Triumfi i Vetingut dhe fundi i teatrit varavingut

0
654

Poezi nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

Me këngë dhe poezi, për reformen në drejtësi me triumfin ngadhnjimtarë të Vetingut i dobishëm për jetën paqësore të popullit shqiptarë i domosdoshëm për drejtimin e strukturave juridiko ligjore.

Ti këndojnë të tërë edhe Edi Rama me Gramoz Ruçin që deri tani shumë mirë kanë bërë. Janë poezi lirike faktike eposike jetike.

SALI LEKA

Gushti do të mbarojë shtatori do të fillojë.
Tetori Nëntori do të vazhdojë, do të përparojë.
Vetingu triumfojë, po, po triumfojë!
Ata që janë mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.
Bashkë me ata që janë fisnikë Atdhetarë eposikë kombëtarë.
Të gëzohen dhe me njëri tjetrin të bisedojnë.
Shokët e mi bashkë me mua do të këndojnë.
Do të vitalizohen dhe me iradin do të jehojnë.
Por na janë zemëruar artistët e zhul shamatave.
Që nuk bëjnë, as filma, as drama teatrale.
Por vrapojnë mbas levozhgave dhe demostratave.
Çdo mbas dite lodhen e vajtojnë në teatrin e maskaradave.
Gumzhisin, llomotisin fjalë të pista, vulgare, langare, brutale.
Edi Rama vesh me atlete larushe e brekushe.
Aman vaj halli ç`na ka gjet, oj sy rrushe!
Të kapi, të kapi Edi për rruti e rrypi.
O bobo medet, të tëreve na zhduku, na mbyti.
Edi ore Edi, ka kapur gjygjtarë, prokurorë zyrtarë.
Do të kapi dhe parlamentin me presidentin si gomarë.
Po nuk e ndaluan Edin gjynahqarë , do ti vari në litarë.
Prandaj o burra të ngrihemi si ushtarë proletarë.
Derisa edhe të vritemi si trima revolucionarë.
Se jemi hallexhij dhe fukarej, pa bukë në hambarë.
Me këto broçkulla e gelbocka, pa bertham e pa farë.
Artistët e maskaradave që kanë dalë bedel firarë.
Duan të rrëzojnë Edi Ramën dhe qeverinë socialiste.
Pa zhvilluar zgjedhje elektorale, pluraliste progresiste.
Por duke zhgërryer demokracinë humaniste moderniste.
Duke e llumzhuar me zgërdhecka vandale kaotike anarshiste.
Dhe duke e katranosur në mos bindjen civiliste.
Këta artistë të proshutave, me sanduiçe e sallata.
Që vajtojnë për fukarejtë, që i ka zënë lëngata.
Nuk demaskojnë maskarejtë që i ka liruar gjykata.
As kriminelët me poture, ushkure e granata.
Përkundrazi i ka trimërosur dhe pajisur me pistoleta e palla.
Me kallashnikov simanov dhe patllake zastava.
Kurse mua me shokët e mi n aka gëzuar dhe pëlqyer.
Puna e madhe dy vjeçare, puna e pastër e shkëlqyer.
Puna e papërtuar e reformës së drejtë, të vërtetë.
E strukturave të Vetingut 22 korrik 2016, 22 korrik 2018.
Na ka frymëzuar dhe vitalizuar për të folur dhe shkruar.
Duke kënduar me admirim sublim dhe iradin ilmin.
Për Vetingun që ka bërë dhe do të bëjë transformimin.
Me nderim veratisin, për popullin shqiptarë vizionarë.
Mendimtarë fisnik human jetik shembull dhe model i botës mbarë.
Bashkë me shokët e mi besnikë teuratikë dhe guximtarë krenarë.
Do të këndojmë me vullnet për fitoren madhështore.
Për triumfin e Vetingut me vepra të larta shembullore.
Shumë e konsolidojë të vërtetën e aprovojë, të ligën e shporrojë.
Korrupsionin e gjykatave dhe prokurorive e pastrojë e largojë.
Presionin e shamatave dhe të hordhive llumzhiste e sfidojë.
Përsekucionin e potereve anarshiste regresive e neutralizojë.
Njëzet e katër muaj u orvatën anarshistët dhe kaotistët.
Vetingun për ta penguar dhe dobsuar bashkë me skurrikistët.
Por për dy vjet K.P.K e investigimit e përkushtimit.
