NOBELISTI I 1901
SULLY PRUDHOMME
1839 – 1907
René Francois Armand Prudhomme i mbiquajtur Sully Prudhomme (Paris, 16 mars 1839 – Châtenay-Malabry, 6 shtator 1907) ishte një poet francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901.
MOTIVACIONI:
«Në njohjen e përbërjes së tij poetike, e cila jep prova të një idealizmi të lartë, përsosmëri artistike dhe një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit».
1. VAZO E THYER
Në vazo vdes shporiza
të cilën me erashkë
një zonjëz e preku
dhe e krisi pak
E lehtë e padukshme
krisja në kristal
lëviz ajo çdo ditë
qarkullon ngadalë
Pikë, pikë çdo ditë
i freskët uji rrjedh,
askush nuk e dalloi
U thye – mos e prek.
Dikush që dashuron,
e fshik zemrën e shkretë
në heshtje e plagos
si erashka vazon prek
S’i duket vazos fshikja,
plag’ e saj e thellë,
mos e prekni pra
të krisurën e mjerë.
*6. Lule e njohur ende për vetitë e saj magjike e afrodisiache. Rrënja e saj etimologjikisht rrjedh nga folja verbero-colpire: që do të thotë vras.
NOBELISTI II 1903
Bjørnstjerne Martinus Bjørnson
1832 – 1910
Bjørnstjerne Martinus Bjørnson (Kvikne, 8 djetor 1832 – Paris, 26 prill 1910) ka qenë një poet, dramaturg dhe shkrimtar norvegjez. Në rrafshin artistik kontribuoi, bashkë me Henrik Ibsen, në lindjen e drammaturgjisë moderne norvegjeze e skandinave. Madhështia e tij u vulos me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1903.
MOTIVACIONI:
«Një haraç për poetikën e tij fisnike, madhështore e të gjithanshme, me të cilën ai është krejt i ndryshëm për qartësinë e frymëzimit të tij dhe pastërtinë e rrallë të shpirtit të tij».
VELA TË MËDHA NË DETIN E VERIUT*
Vela të mëdha në Detin e Veriut,
lart mbi malin Skandsem atë mëngjes
Erling Skjalgsson sytë nga Dielli drejton
duke vështruar detin drejt Danimarkës;
«Nuk po vjen Olav Trygvason?»
Pesëdhjetë e gjashtë Drakkar
djegur nga dielli
presin të nisen drejt Danimarkës
me vela të ulura poshtë.
Akoma një murmurimë:
“Ku është drakari më i gjatë?
Nuk po vjen Olav Trygvason? “.
Por, kur lind dielli
dhe ngrihet mbi det
mërmërima bëhet stuhi:
“Ku është drakari më i gjatë?
Nuk po vjen Olav Trygvason? “.
Ngadalë nga dalë, në këtë çast
të gjithë të habitur ndiejnë
nga fundi i detit
një gurgullimë, një mërmërimë:
“Drakari më i gjatë u mposhtë!
Ra Olav Trygvason “.
Që nga ajo ditë, për shekuj e shekuj
anijet norvegjeze janë të shoqëruara
në netët mbuluar me dritë hëne nga vajtimi;
«Anija më e gjatë u shpartallua!
Ra Olav Trygvason”.
*Olav Tryggvason (960-1000 ) ishte mbreti i Norvegjisë 995 -1000 dhe pati një rol kyç në konvertimin e vikingëve në të krishterë. Bjornson shkroi këtë tekst, i frymëzuar nga “Saga e Olav Tryggvason” (pjesë e “Heimskringlas”) kompozuar në fund të shekullit të dymbëdhjetë nga poeti Islandez Snorre Sturlason, (1178 – 1241). Teksti përshkruan pas betejën e Svolderit (në vitin 1000), kur mbreti u mund dhe u vra në betejën e madhe detare të Svolder në Baltikut mbi Drakkaren e tij «Ormen Lange» «Gjarpër i gjatë», sipas sagës, më shumë se 50 metra. Në breg, norvegjezët pyesin njëri-tjetrit në mënyrë të përsëritur «Pse nuk kthehet Olav Trygvason?»
