Studiuesi gjerman Prof. Georg STADTMÜLLER (1909 – 1985) rreth islamizimit të shqiptarve

0
564

EuroEmigrant24/08/2018

Në studimin e tij “Islamizimi tek shqiptarët” – „Die Islamisierung bei den Albanern“ studiuesi gjerman Prof. Georg STADTMÜLLER (1909 – 1985) në kapitulin “Arsyet dhe format e paraqitjes së islamizimit” nder të tjera shkruen:

Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike – para së gjithash në Bosnjë dhe Shqipëri – nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së drejtës fetare (Fikh) i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë Osmane, përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike. Kalimi në islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin privilegje të ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane – të ashtuquajturit „Rajah“ – ishte gati pa të drejta dhe ishin të detyruar të paguanin tatim (đizja) të lartë për frymë të popullsisë. Këto përfitime ekonomike dhe privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të „turqizohen“ me pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas pushtimeve turke. Në fillim ishin individë, të cilët „turqizoheshin“, pastaj vinin fshatrat dhe më në fund gjithë krahinat dhe rajonet fisnore…

Që nga okupimi i Shqipërisë nga Turqia ishte pjesëmarrës një renegat shqiptarë me influencë: Veziri i Madh Gedik Ahmed Pasha (mbytet më 1482) Por që në shek. e XVI një numër i madh i shqiptarëve të „turqizuar“ luanin një rol prirës në ushtri dhe administratën e Perandorisë Osmane. Prej shumë nacioneve, prej të cilave përbëhej shtresa e lartë e renegatës në Konstantinopojë, shqiptarët qëndronin në vendin e parë, pas tyre për nga numri dhe rëndësia vinin boshnjakët. Në fund të shek. të XVI në Konstantinopojë kishte një numër të madh të shqiptarëve renegatë në poste të larta. Shumica e vezirëve atëherë kishin qenë me prejardhje shqiptare. Këta renegatë me pushtetin e tyre bëhen udhëhapës të islamizmit. Kështu në fillim u turqizuan vetëm të krishterët ambiciozë ose edhe familje të tëra që donin të bënin emër, ose të paktën t‘i shpëtonin ngarkesave tatimore, e para së gjithash tatimit për frymë të popullsisë dhe „haraçit në gjak“.