Shkallmojë ingranazhet e korruptimit të përvetësimit.
Shkuli kthetrat e rushfetit ibretit e sekserimit.
U grisi maskën spekullimit, abuzimit e mashtrimit.
Komisioni i pavarur i kualifikimit, i specializimit.
Zhvilloi seanca juridike të drejta, të hapura publike.
Keqbërësit i bitisi, i ngeci si peshqit në rrjetë.
Kusarët i stahisi, i hodhi në grackë si cirrike.
Si merimanga që nuk bëhet kurrë me fletë.
Por lodhet ditën e natën e zgjat pëlhurë.
Duke mbetur përherë mënxyrë katrahurë.
Muaji gusht i bardhë kristal do të mbarojë.
Kush të dojë me mua qelibar vital të këndojë.
Me shokët e mi kreshnik vigan të vallëzojë, të jehojë.
Edhe në Shtator, Tetor, Nëntor, Dhjetor, most ë ndalojë.
Vetingu akoma më shumë do të shkëlqejë dhe shkulmojë.
Të drejtën, të vërtetën, të mirën, të dobishmen do ta vlerësojë.
Do ta pasqyrojë, do ta shpërblejë dhe lartësojë.
Deri në Korrik 2016 antivetingjet e kamufluar.
Ishin angazhuar dhe kanë shpërblyer, të pavërtetën e kalbëzuar.
E padrejta dhe gënjeshtra janë të liga, të dobëta.
As ishin as janë të shëndosha, të pastra, as të forta.
Por zhgarraviten, përpëliten, duke dredhuar u shtrembëruar.
Duan të zgjaten të rriten duke spekulluar, abuzuar.
Duke vajtuar se Vetingu saponisi ka dështuar.
Këto vajtime me ngashërime i zbrazin nëpër televizione.
I spërkasin nëpër gazeta me nerva e pasione.
Me nerva të egra skorrore, si në llogore dhe pozicione.
Si proletarët marksistë në barrikada dhe revolucione.
Si langarët dhe zuzarët me maskarada dhe peticione.
Si vandalët obskurantistët nëpër zhule gurgule.
Si sharlatanët dhe megalomanët nëpër shkurrecule.
Kurse unë me shokët e mi as kemi vajtuar, as vajtojmë.
As jemi dëshpëruar, as kemi dredhuar, as dredhojmë.
Por drejt për drejt dalim nëpër lëndina e fusha me lule .
Nëpër kodra e pllaja me aromë e blerim agim.
Vallzojmë me klarinetë, dajre, gajde e daulle.
Do të këndojmë me vokacion melodi dhe çifteli.
Me lahutë e sharki deri lart në Korab e malsi.
Bashkë me ata shqiptarë me vizion e dituri.
Bashkë me ata që e duan reformën në drejtësi.
Bashkë me ata djem dhe burra guximtarë me lavdi.
Bashkë me ata mendimtarë vizionarë përzemërsisht.
Që Vetingun e dobishëm e nisën hapur publikisht.
Ja kërkuan Amerikës dhe Europës pozitivisht.
Amerika dhe Europa e shqyrtuan e aprovuan tekstualisht.
Shumë na ndihmuan, proçesin e Vetingut e filluan.
Ambasadorët Donald Lu, Romana Vlahutin kontribuan.
Prandaj këndoj, dhe do të këndoj I betuar Shpirtnisht.
Për ata ekspertë specialist modernist të kualifikuar.
Që Vetingun, e seleksionojnë dhe e zbatojnë objektivisht.
Dhe do ta forcojnë dhe konsolidojnë solemnisht.
Pa u shtangur nga ata që as e kanë dashur Vetingun.
Por kanë dashur dhe duan maskarada dhe jargovaravingun.
As e kanë dashur dhe as e duan drejtësinë dhe demokracinë.
Por kanë dashur dhe duan kërdinë, kaosin, batërdinë.
Sot kaq këndova. Sa shumë u gëzova, u gëzova!
Por nuk mbarova. Jo, jo nuk mbarova, nuk mbarova!
Do të këndoj përsëri për drejtësi dhe demokraci.
Në Tetor, Nëntor, Dhjetor, Janar. O sa mrekulli!
Ah sikur të isha regjizor, scenarist dhe dramaturg.
Do të realizoja dy drama me demaskime të forta.
Për gjygjtarët dhe prokurorët e manguruar të korruptuar.
Për sekserët, fallsifikatorët dhe zuzarët e kriminalizuar.
Për gënjështarët, langarët dhe shtrembalarët e gangrenizuar.
Dramat teatrale do ti interpretoja edhe në kaush burg.