NOBELISTI III 1904
ETIENNE FREDERIC MISTRAL
1830 – 1914
Etienne Frederic Mistral (Maillane, 8 shtator 1830 – Maillane, 25 mars 1914) ishte nje shkrimtar dhe poet i gjuhës franceze Occitane, iu dha në vitin 1904 Çmimin Nobel për Letërsi.
MOTIVACIONI:
«Si njohje e origjinalitetit të qartë dhe të frymëzimit të vërtetë të krijimtarisë së tij poetike, që reflekton shkëlqyeshëm peizazhet natyrore dhe frymën amtare të popullit të tij, gjithashtu dhe, punës së tij të rëndësishme si filolog provansal».
PROVIDENCA
Shiko lulet e gatticeve. Janë flokë bore
me push të qartë. Dhe mjafton vetëm
që një erë mjaft e lehtë t’i prekë
që të shkrira përhumben mbi tokë.
Por pambuku i shpërndarë
kudo nga zogjtë,
mblidhet menjëherë.
Shih: ka një fole
nën atë ind:
një fole trishtili e kadifejtë,
e butë, e bardhë. Së pari bënë indin
dhe pastaj i veshën të vegjlit
me pelush… O dorë e bekuar,
që për çdo harabel
thur një fole…
Endej plaku atëherë ngadalë
gjatë përrenjve me murgeshën,
dhe duke arsyetuar gjatë për Perëndinë.
«Ç’harmoni ka në veprën hyjnore!»
«Ç’largpamësi dhe ç’mrekulli»
Thoshte ai me admirim të thellë:
«Ç’providencë dhe ç’admirim!»
«Shiko ato mushkonja që enden në grup,
nëpër ajrin e qetë. Lindën pak më parë
brenda një rrezeje dielli dhe sonte mbase,
s’do të kthehen më fare.
Pra për një ekzistencë kaq kalimtare,
Providence dhuroju atyre gjithë të mirat!.
Në galeta e gjejnë ato ushqimin
që më shumë atyre u pëlqenë; jetojnë në diell;
kanë krahëzit për të vazhduar më pas,
mbi male dhe mbi pllaja bartin të vegjlit;
në sytë e vegjël të tyre gjithë krijimi
pasqyrohet si një det i pafundmë.»
NOBELISTI IV 1906
Giosue Carducci
1835 – 1907
Giosue Alexandër Joseph Carducci (Valdicastello di Pietrasanta, 27 korrik, 1835 – Bolojë, 16 shkurt 1907) ishte një poet dhe shkrimtar italian. Ky ishte italian i parë që fitoi Çmimin Nobel në letërsi në vitin 1906.
MOTIVACIONI:
«Jo vetëm në njohjen dhe mësimet e tij të thella e hulumtim kritik, por mbi të gjitha një haraç i energjisë krijuese, pastërtinë e stilit dhe të forces lirike, që karakterizojnë kryeveprën e tij poetike».
VAJTIM ANTIK
Pema që i zgjasje
Dorën fëminore,
Shega gjelbërore
Plot me lule flakë,
Në kopështin e shkretë
Bleron gjithçka tani,
Qershori e ringjall
Me drit’ e ngrohtësi.
Ti lule pemës sime
E tharë, e fshikulluar
Pa dobi tani në jetë,
Je lule e vetmuar,
Je në dhé të ftohtë,
Je në dhé të të zi;
As dielli s’të gëzon
As un’s’të zgjoj dot ty.
