SHTYLLAT E INTERNETIT BURIM SHËMTIMI E RREZIKU PËR JETËN…

0
670

Shtylla në rrugë, në Grudë e re, Shkodër

Arben Çokaj

PËR DIJENI KRYEMINISTRIT, SHTYLLAT NË TUÇ !

Mesazhi im për kryeministrin në faqen e tij në FB:
Z. KM Edi Rama, në vëmendjen Tuaj! Po vendosen përditë shtylla bregu rrugëve e më tej, që po e shëmtojnë rrugën, ambientin dhe anën estetike të territorit tonë, dhe bëhen edhe burim reziku për aksidente trafiku. Bravo për heqjen e tabelave, po me këto shtylla si do të veproni? Mirë do të ishte të ketë një reagim të shpejtë, që të parandalohet ky proces i shëmtuar e harbut, se më vonë mund të jetë më e vështirë dhe me kosto më të lartë për t’i hequr dhe për shoqërinë, gjithashtu! Shpresoj të mund ta shikoni këtë reagim timin, si shqetyësim qytetar në Platformën për bashkëqeverisje, që besoj se e ndajnë shumë njerëz!

Në lidhje me këtë situatë kaotike, anti-ligjore dhe të shëmtuar për qytetet e territorin në përgjithësi, pasi shtyllat janë ndërtim pa leje dhe shëmtojnë e rrezikojnë jetën tonë të përbashkët, janë vënë në dijeni, përveç Kryeministrit Rama edhe:

1. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)
2. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)
3. Prefekti i Shkodrës, z. Çesk Millja
4. Kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi
5. Kryetarii Bashkisë Malësi e Madhe, z. Tonin Marinaj, etj.

Tani le të presim edhe reagimin e ndërhyrjen e tyre, për të parë, a funksionon ky shtet e institucionet e tij, apo edhe disa operatorë jo-domethënës i korruptojnëe u mbyllin gojën, u blejnë heshtjen?!

Shkrimi më poshtë:
Bregu rrugës nacionale, Shkodër – Hani i Hotit, e rrugë të tjera nacionale e rurale, si në mall pa zot (si në Amerikë), po ngulen shtyllat e shpërndarjes së internetit… A ka qeveri këtu more? Shtyllat përbëjnë rrezik për aksidentet në rrugë, e njerëzit mund ta paguajnë me jetë, përveç se janë të shëmtuara dhe të papranueshme estetikisht.

Shtylla në rrugë, në Grudë e re, Shkodër

KM Edi Rama i hoqi me një vendim të gjitha tabelat e rrugëve, si shkak i hutimit e me precedent aksidentesh. Po këto shtylla të shëmtuara, që po e shëmtojnë territorin tonë, e janë të rrezikshme edhe për jetën e qytetarëve, a thua do të marrë një vendim për me i heqë?!

Shtylla në rrugë, në Polvar, afër Kolikut

Përderisa këto shtylla janë në kundërshti të hapur ligjore, dhe vendosen në breg të rrugës, pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, ku secila firmë e papërgjegjshme e harbute interneti vendos shëmtimin e vet, a do të lejohen këto firma ta dhiejnë shtetin e ambientin tonë kështu?!

Shtylla në rrugë, në rrugën nacionale Shkodër – Hani i Hotit, në Omaraj

Ose kemi të bëjmë me korrupsion këtu, ose kemi një tendencë poshtëruese e fyese për shtetin tonë dhe jetën tonë të përbashkët në këtë territor, nga disa firma harbute interneti, të cilat po lënë leshtë, duke konkurruar me njëra-tjetrën, në këtë lukuni e çmenduri!

Shtylla në rrugë, në Bahçallëk, Shkodër

SHTETI DUHET TË VEPROJË, BASHKITË GJITHASHTU! STOP SHËMTIMIT DHE RREZIKUT QË SJELLË ANARKIA ME KËTO SHTYLLA!

Shtylla në rrugë, në Bahçallëk, Shkodër