E T N I K U – Poezi nga libri, Këngët e popullit
Çdo pëllëmbë e humusit në atdhé
ka aftësinë e të bërit të korra, ka
aftësinë e të bërit pemë dhe fruta
ka aftësi të ushqejë njerëzit e saj
Në hapësirën tonë ku jetojmë
fal fuqisë së të mbjellave dhe të
korrave, Kosova është sofra jonë
toka që me aq zjarr e dashurojmë
Dhëndëri i mollës së kuqe, dhe
nusja e mollës së kuqe. Jo rrallë
shtriheshin tek qafat e livadheve
për të mbjellë një bimë shqiptari
Populli im, kombi im, atdheu im
plotë shpirtin e kam me Shqipëri
gjaku i lirisë rrënjët i ka të thella
për aq sa koha jep frymë, e merr
Atdheu mund të bëjë më shumë
ndaj papastërtisë së vullnetit të
lirë, vetëdija i jep peshë kohës
çlirimit i bie pesha më e rëndë!..
Rrustem Geci – Dortmund, 2016
Po e bukur per Etnikun, nga nje Etnik me emer Arab Rrustem!… nderroje ate emer …beje DARDAN GECI… se ishte mire me e nderrue emrin… une e kam pase emrin Mahmuut Gllavurda dhe e nderrova ne Dardan Gashi… fantaziiii diçka…..
Komentet janë mbyllur.