Autor: Rrahman Hyseni
Shkruan: Milazim Bajraj–poet
Vepra monografike “Mërgata shqiptare e Medvegjes në Zvicer” nga autori Rrahman Hysenii, është një vepër e rëndësisë së veçantë, ngase, në brendinë e saj sikur flet: “Kam peshë shekullore me ecejake, me luftëra, ndjekje e shpërngulje shekullore, nga të gjitha këto gjëmë e rënkime”. Herë-herë njeriu në këtë monografi të autorit Rrahman Hyseni, n’mes “thumbit e patkoit” gjen edhe çaste gëzimi në tokën e arbërit, në Kosovën Lindore, përkatësisht në Medvegjen trime.
Peshën kësaj monografie të Rrahman Hysenit, qe në fillim ia shtojnë jo vetëm të këqijat, dhembjet e gjëmimet shekullore, por edhe artfaktet historike si dokumentacion, dëshmi e nënshkrime të ofruara më përkushtim nga autori Hyseni dhe bashkëpuntorë të gjallë brenda dhe jashtë Kosovës Lindore, përkatësisht në diasporë.
Autori në kapërcyellën e motit, përmes kësaj monografie shpreh indinjatën e tij si shqetësim nga lashtësia e popullit të tij, ngase nuk posedojmë të dhëna nga Bizanti, të dhëna qe nuk përmenden për trojet tona.
Sipas autorit Hyseni, i pari që ofroi të dhëna rreth fatit e jetës së shqiptarëve, qe historiani, atdhetari dhe meshtari shkodran Dom Ndoc Nikaj, me veprën e tij”Historia e Shqipnisë”, ku ndër të tjera do të citonte:
“Kohët e hershme të tokës sonë,mund të quhen si kohë të errëta, ngase të parët tanë nuk ishin të dhënë pas dijes dhe pas hollimit të mendjes”
*
Autori Hyseni, bën një vështrim të thuktë rreth fatit të shqiptarëve të kësaj ane, përkatësisht shqiptare gjerësisht nga pozita strategjike, gjeopolitike, ekonomike sociale në trevat shqiptare të Ballkanit në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Jo rrallëherë nga forcat ndërkombëtare deri në gulfatjen, tkurrjen e truallit ilirik nga sllavët dhe grekët si përherë.
Autori,madje ofron shifra të gllabëruara nga ana e tyre më mija km2 të tokave shqiptare, qe autori i quan ndryshe ”brezi anësor” duke ua kujtuar brezit të ri se u janë konfiskuar-aneksuar qytete e fshatra shqiptare si: Podgorica, Zhabjaku, Moraça, Kolashini, Rozhaja, Medvegja, Shkupi, Manastiri e sa e sa qytete e fshatra përreth…
E keqja shqiptare ndodhi, thotë autori, historikisht, madje në fokusin ndërkombëtar duke mbyllur sytë para opinionit rreth strategjisë së tyre,veçse për t’i kënaqur orekset ballkanase, përkatësisht, të serbëve e grekëve që iu lejua pazari më tokat shqiptare sa në Veri, Lindje apo Jug, anë e tej trevave shqiptare.
Rrahman Hyseni, më këtë monografi, na freskon kujtesën e harruar ndaj padrejtësive shekullore që iu bënë shqiptarëve në grabitjen e tokave të tyre, por në anën tjetër, s’lë pa përmendur edhe sublimën, luftën e heroizmin kombëtar duke mos hequr dorë kurrë nga trolli i tyre, ani se i copëtuar, aneksuar e robëruar.
S’ka si mos të quhet monografi historike, gjeosstrategjike, gjeopolitike gjer më sot kjo monografi ashtu siç e paraqet autori Rrahmani. Monografia pasurohet madje edhe nga historia dhe kultura e Medvegjes ndër shekuj.
Sipas autorit Hyseni, dhe faktet qe posedon,Medvegja dikur njihej më emrin “Idium” ose, ka mendime se në kohën osmane Medvegja quhej “Medoka”, gjë qe sipas të dhënave që pisedon autori në këtë monografi, Serbia e okupoi Medvegjen më 1878, nga eksodi serbo-rus.
Në këtë monografi, autori Hyseni nuk lë manash përshkrimin gjeografik të Medvegjes dhe fshatrave për rreth duke përmendur nga monumente kulturore, veshmbathja, shkollimi e deri të zakonet martesore.
Autori ndjen dhembje nga mospërkrahja duke e lënë “jetim” e të hartuar këtë tokë të shtrënjt, Kosovën Lindore, përkatësisht Medvegjen me qytete tjera për rreth nga faktor politik, ekonomik e social.
Ëndrrën dhe iluzionet për këtë tokë nuk i vret autori. Atij i jep shpirt dhe zemër nëna natyrë, vetë perëndia do të thoshte Naimi.
Hyseni, nuk sheh gjithçka “terr” citat i autorit, ngase në Medvegjë, Baja e Sjarinës sikur flasin shqip më atë pellg pitoresk, që flasin më gjuhën e tokës, më gjuhën e Zotit, më atë dhunti që dhuroi Perëndia e që ndër shekuj gjëmojnë, pse jo edhe këndojnë shqip.
Dashuria për tokën, në këtë monografi jo vetëm që shkruhet, por ajo është prezent në çdo cep të saj, ku autori është shumë mirënjohës, i denj ndaj mërgatës shqiptare, përkatësisht asaj në Zvicër, zemrës së tyre bujare, që asnjëherë s’u kursyen ta ndihmojnë Medvegjen dhe trojet shqiptare. Më theks të veçantë përmenden mërgata e lartpërmendur që ishin dhe mbetën shtylla kryesore e benifiteve materiale aty ku flitet shqip.
Ajo që është për ta përshëndetur autorin dhe bashkëpunëtorët e tij të kësaj monografie, është korrektësia ndaj ndihmave humanitare nga shoqata e individë të ndryshëm që flasin më fakte e shifra në monografinë e Rrahman Hysenit.
Kësaj monografie ia shtojnë begatinë figura e personalitete të rënë kush në luftë e kush në paqë, falur për këtë tokë të shenjtë,mu nga kjo anë e që u futën në përjetësi si luftëtarë të paepur, kombëtarë e organizatorë si: Agim Ramadani, Ruhan Selmani, Fazli Hyseni e sa të tjerë si këta anë e tej trevave shqiptare, qe edhe po do autori nuk nuk mund t’i përfshijë dot në marginat e kësaj monografie.
Ndaj më lejoni të shpreh respektin më të madh ndaj personaliteteve si këta, respekt për gjakun e derdhur, për mendjet e ndritura të kombit shqiptar, për organizatorë, veprimtarë të të rënë e të gjallë, brenda dhe jashtë kësaj monografie! Në shenjë respekti për gjithë të rënët kudo në tokat shqiptare, më lejoni ta lexoj testamentin e të pavdekshmit, heroit kombëtar Agim Ramadani:
“MU SHTERRSHIN SYTË NËSE PUSHOJ
LIRINË TËNDE MË E ËNDËRRUE,
MALLKUE QOFTË GJAKU IM,
NËSE M’VRASIN PALUFTUE” A.R.
Sikur takova një ditë A. Ramadanin, e thirra e i thashë:
EJA TË KËNDOJMË NJË DITË BASHKË
I thashë luftëtarit
Eja të këndojmë bashkë
Më tha:
Ne kemi kënduar moti,
Kënduam në luftë më tha,
Gjaku ynë këndon edhe sot..
Më tha:
Ne kënduam në luftë,
Ju këndoni në paqe!
U përkula në gjunj
Ja putha dorën,
LAVDI I THASHË!
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar