Kadri Veseli mos u brengos fare, se Naim Tërnava ka me ta ndërtue xhaminë tek Ura e Ibrit

0
661
xhami

…se ai projektin dhe fondet i ka të gatshme, e prej aty do t’a shihni “vendin e korrigjuem të kaurrve” !

Une, tuj meditue për Dardaninë time, mes luleve “t’xhenetit”!

Nga Gjergj Kabashi

Feja në Kosovë është e ndarë prej shtetit vetëm në letër, siç është në Kushtetutën e Republikës së Kosovë . Askund tjetër ! Madje, pasi “largpamësija e komandantëve” me patericën e tyre, LDK, e shndërruan trashëgiminë e lashtë kulturore-religjioze të Kosovës, – Dardanisë antike, ekskluzivisht në trashëgimi serbe e të Serbisë, në një vend tjetër, “kumandantët” me LDK-në e manipuluar, në cdo festë fetare myslimane që kremtohet me porosi të jashtme që nga viti 1999 në Kosovë me bujë , zhurmë e propagandë të jashtëzakonshme ; me synim e qëllim të dukshëm që vendit t’i japin, siç i dhanë tashmë identitetin e imazhin Musliman, nguten se cili më parë të gjindet para këmbëve të Naim Tërnavës, mohuesit të jashtëzakonshëm të historisë së kombit shqiptar, kryeheroi i të cilit është Sulltan Murati.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme për Hashim Thacin e as Ramush Haradinajn që gojën e kanë të mbushur me “integrime europiane” e në realitet po ndodhë “integrimi”-asimilimi turko-islamik i shqiptarëve, e për fat të keq, as për Kadri Veselin, që paraqitej gjoja i brengosur për dominimin e investimeve të Qeverisë së Turqisë në Kosovë dhe kohë më parë kërkonte “ivestime europiane”, që as nuk ndodhën e as që mund të ndodhin , përderisa në krye të institucioneve të vendit qëndrojnë njerëzit më të korruptuar në të gjitha aspektet. Po ku vijnë investimet europiane në Kosovë , kur njerëz si kryebisnesmeni i BIK-ut e thonë hapur që paraprakisht i kanë të gatshme paratë për ndërtimin e një megaxhamije në Mitrovicë! Madje në prezencën e kryeparlamentarit ! Ky është korruptim i hapur dhe një shtet dhe policia e tij në rastet e tila e heton burimin e të ardhurave të tij e tjetrit.

Kah erdhën ato para në BIK-un e Naim Tërnavës, o Kadri Veseli ? Kush ua dha? Në ç’formë  e mënyrë erdhën ato ?

Kadri Veseli dihet që ka këshilltar të mençur, por që në anën tjetër shihet se nuk po mund të ndikojnë tek ai…, kur në “takimin tradicional” të BIK-ut të Tërnavës, flet kotësira, duke e shprehur dëshirën që  “Bajramin tjetër, dhashtë Zoti, ta kemi xhaminë në Mitrovicë. Duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit. Unë jam për ndërtimin e objekteve të kultit fetar, që janë tradicionale dhe në vendet ku ka nevojë”.

Pra, Mu tek Ura e Ibrit !

“Insh’Allah!”, do të ketë thënë Naim Tërnava !

Ti Kadri ku je duke jetuar dhe cili është realiteti yt që e jeton, kur thua që je për ndërtimin e xhamive “që janë tradicionale dhe në vendet ku ka nevojë”, duke mos e pasur të qartë ende se jo vetëm që nuk ekziston më koha e “Islamit tradicional”, as “xhamitë tradicionale”, por që tashmë jemi në kohën e Islamit Politik Global, përfaqësues i të cilit në Kosovë e Shqiptari, apo më mirë të thuhet në “Arnautllukun” e tij, është Naim Tërnava me pasuesit e tij në BIK si dhe islamistët politik të shpërndarë gjithandej ; ku vetëm për “idealet” e atij islami,- tashmë islam politik botëror, i dhanë jetëkotat qinda të rinj të edukuar e indoktrinuar nga hoxhallarët e BIK-ut, fakt që ti si ish udhëheqës i SHIK-ut, do duhej ta kishe kuptuar mirë e në thelb deri tash. Ata janë indoktrinuar fetarisht duke u shndërruar në indiferent kombëtar nëpër xhami pa përjashtim dhe të thuash nga të gjithë hoxhallarët në vend. E ty Kadri Veseli pak po të duket kjo që ka ndodhur, i gjithë ky shfytyrim, gjithë ky mohim i kulturës, traditës, dokeve, zakoneve e historisë së kombit shqiptar dhe, në vend që të heshtësh nëse je i pafuqishëm, jep premtime dhe përhapë iluzione me “dhashtë Zoti” për ndërtimin e xhamisë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke mos e kuptuar ende që Kosova e stërxhamiizuar dhe që po islamizohet gjithnjë e më shumë, ka nevojë për restrikcione serioze dhe ndalesa në edukimin e mëtejshëm islamik, e jo që të ngriten xhami të tjera .

