Bisedimët në mes të Kosovës dhe Serbisë tashë e kanë arritur kulmin e përfundimit. Fatkeqësisht në këto bisedime nuk patëm përfaqësim politik sepse delegacioni i Kosovës ishte vetëm fizikishtë aty sa për të plotsuar projektet serbo-ruso-turke për ndarjën e Kosovës. Duke parë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë me e renduar dhe themelët e shtetit te Kosovës janë duke u lekundur deri në shkatrrim Shoqata “Trojet e Arbrit“ lëshon këtë reagim për opinionin politikë dhe atë shqiptarë në përgjithësi:
1. Të mblidhet urgjent Parlamenti i Kosovës me një pikë të përbashkët shkarkimi i Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaqi për tradhëti kombtare dhe shteterore.
2. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ta bëj urgjentishtë shkarkimin e zëvëndësit të parë të tij Behgjet Pacollit, për shkak të tradhëtisë shtetërore, i cili është duke punuar haptas për coptimin e Kosovës.
3. Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës urgjentisht ta bëjn burgosjen e bashkpuntorit të Stanishiqit Baton Haxhiu, i cili në menyrë të hapët po bën thirrje publike për coptimin dhe ndarjen e Kosovës dhe dhenjen e saj Serbisë gjithashtu, me një vendim të veçantë duhet të bëhet mbyllja e të gjitha mediuemeve Publike që udhëheqë bashkpuntori i Stanishiqit Baton Haxhiu.
4. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që urgjentisht ta ndalë veprimtarinë e Sorrosit në Kosovë dhe të Agjensisë turke Tika.
5. Ftojmë popullinë shqiptarë kudo që është të jetë vigjilent këto ditë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë më e rendë se sa që është tash në Kosovë. Gjithashtu ju bëjmē me dije se së shpejti do ta themelohet një Levizje e madhe politike pro Amerikane, dhe do te vihetë në levizje forca shqiptare, për ndalimin e përpjekjeve të politikaneve tradhtarë që haptas po punojnë që Kosova ti rikthehët Serbisë.
Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit“,
Nue Oroshi, Kryetar