NOBELISTI V 1907
RUDYARD KIPLING
1865 – 1936
Rudyard Kipling (Bombay sotMumbai, 30 dhjetor 1865 – Londër, 18 janar 1936), shkrimtar anglezNë fëmijëri e mësoi gjuhën hinduse, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi dhe punoi si gazetar. Në vitin 1907 fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.
MOTIVACIONI:
«Duke pasur parasysh fuqinë e vëzhgimit, origjinalitetin e imagjinatës, fuqinë e ideve dhe talentin e shquar për transmetimin, të cilat karakterizojnë krijimet e tij».
LAMTUMIRË
Tymi mbi altarin tuaj vdes,
Lulet thahen,
Perëndesha e sakrificës suaj
Iku.
Ç’duhet tё këndoni apo tё flijoni pra
Viktimën ditё pёr ditё ?
«Dimё qё Shenjtërorja ёshtё bosh», u pёrgjigjёn,
«Dhe Perëndesha ka ikur –
Megjithatë, mbi altar janë vendosur kurora me lule-
Guri i Altarit
Nxirё nga tymi i kurbaneve,
Edhe pse Ajo iku prej syve tanё.
Sepse ndoshta, po tё vazhdojmë tё kёndojmё
Dhe tё kujdesemi pёr Shenjtëroren,
Ndonjë Hyjneshё me flatra
Do tё drejtohet kёtu,
Dhe duke gjetur gjithçka të vendosur nё rregull,
Do tё ndalet ndërsa e adhurojmë në kёmbёt e Saj».
NOBELISTI VI 1913
RABINDRANATH TAGORE
1861 – 1941
Rabindranath Tagore, i quajtur nganjëherë edhe me titullin e GURUDEV, është emir në anglisht i Rabindranath Thákhur ( A: [ɾobin̪d̪ɾonat̪ ʰ ʈ ʰ akuɾ]) (Kolkata, 6 maj 1861 – Santiniketan, 7 gusht 1941), ishte një, dramaturg poet, shkrimtar dhe filozof Indian.
MOTIVACIONI:
«Për ndjeshmëri të thellë, për freskinë dhe bukurinë e vargjeve, me aftësinë e përkryer, arrin të bëjë në poezinë e tij, ai shprehu me anë të gjuhës së tij angleze, një pjesë të letërsisë West”.
Grua
Grua, nuk je vetëm vepra e Perëndisë,
por edhe e burrave, të cilët gjithmonë
të bëjnë të bukur me zemrat e tyre.
Poetët do thurin një rrjetë
me fijet e fantazisë së artë;
piktorët i japin formës tënde
përherë pavdekësi të re.
Deti jep perlat e tij,
miniera arin e tyre,
Kopshtet e pranverës lulet e veta
për të të zbukuruar, për të të mbuluar,
për të të bërë përherë më të çmuar.
Dëshira e zemrës së burrave
ka shtrirë lavdinë e saj
mbi rininë tënde.
përgjysmë je grua, dhe përgjysmë je ëndërr.
NOBELISTI VII 1920
KNUT HAMSUN
1859 – 1952
Knut Hamsun, apo Knut Pedersen (Vågå, 4 gusht 1859 – Nørholm, 19 shkurt 1952), ishte një shkrimtar norvegjez. Qe fitues i Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1920.
Motivacioni i Çmimit Nobel:
«Për vepërën e tij monumentale, «Zgjimi i tokës».
SHKËMBI
Varka rrëshqet lehtë
Drejt shkëmbit,
një ishull deti
vijosur me brigje të gjelbër.
Lule të egra rriten këtu
Për askënd në veçanti
Ngrihen të panjohura nga toka
dhe më shohin të ankorohem.
Zemra ime bëhet
si një kopsht përrallor
me lule të tilla
si ato që përshëndes unë.
Bisedojnë midis tyre,
dhe mërmërijnë në mënyrë të cuditshme,
me shenja dhe buzëqeshje
si në një takim fëmijësh.
Ndoshta shumë më parë se unë
Të kem ekzistuar këtu
si spiralja e bardhë
e lulëzimi të parë.
