KULTURA NEURORIKE E SHARJES…

0
516

Arben Çokaj

Shoh shqiptarë të Shqipërisë, me banim në Perëndim e kosovarë, që vijnë për pushime në Shqipëri, që shikojnë ku me gjetë e me shprehë pakënaqësi për këtë vend!

Nganjëherë me të drejtë e nganjëherë “hajt mo, se po shajmë!” Nuk është mirë me sha! Shqipëria është kjo që kemi, dhe pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme, ka probleme sa të duash. Por duhen shumë para për me e ba këtë vend, e ku me i marrë?

Përkundër kritikave infantile e shpesh dashakeqe për turizmin në Shqipëri, është mirë me folë realitein. Ky zotëria këtu ka shkuar në Pogradec, e aty ka ngrënë tavë peshku etj. 6 vetë për 80 mijë lekë.

Ta gjejnë pushuesi modern shqiptar një vend në Italinë e veriut, ku rrëzohen edhe urat, e të hajë kaq lirë e kaq mirë? Apo pushuesi kreten shqiptar, që shkon në jug të Shqipërisë, e ku e sheh se është shtrenjtë, e për të kursyer shkon e lë leshtë pastaj në Greqi?!

Tregoni kuptueshmëri edhe për gjërat që nuk funksionojnë në Shqipëri. Ky vend kështu është menaxhuar e lë shumë për të dëshiruar. Por ky vend bëhet kur flet realitetin, e jo vetëm duke e sharë, me një kulturë neurotike turqelike.