Halit Çoka: Jetën ia dhuroj Kosovës Martire

0
1027

Lutfi Çoka

Për Kosovë kanë lidh besën

Kur nё taban paska trimёri
Ja len pas brezit tё ri,
Djemtё e Arnit kanё ba betimin
Nё Kosovё me ba luftimin

Kanё lidh besё si burrat moti
Do luftojnё si Kastrioti;
Qё Kosova tё ketё liri
Jeta jonё tё bёhet fli.

Vazhdojnё luftёn nё UÇK
Natё e ditё si rrufe.
Krah pёr krah me Kosovarё
Nga Shqipёria vullnetar.

Ёshtё Samiu dhe Imeri
Qё armikun e kap tmerri.
Nё ball prin trim Haliti
Zemёr gur prej graniti.

O ju trima ,djem tё ri,
Po luftoni pёr liri.
Amanet t’ parёt kanё lenё,
Plumbin nё ball me i dhёnё…

Vazhdojnё luftёn pa u nda,
Halit coka nё luftё ka ra.
Dy tё tjerёt mbajnё betimin.
Nё Kosovё vazhdojnё luftimin.

Lamtumirë Arni im i dashur

Kur Kosova kish nevojё pёr burra
Trima tё fortё e Bajram Curra.
Qё nё zemёr kanё trimёri,
Pёr Kosovё e pёr Shqipёri.

Tre trima, tre djem tё ri
Po nga Arni nё malёsi,
Kan lidh besёn si trimat moti
Do luftojnё si Kastrioti.

Nё front tё luftёs ata janё,
Po hanё barut me dhёmbё.
Nuk po dinё çfarё ёshtё frika,
Çfarё ёshtё topi dhe prita.

Natё e ditё nё llogore,
Tu bё luftё me taborre.
UÇK njofton botёn,
Nuk e shojmё gjallё Kosovёn.

Nё prag tё luftёs,
Nё prag tё lirisё,
Bije djali i Shqipёrisё.
Emri tij s’harrohet kurrё,
Pёr Kosovё ёshtё flamur….

Betimi solem i Halit Çokës

Nё Kosovё bёhet kёrdia,
Vritet gruaja e fёmija.
Vritet burri e djalёria,
Ndizet vendi, kallet shpija.

Kjo masakёr s’ёshtё nё histori
Me u vra pleq e fёmijё.
Me u vesh vendi nё zi,
Mos me pa gёzim me sy.

Kush ёshtё burr e gjak Shqiptar,
Tё rroku armёt sa mё parё.
Nё Kosovё pёr me shkue,
Popullin vёlla me ndihmue.

Halit coka djal i njomё,
Mori rrugёn pёr Kosovё.
U rrejshtue nё UÇK,
Filloi luftёn si rrufe.

Nё transhe ku shkrehet topi
Kush ёshtё burrё e i zoti.
Mё i pari prin Haliti,
Gjoksin zjarrё ,zemёr çeliku.

Hidhet nё sulm zemёr trimi
Me shpejtёsi jep kushtrimin.
Nuk ka armik qё i del nё ball,
Halit cokёs trim tё rrallё..

Nё betejё ai ёshtё flamur,
Nuk i trembet syri kurr.
Çan pёrpara me furi,
Bёn armikun shkrumb e hi.

O ju serb qofshi mallkuar
Mos drejtoni tankun mue.
Se pёr Kosovё tё lirё,
Ta shkrijё tankun me zingjirё.

Nё llogore buron trimёria
Digjet flakё e terё ushtria.
Armёt vjellin nga gryka zjarr,
Halit coka mbetet i vrarё..

Nё betejёn e tre prillit,
Pushoi kёnga e bylbylit.
Ulen poshtё e prekin tokёn,
Nё nderim pёr Halit cokёn.

Trimat s’qahen, por nderohen
Nё çdo kohё pёrkujtohen.
Si symbol i trimёrisё,
Lavdi gjaku i lirise!…

Portreti

Trup i hollё e i gjatё
Sy kaltёr zemёr mjaltё.
Vetulla tё zeza plot bukuri,
Me atё fёtyre plot hijeshi.

Kish buzёqeshje plot bukuri
Me atё zemёr gjithё mirsi.
I buzёqeshur pa kufi,
Lum kush afёr atij i rri.

Trup i gjatё e i lehtё,
Gojё ёmbёl ,mendje mprehtё.
Fjalё pak plot mendime,
Tё jep shpresё e ngazllime.

Nё çdo vend ku ti shkoje,
Shoqёrinё forte e doje.
Tё don fort e tё puth nё ball,
Halit Coka djalё i rrall.

Punёtorё sa mё s’ka
Asaj pune pa iu nda.
Tu punu me orё tё gjata,
Nga mёngjezi der sa nata.

Fjalё pak e punё shumё,
Tёrё natёn pa gjumё.
Tu qeshur me vllazёri,
Entuziazёm nё çdo shtёpi…..

