Telegram ngushllimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” me rastin e vdekjes së Mehmet Gjoshaj

0
482
Mehmet Gjoshaj

Telegram ngushllimi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e vdekjes së historianit Mehmet Gjoshaj;

E nderuara Familje Gjoshaj;
Të nderuar intelektuale dhe intelektual shqiptarë kudo që jeni;
Sot morëm një lajmë të papritur i cili na shtangi dhe shokoj të gjithë ne intelektualëve që e njohëm dhe punuam kohë të gjatë me historianin, atdhetarin dhe studiuesin Mehmet Gjoshaj. Mehmet Gjoshaj që nga themelimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit “e deri me sot nuk është ndalur asnjëherë duke na përkrahur qoftë në aspektin e përgatitjes së studimeve shumë të vlefshme qoftë në aspektin organizativ por edhe në aspektin këshilldhënës. Mehmet Gjoshaj i takon plejadës së atyre historianeve i cili u angazhue që me forcën e argumentit shkencorë ta shkruaj historinë.

Ishte një intelektualë shumë i thjeshtë i cili edhe pse kishte botuar dhjetra punime shkencore dhe disa libra mjaftë me vlerë për historinë tonë shqiptare ai asnjëherë nuk krenohej me punën e tij por punonte pa ndërprerë. Edhe në Javën e “Trojeve të Arbrit” që mbajtëm para disa ditësh historiani Mehmet Gjoshaj shkëlqeu me punimet e tij të pergaditura me një kompetencë të lartë shkencore.

E nderuara Familje Gjoshaj,
Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”ju shprehim ngushllime nga thellsia e shpirtit për humbjen e babait,bashkëshortit, vëllait tuaj Mehmet Gjoshaj. Ju humbët antarin tuaj të familjes ndërsa Shoqata “Trojet e Arbrit” humbi njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë. I jemi falendërues për jetë të jetës për punën shkencore dhe atdhetare që bëri historiani Mehmet Gjoshaj.

Ai me forcën e argumentit shkencor zbardhi shumë ngjarje historike e sidomos ishte një studiues i pashoq i ngjarjeve dhe temave të rralla historike i cili i studionte dhe i bente një analizë të thellë historike. Historianin dhe atdhetarin Mehmet Gjoshajn do ta kujtojmë për jetë të jeteve për punën e tij me përkushtim të pashoq që bëri gjatë tërë jetës së tij. Shpirti i tij pushoftë në paqë! I qoftë i lehtë dhe i Shqiperisë Etnike.

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “ju ngushllojmë:
Mr.sc.Nue Oroshi, Kryetar
Dr.Sc.Besim Morina, Nënkryetar