Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Shqiptarët brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt dashakeq, lëngojnë nga vazhdimësia e verbërisë. Shqiptarët, historikisht, kanë një prirje të grinden midis tyre, janë në një pozitë të vazhdueshme “ndërmjet dy zjarreve”. Karakterizohemi nga Mospajtimi i brendshëm, prandaj, që të mbijetojmë si Komb dhe Vend, doemos të kemi Unitetin e jashtëm. Duhet të jemi gati të qëndrojmë në këmbë kundër të gjitha sulmeve, nga brenda dhe nga jashtë, edhe nëse ato vijnë papritur.
* * *
Kompromis pas kompromisi dhe shitje pas shitjeje, Kosova tkurret. Kosova sundohet, plaçkitet dhe vazhdimisht copëtohet nga një grup i vogël kastravecësh, kriminelë të paprekshëm, që mbrojnë interesat e ngushta vetjake e jo të Vendit dhe Kombit.
Zgjohuni menjëherë nga toleranca ekstreme, indiferenca dhe apatia, ta shpëtojmë Kosovën nga fëlliqësirat e paligjshëm që janë të gatshëm për çdo poshtërsi dhe Tradhti të Lartë ndaj Vendit. Ne nuk duhet të mbetemi idiotët e dobishëm të mafiozëve, hipokritëve dhe psikopatëve.
Idiot i dobishëm, në njëjës ose në shumës, është një shprehje e përdorur në zhargonin politik për të treguar dikë i cili manipulohet nga një lëvizje politike ose grup tjetër i pushtetit, pa e kuptuar fare, për të kryer punën e tyre në dëm të vetvetes.
Aristoteli: “Toleranca dhe apatia janë virtytet e fundit të një shoqërie që po vdes”!
* * *
Të paprekshmit e Kosovës, shtetit vasal të Serbisë dhe Turqisë, pas vitit 1999 janë tragjedia dhe rreziku më i madh për vendin dhe gjithë shqiptarinë. Një vend sovran nuk mund të lejojë që territori i tij të jetë zonë e lirë për agjentët e huaj dhe të vendit që vrasin qytetarët dhe shkatërrojnë vendin.
* * *
Sa më i madh të jetë komiku, aq më e frikshme dhe e mjerueshme është shprehja e budallallëkut që ai jep në formë komike dhe aq më shumë është e nevojshme të qeshim! Gjuha mund të përdoret për të gudulis gënjeshtrat si logjikë, si shkarravina “autobiografike” e djalit të neveritshëm, presidentit të paligjshëm të Kosovës: “Shteti i ri – burrështetas modern”.
Ky bërllok modern, (doja të them “burrështetas modern”), mbeti i ngatërruar keq në pazaret e shitjes së Kosovës. Është dashur kaherë të hiqet për veshi zvarrë në rrugë, bashkë me ata bërllok tjerë që e shkatërruan krejt dhe e bënë copë-copë atë pjesë të amputuar të Shqipërisë londineze. Këta cofëtina “politike” duhet të dënohen shumë rëndë për *Tradhti të Lartë*.
Kosova nuk udhëhiqet por sundohet nga bërllok të paaftë dhe bythë-shitës, servil të armiqve kolonizatorë. Ata kanë krijuar një krizë pas tjetrës: kriza ekonomike, kriza e sigurisë, kriza e sovranitetit, kriza e braktisjes së vendit nga rinia etj. E vetmja gjë e arsyeshme është zëvendësimi i atyre që kanë krijuar kriza, por që nuk janë në gjendje t’i zgjidhin ato.
Kosovës i mungojnë jo vetëm udhëheqësit në administratën e përditshme, por edhe më shumë autoritete që ndjehen përgjegjës për vendin (shtetin) ku ata paguhen për të kontrolluar dhe ruajtur. Kjo do të thotë se politikanët duhet të jenë përgjegjës për atë që bëjnë me vendin.