Shko bylbyl!

O bylbyl qё shkon tu fluturue,
Mal e fusha tu kёrkue.
Amanet me mё ndihmue,
I kam djemёt tu luftue.

Shko nё Kosovё ti fluturim,
E me jep ndonjё njoftim.
Djemtё e mi, a i ke pa?
Luftёs egёr, a janё nda?…

Kur tё ulesh me pushu,
Nё atё anё me shiku.
Djemtё e mi vall ku janё?..
A bёjnё luftё nё ato anё?

Shko bylbyl nё ato lugina,
A i ke pa ato trima?
A luftojnё me Kosovarё,
Nё front, a janё tё parё?

Shko bylbyl nё ato fusha,
Ulu pak nё ato gёmusha.
E lёsho fort njё zё,
Halit Cokёn a e ke pa?

O bylbyl lёsho njё za,
Nёse Halitin e ke pa.
Jepi urim ,nga zemrat tona,
Pushka jote ,diell Kosova!..

Bylbyli vjen, kreu nje amanet

Nё Kosovё unё kam shkue
Nё ato vende kam pushue.
Gjithё vendi i shkatёrrue,
Tёrё Kosova tu luftue.

Gjaku i kuq mbulon tokёn,
Bёhet tmer pёr Europёn.
Çfarё kam pa me sy,
Nuk i them pёrsёri?!…

Atje pashё unё djemte e ri
Po luftonin pёr liri.
Nё llogore qёndroje si burr,
Nuk u trembet syri kurr.

Nё krah me Kosovarё
Nё front janё te parё.
Nё lufte u ka hije,
Pushka e tyre, erё lirie.

Burojё kanё trimerinё,
Shtroje kanё shoqёrinё.
Nё luftё kanё guximin,
Pёr forcё kanё betimin.

Ditё e natё me pushke nё sy,
Nё shi e dёborё.
Pёrballojnё ҫdo stuhi,
Me atё armё nё dorё.

Dhe bylbyli, nuk duket mё,
As ne se kemi pa.
Don tё thotё Haliti ka ra,
Zemra e bylbylit, i ёshtё nda.

O tre pril, tre prill i zi,
Ne tё pritem me lot nё sy.
Qe trimat tё vijnё nё shtёpi,
Me fitore nё gji…

Sa malet tona,
Do ushtojё jehona.
Jehona e trimёrisё,
Je nderi i Shqipёrisё.

Ai bylbyl qё qe mёrzitur,
Ka fillu me fluturu!
Pa trima si Halit Çoka,
S’fiton lirinё Kosova!?…

Njё amanet ato kanё shkru,
Me gryk€ te pushkёs tu luftu.
Pa fitu lirinё Kosova,
Nuk vijmё nё troje tona.

Do kёthehemi me fitore,
Tё marr nё llogore.
Nё llogoren e trimёrisё,
Pёr lirinё e shqipёrisё.

TRE PRILLI

Gjysёm shtize,
Ёshtё flamuri.
Po peshon,
Porsi guri..

Ka pushu,
Lulja e rinisё.
Qё n’Kosovё,
Luftёn kish nis.
Nё Deçan
Dielli ka rёnё.
Por drite!..
Ai nuk bёne.

Nuk bёn dritё,
Ka pse!…
Njё trim mangut,
Nё UCK…

Zogjtё kёngёn,
Kan pushue.
Pёr Halitin,
Tu e nderue!..

O Halit,
Tё don Kosova.
Tё don gjallё,
Nё trojet tona..

Pёr atё armё,
Qё ra nga dora.
Tё nderon,
E tёrё Kosova.

Elegji për Heroin Halit Çoka

Sot tre prill,
Mbushen dhjetё.
S’tё kam parё,
S’tё shoh nё jetё.

Zoti tё ka çuar,
Ty nё xhenet.
Ti ,nuk je i lumtur,
Unё, nuk jam i qetё!…

Plot dhjetё vera,
Kalojnё nga hera.
Stinёt nuk ndёrrohen,
Pёr mu s’del vera!….

S’vjen keq pёr nёnё,
Qe rri duke qarё.
Ty tё sheh nё ёndёrr,
Don me tё parё!…

Nёnё e dashur,
Pёr ty veç mendon.
Ku je bir i nёnёs,
Zemra mё gufon!?…

Don tё pёrqafoj,
E tё puth me mall.
O djal im i shtrejtё,
Malli mё ka marr!…

Lotёt qё po derdh,
çdo ditё duke ҫarё.
Çou biri i nёnёs,
Njёherё me tё parё.

S’vjen keq,
Pёr bab Rizan.
Qё çdo ditё,
Nё zemёr tё mban…

Tё ka rritur,
E tё ka burrnue.
Ёshtё krenar,
Me zemёr helmue…

S’tё vjen keq,
Pёr vellan.
Qё asnjё herё,
Nga zemra s’tё ndan…

Tё ka marrё malli,
Me pa lirinё ?!..
Qeё me pushkё,
Stolise lirinё.

