NGA POEZIA E SOTME KINEZE

0
626

Bei Dao

ART POETIK

Nga ajo rezidencë e madhe së cilës unë i përkas
mbetet vetëm tavolina, përreth
moçale pa fund
drita e diellit më ndriçon nga kënde të ndryshme
ëndrra me skeletin e brishtë të saj është si gjithmonë
në distancë, si një skelë që ende nuk është çmontuar
dhe ka gjurmë balte mbi faqen e bardhë
koha e ngritjes për shumë vite
duke tundur bishtin flakërues
më lavdëron, më lëndon
dhe pastaj, natyrisht, je ti, ulur përballë meje
shkëndijat e qiellit të kaltër që të lë në pëllëmbë
bëhen dru të thata, kthehen në hi.


Xiao Kaiyu

E DIELA PASDITE

Fëmijët me të lënë të mëdhenjtë hipin në teleferik,
kabina rrëshqet shpejt, piskatin me zëra të mprehta,
fyerjet e tyre fluturojnë hareshëm drejt të rriturve,
drejt derës solide që mbron lojën emocionante.

Gruaja e veshur me modë ulet pranë burrit të ri,
nuk vë re që ai ecën i matur mbi ujë
ndjen peshën e trupit të rritet, pothuaj
së fundi po rriten të gjitha përgjegjësitë.
Një buzëqeshje e lumtur flakëron në fytyrë,
del nga parku në mestyre, zënë e ndizen llambat e rrugëve,
lule të bardha oleandri hapin dritën e tyre, kur
hipin në autobus, atë përtueshëm e zë gjumi.


Yang Lian

PARAHISTORIA

ditët heqin tej maskat e ditëve ç’mbeti tjerër?
dadoja që të rreh mbi shpatull
dhe si gjithmonë qielli plot dëshira vrasëse
dritarja më e vjetër e dhëmbëve të peshkaqenit
kur humbet shikon detin
një gjuhë blu lëpin e vendosur udhërrëfyesin e udhëtimit
aq e ngazëllyer sa mishi në breg është krejt i zhveshur
në zheg vdekja po përshpejton
një puhi mund ta tundë këtë botë
era e ditës së fundit kush është fëmija i fundit e mbetur?
çdo fytyrë fsheh shkëmb prapa fytyrës
vetëm në parahistori, përsëriten karesti të ushqyera
nga dy duar
pluhuri i detit fluturon
në këmbët e merimangave
një pemë e shkëlqyer e ngarkuar me karrema lulesh
joshi atë që për mijëra milenume u joshe ti

Përktheu: Faslli Haliti