Kosova. Si duket një pjesë e mirë e politikanëve, në Kosovë, po e konsiderojnë Kosovën si pronë private që munden me luajtur dhe të bëjnë çka të dojnë.
Të njëjtën gjë e mendonte dikur edhe Nikolla Qaushesku, Gadafi e Sadam Hyseini, bile Gadafi ishte shokë i ngushtë i Behgjet Pacollit, edhe pse ju drejtonte Pacollit se Gadafi është mikë i Serbisë ai prapë në qadrën e tij ja dergoj dyzet të reja dhe të rinjë shqiptarë për të vallëzuar. Parlamenti i Kosovës nuk duhet ta luajë rolin e shoqatës së gjuetarve apo rolin e grupimit të peshkatarve por duhet të merrë vendim me votat e të gjithë deputeteve pa dallim partie që kufijtë e Kosovës janë të paprekur. Këtu në këto bisedime është duke u zhvilluar një luftë e dy koncepteve apo dy kryqëzimeve atij perëndimorë që është për mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe atij lindorë që është për ndarjen e saj. O Hashim Thaqi banu burrë kape koferin e shko në Hagë dhe le Kosovën të qetë.
Nuk ndahet Kosova për shkak të një padie që të është përgatitur dhe për t’i shpetuar asaj padie je në gjendje të nënshkruan çdo gja në dëm të Kosovës. Edhe ti pas dhjetë vitesh qendrimi aty mundesh me u shpallë i pafajshëm. Edhe një po ta themë më mirë të bjen të shkoshë në Hagë se sa të ngrihesh zvarrë rrugeve të Prishtinës siç është ngrehur dikur Gadafi e Nikolla Qaushesku. Mos mendo se ke me i shpetu reagimit dhe uraganit të popullit shqiptarë nëse e nënshkruan aktin e tradhtisë për ndarjen e Kosovës.