I lehtё qoftё dheu,
Trupin ta mbulon.
Tё ngrihesh nga varri,
Kush ju ngacmon!..

Dhe pikat e lotit,
Kur bёhen lumё.
Ne tё helmosur,
Do rrimё pa gjum.

A tё ka marr malli ,
Prap me u ngrit?..
Me pushkё nё krah,
Nё luftё me u ngrit.

Trimëri e këngë!

Trimёri e kёngё
Kumbon me hare,
Pёr ty Halit Çoka.
Qё re pёr Atdhe….

Rrugё bomba jote,
Me zjarr tё gjatё.
Tanket armik,
I kalle nё flakё.

Hej trim qёndro!?…
Pemёt ulin kokёn,
Sikur lot lёshojnё.
Sikur tё pёrkundin!…

Plumbi ku tё gjeti
Trim legjendar.
Hapin kush ta ndali,
Mbi tokёn e bardhё..

Edhe kur plumbi,
Nё gjoks tё hapi vrimё!…
Nepёrmjet saj,
Kosova pa lirinё!!??..

Përjetësimi

Ai qё bije
Pёr Atdhe,
Lavdi ka,
Gjer nё re!.

Ёshtё nder
E obligim,
Veprёn tuaj
Lёmё trashigim..

Nё Gllogjan,
Nё mes Kosovёs.
Shёndrit vepra,
E Halit Cokёs.

E ka emrin,
Atdhetari.
Pёr Shqipёri,
Ёshtё krenari.!.

Riza Çoka

NJё punёtorё
Mendje ndritur.
Veper n’vepёr,
Ka shetitur’.

Nё Va–Dejёs,
Nё hidrocentral.
I thot Drinit,
Hovin ndal….

Me traktorё,
Pёr mbi digё.
Tu punu
Natё e ditё…

Po kёthen
Ujin nё drite…
Manovrator,
Mjeshtёr ideal,
Nё gjithё veprat
Pa u ndal….

Me ato duar tё arta
E mendje tё ndriçuar,
Me djersen e ballit,
Vepra ka ndёrtuar.

Sa vlerё ka heroizmi!

Vitet kalojnё,
Si ujёt nёn urё.
Por emri Halit,
S’harrohet kurrё.

Nga gryka e pushkёs,
Qё hapte zjarr.
Tani ngroh zemrat,
Pёr ju Kosovarё!..

Me atё pushkё
Stolise lirinё.
Brezat qe do vijnё,
Ta duan Shqipёrinё.

Kёnga e pushkёs,
U fut nё histori.
Ajo do rrezatojё,
Veç pёrjetёsi…

Nga herozmi,
Erdhi lirija.
Do tё ketё nё zemёr,
Kosova, Shqipёria.

O Halit,me shokё tё tjerё!…
Je frymёzim,
Pёr ne Je nder!..

Je lavdia e shqipёrisё,
Krenaria e atdheut.
Je symbol i trimёrisё,
Je ylli i lirisё.

Kujtimi yt trimëri e rrallë

Ushtojnё kodra e male,
Dridhet toka me gjёmime.
Hovi trimit nuk i ndalet,
N’ luftё çan me guxime..!

Halit Coka djalё i ri,
I vendosur tё vdes nё kёmbё.
Nё front tё luftёs,
Pёr liri!…

Mu nё ball ka idealin,
Nepёr duar therorinё.
Po lufton titani ynё,
Pёr Kosovё e Shqipёrinё.

Vёlla ka dashurinё,
Bab e nёnё ka idealin.
Farefis ka Kosovёn,
Jestek gurin, shtёpi fushёn!…

Nuse ai ka lirinё,
Robёrinё e ka shembur.
Mbi armikun bёn kёrdi,
Pёr njё jetё plot liri….

Kallet fusha shuhen jetё,
Lart shpirti luftёtarё.
Nepёr flakё e Plumba,
Shkon Haliti Guximtar!!!

Qё Kosova tё jetoj,
Halit Coka marterizon.
Gjithё vdekjen,
E pavdekshme!?…

Pamflet

Çdo tre prill.
Shkon e vjen.
Zemrёn time,
Tё qetё se gjen…

Dielli nxeh,
E çel buçeta.
Pёr zemra
Qё janё tё qeta…

Nxen shumё,
E nuk bёn dritё.
Pёr zemra,
Fort mёrzitё!!!…

Dashuria
Pёr liri.
Ёshtё vyrtyt,
Pёr çdo njeri.

Ka njё tjeter
Qё bёn dritё.
Brez pas brezi,
Veҫ shёndritё…

Dashuria,
Pёr Atdhe.
N’zemёr tё Halitit,
Kish fole!…

Ёshtё njera,
Qё fort shёndrit!…
Mbi tё gjitha,
Dashuritё.