Shqiptaro-amerikanja është zëvendës-presidente e Shërbimit për Klientët në “United Wholesale Mortgage”
Tereze Gegaj, zëvendës-pres Tereze Gegaj, zëvendës-presidente e Shërbimit për Klientët në “United Wholesale Mortgage”, po e kthen UWM në një nga kompanitë e rendit të parë në mbarë Amerikën kur vjen puna për besnikëri dhe mbresa të klientëve.
Nën udhëheqjen e zj. Gegaj, UWM ka arritur që Treguesin e Promovimit Neto ta çojë në 91%, më i larti në historinë e kompanisë dhe nga më të lartët në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gegaj ka qenë motori i rritjes së popullaritetit të UWM-së. Ajo ka çuar përpara një numër nismash për plotësimin e nevojave të klientëve si për shembull Asnjë Telefonatë e Mbetur Pas, e cila ka siguruar që asnjë thirrje nga klientët të mos përfundojë në sekretarinë telefonikë; apo zbatimin e një platforme që mbledh përshtypjet e klientëve; si dhe programi Bëje Si Duhet, i cili u jep anëtarëve të ekipit të shërbimit ndaj klientëve më shumë hapësirë për t’u marrë me shqetësimet e tyre.
Gegaj ka jetësuar gjithashtu një ekip trajnuesish për telefonata dhe rezultate që ndihmojnë në ingranimin e mentalitetit Klienti Vjen i Pari si dhe aftësi të mprehta shërbimi në skuadrën e shërbimit ndaj klientëve në UWM.
Shumë nga përpjekjet e Gegajt janë vënë në drejtim të sigurimit të përfshirjes së klientëve dhe bërjes që të ndihen të vlerësuar. Për shembull, ajo filloi një nismë për të inkurajuar anëtarët e UWM-së që të festojnë momentet e jetës së klientëve si dhe fitoret e tyre. Për më tepër, ajo po nxit angazhimin edhe të klientëve për të gjetur ide duke hapur një kanal komunikimi që u mundërson klientëve të sjellin idetë e tyre për t’u zbatuar në UWM, nëpërmjet platformërs “Broker Brilliant Idea”. (Housing Wire)
Illyria
Bill Klinton & Gjevalin Gegaj
ps!
Tereza Gegaj është e bija e Gjevalin Gegajt nga Gurrakoci i Istogut, një aktivist i njohur shqiptaro-amerikan.