Gjon KEKA *)
Fara e heroizmit tek iliro-arbnorët ka dhënë fryte në epoka të ndryshme përgjatë historisë, këto fryte janë treguesit më të mirë të udhëpërshkrimit të shpirtit heroik dhe liridashës. Është e mrekullueshme se si sikur nga një orakull iliro-arbnor dolën si ornamente heronjtë më të famshëm të kombit tonë. Pandaj edhe kjo kronik e vitit 1788 (M.G.K. Bd,4,L,1788) është dokumentues më i mirë i asaj që nënvizova më lartë duke radhitur heronjtë tanë na rangje të para për heroizmin ;urtësin e tyre si dhe vizionin :
“Nëse marrim në veçanti provincat ilire, atëherë edhe historia romake na shfaq vetë Pirron Mbretin e Epirit, apo më pasë edhe një Skënderbe të ri ose i njohur si një Gjergj Kastriot Ilir në madhështinë e plotë të një heroi të rangut të parë.”
Por, duhet ditur se ne nuk mund të krenohemi formalisht nëse si popull nuk i kthehemi rrënjëve tona historike të paraardhësve tanë dhe udhës që trasuan këta etër të kombit me djers e gjak. Është jo realiste, është kreanri e rrejshme të thirresh në Mbretin Pirro, apo Mbretin Gjergj Kastrioti e të mos i kthehesh udhës së tyre të drejtë e të vërtetë kombëtare për të cilën ata jetuan dhe vepruan. Është poashtu hipokrizi të thuash e dua dhe është hero i im Gjergj Kastrioti e në anën tjetër të mbash vëllazëri me turq apo të mbash zakone dhe ideologjinë që pushtuesi otoman ia imponoi popullit tonë gjatë kohës së pushtimit pesqindvjeçar në trojet arbnore.
Dashuria ndaj heronjëve, ndaj lashtësisë ndaj kombit nuk matet me fjalë ,por me vepra që dëshmojn se ti ec në udhën e Pirros dhe të Gjergj Kastriotit, e jo në udhën e paidentitet dhe të imponuar nga pushtuesit.Atdhedashuri do të thotë të ecësh sipas vizionit të etërve, të mbrosh të drejtën e ligjshme të identitetit tënd kur ai sulmohet, të japësh shembullin e mirë të një arbnori europian dhe të ujitësh rrënjët e identitetit tënd kombëtar, pra pemën tënde të cilës i përket historikisht.
*Studiues dhe Autor i katër veprave për Gjergj Kastrioti Skënderben