E njoh tani
Atë aromë të largët,
dhe dridhem pak
në kujtimin e saj.
Mbyll qepallat,
një kujtim i largët
drejt meje
e tërheq mendja.
Errësohet nata
Mbi ishull
Vetëm deti pëllet –
Pëllet parajsa.
NOBELISTI VIII 1923
WILLIAM BUTLER YEATS
1865 – 1939
William Butler Yeats (Dublin, 13 qershor, 1865 – Roquebrune-Cap-Martin, 28 janar 1939) ishte një poet, dramaturg, shkrimtar dhe mistik irlandez.
MOTIVACIONI:
“Për poezinë e tij të frymëzuar gjithmonë që me formën e lartë e artistike, i ka dhënë shprehje frymën e një kombi të tërë”.
NDËSHKIM DASHURIE
Zhurmën e një harabeli mbi ulluk,
Hëna e brilltë dhe krejt qielli i qumësht,
Dhe gjithë ajo harmoni e famshme gjethesh,
Kishin fshirë imazhin e njeriut dhe britmën e tij.
Një vajzë me buzë të kuqe të dhimbshme u ngrit
Dhe në pikën e lotit dukej madhështia e botës
E dënuar si Odisea dhe anijet e rraskapitura
Por krenare si Priami i vrarë mes shokëve të tij.
U çua dhe në çast ullukët nisën zhurmimin,
Një hënë që kacavirrej në një qiell të zbrazur,
Dhe gjithë ai ankim i gjetheve, mund të kompozonin
vetëm imazhin e njeriut dhe britmën e tij.
NOBELISTI IX 1931
ERIK AXEL KARLFELDT
1864 – 1931
Erik Axel Karlfeldt (Avesta, 20 korrik, 1864 – Stockholm, 8 prill, 1931) ishte një poet suedez. Në vitin 1931, menjëherë pas vdekjes së tij ai u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi, Ai e kishte refuzuar (duke qenë një anëtar i Akademisë) në vitin 1918.
MAGJISTARE
Kur nata nebulozë është gri
si argjili me avuj të lagshtë,
shtriga shtatzëne
vesh veladonin e saj
dhe del jashtë derës fshehurazi;
zvarritet përreth shtëpive rakitike,
kasolleve; midis tufave nguruese të barit
mes xhufkave të çikoçelëve dhe graminaçeve.
Pastaj kthehet përmbytur nga një napë e lagur
shtrydh vesën në kupë.
NOBELISTI X 1933
IVAN ALEKSEEVIČ BUNIN
1870 – 1953
Ivan Bunin Alekseevič (IPA: ɪvan ɐlʲɪksʲejɪvʲɪtɕ bunʲɪn]) (Në russisht: Иван Алексеевич Бунин, Voronezh, 22 ottobre 1870 – Paris, 8 nëntor 1953) ka qenë shkrimtar e poet rus; i pari rus fitues i Çmimit Nobel për la lettërsi, në vitin 1933.
ASGJË NUK KA KUPTIM
Asgjë s’ka kuptim,
Asnjë qëllim.
Për ç’arsye, pra, me qepalla të rënda,
infektoni ju bimët, lulet, pemët,
Kafshët, gjallallesat e tjera, qiellin dhe yjet,
Me boshin kalimtar, seriozitetin tënd,
Sikur veprimi të kishte pak kuptim
Ose qëndrueshmëri të vërtetë?
Hap qepallën e rëndë,
Dorëhiq maskën e rrudhur të seriozitetit tënd budalla,
Që aq i pashpirt, mizor, i pamëshirshëm, indiferent,
Të tregon të pandjeshëm, budall, qesharak, meskin,
Dhe me një sy të qartë vë re thelbin e të ekzistuarit:
Asgjë nuk ka kuptim,
Asnjë qëllim.
Përktheu: Faslli Haliti