1. RABINDRANATH TAGORE
1861 -1941
Rabindranath Tagore, i quajtur nganjëherë edhe me titullin e GURUDEV, është emir në anglisht i Rabindranath Thákhur ( A: [ɾobin̪d̪ɾonat̪ ʰ ʈ ʰ akuɾ]) (Kolkata, 6 maj 1861 – Santiniketan, 7 gusht 1941), ishte një , dramaturg poet, shkrimtar dhe filozof Indian.
KËPUTE KËTË LULE TË VOGËL
Këpute këtë lule të vogël
Merre ti. Më mos prit !
Mos vyshket e bie në pluhur.
Trembem për të, kam frikë
S’e di nëse do të mund të gjej
Vend në kurorën tënde me lule,
por ta nderoj me ledhatimin
e dorës tënde – dhe ta këpus.
Druaj mos mbaron dita
para zgjimit tim
dhe kalon ora e ofertës.
Edhe nëse ngjyra është e zbehtë
Ddhe i mekur është parfum i saj
përkujdesu për atë lule
ende ka kohë – këpute pastaj.
2. NAZIM HIKMET
Nazim Hikmet Ran, shpesh në italisht shkruhet Nazim Hikmet (IPA: [nɑ’zɯm hik’met]) (Selanik, 20 nëntor 1901 [1] – Moskë, 3 qershor 1963) ishte një poet, dramaturg dhe shkrimtar i natyralizuar turkish polish. 1. Konsiderohet si “komunist romantik”, gjithashtu edhe si “revolucionar romantik”.
2. konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm turq të epokës moderne.
GJATË GJITHË UDHËTIMIT
Gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia nuk u nda nga unë
nuk them se ishte si hija ime
më rrinte pranë edhe në errësirë
nuk them se ishte si duart dhe këmbët e mia
kur fle humbin duart dhe këmbët
unë s’e humbja nostalgjinë as gjatë gjumit
gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia s’u nda prej meje
nuk them se ishte uri ose etje a dëshirë
në freski zagushi ose acar
ishte diçka që s’mund t’arrihej me ngopje
me gëzim a trishtim nuk ishte e lidhur
në qytete në retë në këngët në kujtimet
ishte brenda meje dhe jashtë meje ish.
gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia s’u nda prej meje
dhe nga udhëtimi s’më mbeti asgjë veç kësaj nostalgjie.
3. PABLO NERUDA
(1904 – 1973)
Pablo Neruda, pseudonimo di Ricardo Eliecer Neftalí Reyes Basoalto (1904 – 1973), poeta cileno.
1. MË PËLQEN KUR TI HESHT
Më pëlqen kur ti je e qetë, sepse më duketse sikur s’je,
dhe më dëgjoni nga larg dhe zëri im nuk të prekë.
Duket sikur janë mekur sytë e tu
edhe se një puthje gojën ta ka mbyllur .
Ndërsa çdo gjë është plot me shpirtin tim
ti ngrihesh nga gjërat, plot me shpirtin tim.
Flutur ëndrre, ngjan me shpirtin tim,
dhe ngjan me fjalën melankoli.
Më pëlqen kur hesht dhe je si e largët.
Dukesh sikur ankohesh,flutur që gugat.
Dhe më dëgjon nga larg po zëri im s’të mbrrin:
Lemë që unë të hesht me heshtjen tënde.
Lemë të të flas dhe me heshtjen tënde
të qartë si një llambë, e thjeshtë si një unazë.
Je si nata, e qetë dhe e yjezuar.
Heshtja jote është prej ylli, kaq e largët dhe e thjeshtë.
Më pëlqen kur ti hesht, sepse je si mungesë.
E largët dhe e dhimbshme, si të ishe e vdekur.
Pastaj mjafton vetëm një fjalë, një buzëqeshje.
Dhe unë jam i lumtur, i lumtur që s’është e vërtetë.
2. KËTU TË DUA UNË
Këtu në të dua.
Midis pishave të zeza shpështjellohet era.
Shkëlqen hëna fosforeshente mbi ujërat bredharake.
Kalojnë ditë të njejta, duke ndjekur njera njëra-tjetriën.
Përhapet mjegulla me figura vallëzuese.
Një çafkë e argjendtë shkëputet nga perëndimi.
Ndonjëherë një velë. E lartë, të larta yjet .
O kryqi i zi i nje anijeje.
Vetëm.
Ndonjëherë ngrihem në mëngjes e gjer edhe shpirti im është i lagësht.
Kumbon, uturin deti i largët.
Kjo është një molo.
Këtu unë të dua.
Këtu të dua dhe më kot horizonti të fsheh.
Po të dashuroj edhe midis këtyre sendeve të ftohta.
Ndonjëherë, puthjet e mia shkojnë tek ato anije të rënda
që vrapojnë mbi det diku, ku s’do t’arrijnë kurrë.
Tani e shoh veten të harruar si këto spiranca të vjetra.
Janë më të trishta kalatat kur ankorohen mbrëmjeve.
Lodhet më kot jeta ime e uritur.
Dua atë që s’e kam. Ti je kaq larg.
Mërzia ime lufton me muzgje të plogët.
Por pastaj vjen nata dhe nis të më këndojë.
Hëna projekton filmin e saj prej ëndrre.
Më shohin me sytë e tu yjet më të mëdhenj.
Dhe pse të dua, pishat në erë
duan të këndojnë emrin tënd me gjethet e tyre metalike.
