Mbi HISTORINË E LASHTË të Antikitetit parahelen

0
543
Mathieu Aref

Mathieu Aref

PËR ATA/ATO që mbeshtesin tezën e kësaj zonje (Armanda Hysa) dhe pseudo-akademikët që nuk zotërojnë HISTORINË E LASHTË të Antikitetit parahelen (si shumë pseudo-historian të tjerë).

Teza e kësaj zonjë (Armanda Hysa) është e njejta tezë që mbron Akademia e shkencëve të Tiranës : ata (si Kurkuti e shumë të tjerë) hedhën poshtë prejardhjen pellazge të Shqiptarëve por mbeshtesin prejardhjen « trako-ilire » të shqiptarëve. Kjo është krejtësisht absurde. Pasardhësit të Pellazgo-trako-ilirëve janë SHQIPTARËT është e qartë si drita e dielit : ata të GJITHË flasin të njëjtën gjuhë. Pse? Është vetëm për të lexuar Iliadën e Homerit ku ai thotë se Zeusi është Pellazg dhe Dodonas dhe se Pellazgët janë « hyjnore » (sepse Zeusi është Pellazg) dhe se kishte dy gjuhë ajo e ” Zeus-it “(pra pellazgishtja) dhe ajo e « njerëzve » (pra helenishtja).

Për të mbështetur këtë të vërtetë kam shpjeguar dhe interpretuar në gjuhën shqipe (veçanërisht dialekti « gegë ») më shumë se njëqind emra (antroponime, eponime, teonime, toponime, oronime dhe emra të tjerë). Me në fund për të mbështetur këtë të vërtetë historike (pasardhësit e pellazgëve) dhe ekzistencën e një gjuhë të përbashkët (pellazgo-trako-iliro-shqiptare) kjo rezulton se Iliada dhe Odisea ishin « poezi epike » para-helene të traditës gojore pra « pellazge » gjë e konfirmuar nga gjithë autorët e lashtë, pa përjashtim, që pohojnë se Pellazgët ishin paraardhësit e helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ! Demonstrimi është i qartë ashtu pra mbyllet krela. Për pesëdhjetë vjet unë u përpoqa të sjell të gjitha justifikimet, provat dhe argumentet bindese të mbështetura nga analiza të hollësishme dhe referenca të verifikueshme.

Të gjithë shkencëtarët dhe historianët që unë i njoh dhe sidomos supervizori i tezës sime (Dominik Brikel) vertetojnë se jam i vetmi shkencëtar në botë, që ka ndërmarrë një tezë të tillë të saktë dhe të frytshme mbi Pellazgët. E gjithë kjo që kam thënë këtu është e verifikueshme, si dhe referencat e qenësishme të kësaj temë gjëndën në dy librat e mi (2003 /2004) dhe teza ime e paraqitur në Sorbonne të Parisit në vitin 2012.

PS: Sot Nuk ekziston një racë 100% pellazge aq populli pellazgo-ilirë është i përzier që me tepër se 2080 vite falë pushtimeve të ndryshme, lëvizjet, emigrimet, martesat më të huajt, etj, etj. (-168 para erës sonë / 1912 viti i pavarësisë). POR EKZISTON BAZA E GJUHËS PELLAZGO-ILIRE : SHQIPJA, me gjithë ndërhyrjeve të shumtë të gjuhëve të huaja.