U emocionova aq shumë, saqë më dolên lotë nga malli…

0
1092
Mark Sopi - shtatorja e Fishtës

MSSopi, Fishté: 27.08.2018

Dje isha në Fishtë, në vendlindjen e poetit më të madh Shqiptarë, Homerit shqiptarë; fratit at Gjergj FISHTÊS.
Isha në familjen-Fisin e bekuar që i dha popullit këtë kollos gjigant, patriot e humanist, njeri të Zotit dhe popullit. Njeriu që shkriu jetën për Shypni e kombin shqiptarë.

Kujtova hapat e tij kur u lind aty afër kryqit si fêmijë i vogël, kujtova vajtjen e tij në Seminar e teologji dhe jetën e tij sakrifikuese si meshtar i Krishtit në shërbim tê popullit pa far dallimi Katolik, Musliman e Ortodoks…

Ah sa qindra o mija kilometra bërën këmbët e tija tê zdathura por tê palodhura, zemra e tij bujare, shpirti i tij i madh e dashuria e tij nga njeriut e atdheut ishin zjarr i pashuar.

Vuajti shumë por mendja e tij e shëndoshë nuk pushoj së rreshturi duke na forcuar në fe, shpresë e dashuri. Na bëri ta duam atdheun tonë të bekuar dhe tê larë me gjak të bekuar, gjak tê pafaj, gjak që u bashkua me gjakun e Jezusit. Gjak i cili u derdh: PRO DEO ET PATRIA! PĒR ZOT E ARDHË!

Na udhëzoi, na mësoi se duhet tê duhemi ne Shqiptarët sepse: JEMI NJÊ FAMILJE, NJË GJAK, VËLLEZËR E MOTRA mes vet, dhe vetëm NJË E TÊ BASHKUAR mund tê jemi të fort e vetvetja…

Ah pena e tij nuk pushoj askurrë, me dritê kandili e qiriu punoj, por jeta dhe veprat e tij sot ndriqojnë zemrat tona, ndriqojnê më tepër se gjitha termocendralet, hidrocentrale….e mbarë botës.

Ai ishte e mbeti udhërrëfyesi ynë i përjetshêm.
Falenderojmê Zotin për dhuratên që e patëm dhe e kemi. Por a mjafton vetêm kjo?!

– U emocionova, por më pikuan lotë shkaku i lënjes në harresë shtêpinë e tij, mos renovimin e përkujdesjen e saj nga rrethi, nga pushteti, nga ne, mu dhimbên edhe ato mure qê ka prekë dora e tij e Shenjtê e shuguruar, oborri i mbushur bari té pakositur e gurët kah kaloi kêmbê e tij e shenjtë.

E çka të them, pos: Vërtet o at Gjergj lutu e na falë siç ke dijtê të falësh gjithë jetên, po kur edhe eshtart ti hudhën nê lumë, ti tretën… U munduan të të tretin, të zhdukin. Por a mund të fshihet drita në egërsirê?! Normal se askurrë.

JE I PËRJETSHËM!
Edhe pse Ai sot ka vetëm stêrnipërit në jetê, por të tretur jashtê nënëlokës Shqipëri, njê familiare (nênê loke) na bekoi me fjalë: “Ooo burr, Zoti Ju ruajt e tê falenderoj që nuk po e harron at Gjergjin tonë. Paqi bekimin e Zotit!”

Mu duk sikur më bekoi mua e atdheun po edhe qeveritarêt tanë (që nuk po e di a janê tê ngjajshmit e kohës së Fratit të Shenjtê).
Unê: Na falê o at Gjergj Fishta, dhe vazhdo tê lutësh për BASHKIMIN KOMBÊTAR DHE ATDHEUN TONÊ sepse përndryshe mbaruam.

At Gjergj Fishta “Lahuta e Malcis”:

Nihmo Zot, si m’ke nihmue!
Pesqind vjet kishin kalue,
Se të bukrën ket Shqypni
Turku e mbante në robni,
Krejt tue la të mjerën në gjak,
Frymën tue ia zanun njak,
E as tue lan, jo, dritë me pa:
Kurrë të keqen, pa i a da:
Rrihe e mos e len me kja:
Me i u dhimtë, po, minit n’mur
Me i u dhimtë, po, gjarpnit nën gurë
“.