Padituria politike dhe e drejta për pushtet politik: Qytetarët me njohuri më të mira nuk kanë të drejtë të veçantë për të qeverisur. Por qytetarë pa njohuri rreth politikës dhe pasojat e zgjedhjeve të tyre politike assesi nuk duhet të qeverisin.
Ne si të rritur kemi të drejtën ligjore për të votuar, kjo nuk do të thotë se ka arsye të mira që të gjithë të kenë një të drejtë morale për të votuar dhe në këtë mënyrë të kontrollojnë (qeverisin, të vendosin për) jetën e njerëzve të tjerë. Nëse nuk jemi të interesuar ose të gatshëm të fitojmë njohuri për pasojat e zgjedhjeve tona, atëherë duhet të heqim dorë nga votimi. Pra, të merremi vesh, ne kemi të drejtë të vendosim për veten dhe jetën tonë, pa marrë parasysh se sa budallallëk, larg realitetit ose irracionale mund të jenë zgjedhjet tona, por me kusht që të mos shkelim të drejtat themelore qytetare apo politike të të tjerëve.
Legjitimiteti demokratik: Një regjim politik është legjitim nëse ka të drejtën morale për të hartuar ligje që mund të zbatohen përmes shtrëngimit (forcës). Një demokraci përfaqësuese është një qeveri e popullit ku pushteti politik i takon qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Si qytetarë të një shteti demokratik, njerëzit duhet ta gjejnë veten në mënyrë që të zbatojnë vendimet e shumicës (janë të detyruar). Është pjesë e rregullave të lojës në një demokraci.
Sidoqoftë, është e arsyeshme të pritet që ata që duhet të marrin vendime politike që mund të na imponohen të gjithë neve, janë mjaft mirë të informuar (të kenë dituri, kualifikim përkatës) dhe përgjegjës.
Megjithatë, nuk ka asnjë arsye që ne të udhëhiqemi (sundohemi) nga njerëz injorantë gjysmë-analfabetë dhe të papërgjegjshëm që nuk kanë njohuri për politikën dhe pasojat e zgjedhjeve të tyre politike.
Votuesit e pavetëdijshëm dhe të papërgjegjshëm nuk kanë të drejtën morale për të votuar dhe ata duhet të qëndrojnë në shtëpi në zgjedhje, me respekt për të tjerët.
Një rezultat i zgjedhjeve ku votuesit e pavetëdijshëm janë vendimtarë për rezultatin, siguron që bazat normative për respektimin e rezultatit të jenë të pavlefshme. Kjo do të largojë, në vend që të forcojë, legjitimitetin e një demokracie.
* * *
Qeveritarët shqipfolës të trojeve janë joligjor, veçanërisht ata të Kosovës, për të cilët me shumicë kanë votuar njerëzit e pavetëdijshëm dhe të papërgjegjshëm. Prandaj pazaret e tradhtarëve të pa-mandatë me gjakatarët serbo-çetnik për copëtimin e mëtejshëm të Kosovës, të kamufluara si “korrigjim kufijsh” etj janë të pavlefshme.
Askush nuk mund të kthehet prapa dhe të krijojë një fillim të ri, por të gjithë mund të fillojnë sot dhe të bëjnë një fund të ri.
* * *
Unë kam emocione patriotike për vendin ku linda (Australinë) dhe ku jetojë (Amerikën), pa harruar rrënjët e mia dhe atdheun e gjyshërve të mi, Shqipërinë (gjithë trojet shqiptare), për të cilën gjithashtu kam emocione të zjarrta patriotike. Prandaj edhe angazhimi im vullnetar pa konflikt interesi prej 2001-shit, duke dhënë kontributin tim modest për çështjen e trojeve dhe kombit.
Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem.
Mediat e pavarura atdhetare i publikojnë shkrimet e mia. Për motive të errëta antishqiptare, këtë nuk e bëjnë mediat e servilëve, por botojnë edhe shkarravina prej më të sertave nga shakaxhinj të sertë. Dhe, të tillët shumë shpejtë do të demaskohen, që të injorohen dukshëm nga lexuesit. Ju nuk mund të flisni për oqeanin me një bretkosë të ulur në një pus.