Infrastruktura islamike tashmë është ngritur dhe vendosur në Kosovën tonë Shqiptare aq të rrudhur etnikisht z. Kadri Veseli dhe atë nëse ke dashtë ke mundur ta vëreje deri tash gjatë udhëtimeve tuaja nëpër Kosovë, kështu që në vendin tonë të dërrmuar e vrarë kulturalisht pas luftës, ajo që ti e quan tradicionale ekziston e do të ekzistoj gjithnjë e më pak, ashtu siç nuk ekzistojnë xhami të tilla tradicionale askund pasi edhe ato që ishin i meremetoj Turqia me “akraba”-marrëveshje me TIKA-n e saj në terren.

Më shumë se nga Hashim Thaci e Ramush Haradinaj, prej kopallave të të cilëve tashmë janë ngopur të gjithë e nuk befasohem as une, më befason e shqetëson pamasë preokupimi yt i cuditshëm që të keshë xhami tek Ura e Ibrit, kur e di mirë që besimtarët e devotshëm nuk bëjnë zhurmë publike me përkatësinë e tyre religjioze por falen edhe në shtëpitë e veta, madje duke pasur kujdes që mos ta shqetësojnë askë as në familje me nevojën e tyre për praktikimin e fesë !

Xhamia tek Ura e Ibrit mendohet prej islamikëve që t’i “ndajë dy botë”; pra tokën tënde dhe tokën tënde të thuash të pushtuar ?!

Sëpaku ti nuk do të duhej të flisje e të përziheshe në “cështjen” e BIK-ut për rrumbullakësimin e projekteve të tyre për vendosjen e xhamive në ato vende që ata i mendojnë “si pikat më strategjike” të Kosovës, por të mendoje sic të ka takuar e takon për ndërtimin e mundshëm të ndonjë fabrike atje, apo në fshatrat e banuara me shqiptarë andej Ibrit, që t’i mbani të sigurtë e të lidhur me vendin e vet të përjetshëm ata banorë të kërcënuar , e jo t’u ndërtosh xhami aty ku më së paku ka nevojë , përdersia populli shqiptar të vetëdijësohet e ta kuptoj se nuk mund të ekzistojnë e qëndrojnë “nën lëkurën” e një populli “dy popuj” , populli Shqiptar dhe mileti/umeti Musliman , për të cilin po punon përditë e po angazhohet Republika e Turqisë, me BIK-un e TIKA-n në terren, si të ishte ky vend ende pjesë e vilajeteve të saj !

Ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit natyrisht që nuk mund të pengohet as nga shkrimi im e kundërshtimi i tjetrit , kur përpara e kemi BIK-un në pozita krejtësisht mercenare dhe njerëz si Kadri Veseli që e përmbajnë atë kotsëkoti ; që i japin legjitimitet veprimtarisë së tij të kundërligjshme, antikombëtare e antishtetërore.

Meqenëse punët po shkojnë kështu sic janë duke shkuar dhe populli shqiptar gjithnjë e më pak ka ndërgjegje njerëzore e kombëtare për ta pa vetfundosjen e tij në Islam, nuk më mbetët tjetër gjë pos që t’a përsëris mendimin-urimin e Kadri Veselit ndaj Naim Tërnavës :

“Bajramin tjetër, dhashtë Zoti, ta kemi xhaminë në Mitrovicë. Duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit. Unë jam për ndërtimin e objekteve të kultit fetar, që janë tradicionale dhe në vendet ku ka nevojë”.

E çka pastaj, Kadri Veseli ?

Kadri Veseli uron që Bajramin tjetër të ketë xhami tek Ura e Ibrit

Kadri, mos u brengos fare se Naim Tërnava ka me ta ndërtue xhaminë Mu tek Ura e Ibrit, se ai projektin dhe fondet i ka të gatshme, e prej aty do të keni mundësi t’a shihni “vendin e korrigjuem të kaurrve” !

E pasnesër, qysh janë duke shkuar punët, mund ta shohim në gjendje edhe më të keqe e të rëndë edhe vendin e shkretnuem të ish-Shqiptarëve !!

Edhe në Kosovë feja është e “ndarë nga shteti”, por kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli megjithatë shkon në “takimin tradicional” në BIK-un e Naim Tërnavës.

E sheh pra Kadri Veseli …, xhamia e parë nga këto katër xhami dikur ishte “xhami tradicionale”, por ajo nuk është më e tillë. Të gjitha këto xhami janë të ngritura, të meremetuara e ndërtuara kryesisht nga Qeveria e Turqisë për interesat e saj në “Arnautlluk”, ku në synimet e saja neoosmane xhamitë i mendon si “kazerma ushtarake” që formojnë e edukojnë luftëtar të Islamit !

Të gjitha këto xhami e xhamitë e panumërta nëpër gjithë Kosovën e jashta saj, janë ndërtuar nga “fondet” e vendeve si Turqia, ato arabe-islamike, me një fjalë nga “Vëllaznija Muslimane”.

Xhamisë “tradicionale” këtu shihet se po i ngjitet minarja, se “popullit Musliman” i duhet edhe gërvallja Muslimane, se Musimani nuk jeton pa zhurmë e kaos , apo jo ?! …