4. KAHLLIL GIBRAN
1883 – 1931
(arabisht: جبران خليل جبران
Jubran Khalil Jubran)
Khalil Gibran (arabisht: جبران خليل جبران Jubran Khalil Jubran) (Bsharri, 6 dhjetor 1883 – New York, 10 prill 1931) ishte një poet, piktori dhe filozof Libanez.
KALORËSIT E VALËVE …
Bij të nënes sime të moçme, kalorës të dallgëve,
sa herë keni lundruar në ëndrrat e mia. Dhe tani ankoroheni
në zgjimin tim që është ëndrra ime më e thellë.
Jam gati të nisem, dhe me vela të shpalosura dëshira ime pret erën.
Edhe një herë do të thith këtë ajrër të qetë,
e akoma dhe një herë do të kthehej pas shikimin tim të dashurisë.
Dhe atëherë do të jem mes jush lundrues midis lundruesve.
Dhe ti, det i paanë, ati im dhe i pagjumë,
Vetëm paqe dhe liri për përroin dhe lumin,
Në këtë rrafshinë vetëm rrjedha do të përvijojë një kthesë tjetër,
do të ketë vetëm një tjetër mërmërimë.
Dhe atëherë unë do të vij tek ti, pikë pa kufi e oqeanit pa fund.
5. EMILY BRONTË
Jane Emily Brontë, e njohur edhe me pseudonimin Ellis Bell (Thornton, 30 korrik 1818 – Haworth, 19 dhjetor 1848) ishte një shkrimtare dhe poete angleze, e njohur për romanin e saj të vetëm Wuthering Heights, të njohur unanimisht si një nga klasikët e letërsisë angleze të shekullit nëntëmbëdhjetë.
Emily ishte vajza e dytë midis tre motrave Bronte.
UNË DO TË VI KUR TI TË JESH I TRISHTUAR
Unë do të vi kur ti të jesh e trishtë
e vetme në dhomë të errët atje
zbehje e çdo marrëzie të ditës
mërguar buzëqeshja e gëzimit
në errësirat e ftohta të mbrëmjevé.
Do të vij kur ndjenjat e zemrës
Të lindin të lira dhe të fuqishme
dhe ndikimi im duke u çliruar mbi ty
duke e bërë më të thellë dhimbjen
duke ndalë gëzimin shpirtin tend sjell aty.
Dëgjoje këtë erdhi ora
moment solemn për ty
s’e ndjen vallë në shpirt
të rrjedhin ndjesi të reja
lajmëtare të një fuqie të rreptë
lajmëtare për mua vetë.
6. ALDA MERINI
1931-2009
Alda Merini (Milano, 21 mars 1931 – Milano, 1 nëntor 2009) ishte një poete, shkrimtare dhe aforiste italiane.
E KALUARA IME
Shpesh përsëris nën zë
se duhet jetuar vetëm me kujtime
kur më kanë mbetur edhe fare pak ditë.
Ajo që ka kaluara
duket si të mos ketë qenë kurrë më parë.
E shkuara është lak
që shtrëngon fytin e mendjes sime
dhe unë nxjerr energji që të përballojë të tashmen time
e shkuara është vetëm tym I atij
që s’ka jetuar.
Ajo që sapo pashë
nuk vlenë më për asgjë.
E shkuara edhe e ardhmja
s’janë realitete, veç iluzione kalimtare.
Dua të çlirohem nga koha
Dhe ta jetoj të tashmen edhe pse s’ekziston kohë tjetër
veç çastit të mrekullueshëm.
7. OSCAR WILDE
Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde (Dublin, 16 tetor 1854 –Paris, 30 nëntor 1900) ka qenë poet, aforist shkrimtar, drammaturg, gazetar, kritik irlandesz.
1. PËR GRUAN TIME
Unë arrij të shkruaj jo parathënie zotërie
Si një prelud për laikët e mi;
Do të guxoja të thosha.
Nga një poet për një poezi,
Në fakt, nëse nga këto petale të rëna
Njëra, juve ju duket e drejtë,
Dashurinë e trazon,
Derisa mbi flokët e tu të mos vendoset krejt.
Dhe kur era dhe dimri të ashpërsohen
Gjithë vendit, pa dashuri,
Mërmërit për kopshtin,
Do ta kuptosh dhe ti.
2. MJERISHT!
Për domethënie me çdo pasion deri shpirtin tim
Është një hark lahute në të cilën erërat mund të luajnë,
Pikërisht për këtë e largova tej
Dituria time e lashtë dhe kontrolli i rreptë?
Më duket se jeta ime është një libër i shkruar dy herë
Shkalafitur në disa vakanca djalërie
Me këngë të çmendura me tuba dhe virelay,
Çfarë sekreti, por të rrënosh gjithçka.
Sigurisht, ka qenë një kohë që unë do të mund mundja të ecja
Lartësitë plot e përndritura nga dielli dhe nga grindjet në jetë
Me të goditur një tel për t’arritur në veshët e Zotit:
Nga që ka vdekur koha ? ja! me një shufër të vogël
Unë e bëra, por të prekësh mjaltin e romantiçismit –
Dhe mua më duhet të humbas trashëgiminë e një shpirti ?
3. Me një kopje të një Shtëpie Shegë
“Shko, ti, libër i vogël,
Tek ai me një lahutë me brirë perle,
Gjak i këmbëve të bardha të vajzës së artë:
Dhe thuaji të shohë në faqet e tua:
Kjo mund të ndodh që të zbuloni,
Ç’vajza të arta vallëzojnë me ty.
Përktheu: Faslli Haliti