Do të kontriboja që ti shikonte Europa dhe bota.
Tërë marifetet e mysibeckat e zgërdhecëve të qelbëzuar.
Që kanë grabitur popullin e humanizuar shumë i duruar.
As isha, as jam prift e pastor, as hoxh, dervish, as murg.
Por isha dhe jam besimtar Shënkonstandinist me Shëngjergj e Skenderbe.
Teuratist veratisin Apostolik iradin i betuar për komb e Atdhe.
Me Shënkoll, Shën Mri, Shna Ndou, Shen Naum e Shëna Premte.
Isha dhe jam shkrimtar dhe poet modernist për epokë të re.
Në protestën e teatrit nuk shkoj me folur nëpër tym.
Se aty nuk zhvillohet debat mediatik jetik aderik sublim.
As bashkëbisedim me veratisim mirëkuptim iradin ilmin.
Por zbatohet komandim e sundim me yrysh, yxhym.
Me ligësi, egërsi, acarim deri në maraz dëshpërim.
Këta artistë ishin dhe janë intransigjentë nihilistë.
Arrogantë prepotentë, megalomanë sharlatanistë.
Disa prej tyre ishin inkuadruar rezidentë zuzaristë.
Në sigurimin komunist mizorist enverist ramizist.
Të vetëshpallur marksist anti imperialist.
Që kanë survejuar tmerrësisht 125 shkrimtarë liberalistë.
Poetë, regjizorë, dramaturgë humanistë modernistë.
Antimizoristë, antianarshistë, antikaotistë.
Por këta artistë,reziluck urithk narcizistë.
Kanë përsekutuar dhe diskriminuar 750 teologjistë.
Bashkë me besimtarëortodoks katolik Kristo Apostolikë.
550 teuratistë u pushkatuan, u groposën, pa varr, pa kryq.
70 vjet i masakruan, anatemuan si hyq e qyq.
Asnjë dramë teatrale, asnjë film nuk kanë xhiruar,
Për këto masakra vandale mizore gjakatare.
Por zbrazin nëpër studiot televizive gelbocka langare.
Levozhga dhe broçkulla skorrore brutale vulgare.
Dhe duan ta mbajnë akoma ngrehinën e kutrrumeve.
Po po të kutrrumeve, të censurimit të librave
dhe dramave, dramave të dobishme brilante.
Të mbyllura të zhubravitura në beterrin e bodrumeve.
Të zhgarravitura, të grisura, në skëterrin e maskaradave.
Veprat letrare të dobishme paqësore humaniste teuratiste.
Të shkrimtarëve, poetëve dhe dramaturgëve modernistë.
Xhemal Broja, Sejfulla Malëshova, Kasem Trebeshina,
Kujtim Spahivogli, Kapllan Resuli, Minush Jero,
Sali Leka, Dhimiter Xhuvani, Hasan Petrela,
Fatbardha Spahiu, Musine Kokalari, Dhora Leka.
Robert Vullkani dhe Jakov Xoxa shoku im i nderuar, i paharruar.
Që ja botuan veprat letrare me shkurtime dhe e dëshpëruan.
Me kujtim të paharruar për ata që nuk jetojnë.
Me admirim të nderuar për ata që jetojnë.

Sali Leka cel: 068 38 55 304
Shkrimtari dhe poeti i poezive dhe tregimeve faktike.
Njëzet e pesë vjet kam përballuar vorbulla skurrike.
Të ingranazheve rezilike politike shtrembalike.

SHËNIM EKSKLUZIV

Njëzet lexues me vullnet të aftësuar me falenderim për dy tregimet e botuara “Opozita e aktorëve opozitarë” dhe “Shkrimtari liberalist modernist me përballje me gjakatarin vampirist “Edhe unë u fola: Falenderoni stafin e gazetarëve të talentuar mendimtarë vizionarë të kulturuar guximtarë eposik të admiruar që kanë botuar tregimet e vërteta.

Unë u premtoj: Kam akoma tregime faktike jetike, por në Tiranë shumica e gazetave të vetshpallura të pamvarura, në fakt janë të varura dhe kanë ngecur në çengelin e shtrembër të gënjeshtrave, broçkullave, fallsifikimeve mizore, gelbocka skorrore, dhe nuk botojnë tregime me demaskime të drejta për keqbërësit e jetës njerëzore obskurantiste dhe monstruoziste, anarshiste kaotiste.

Tiranë, Gusht 2018