Karlo Radoja – i biri i të vërtetës qytetare

0
1124

Esse mbi nji Autobiografi.

Karlo Radoja asht si ai arkeologu i mirë, i ndërgjegjshëm, thellësisht i ndershëm me fjalën që zbulon gurë mbas guri dhe ndërton mozaikun e jetës së vet, të familjes së vet dhe të qytetit të vet nën diktaturë: Shkodrës.

Në cdo faqe të librit na shohim nji punë akribike, pa asnji mllef ndaj askujt, pa paragjykime, thjesht vetëm nisë nga dëshira e mirë me u ba nji dëshmitar i të vërtetës, me zbulue atë që ka mshehë koha nën vedi dhe me ja dhanë brezave.

Zbulimi ma i jashtzakonshme i këtij libri autobiografik me titullin „Karlo Radoja i biri i Carmelës dhe i Ndocit„ asht njiherësh edhe cilësi i mozaikun të Autorit. Cdo mozaik që në Athinen e Romën antike, para se me nisë me u ndërtue kishte nji cilës, nji motiv, mbi të cilin pastaj ndërtohej e ma vone edhe zbërthehej i tane motivi.

Karloja e ka zbulue ket motiv te plote nisë nga cilësi i solit të jetës së familjes se tij:
I jati i Karlos, i laureuem ne Itali si shumë intelektuale shkodranë të viteve 30-40, arrestohet si ekonomist i ndërmarrjes socialiste me akuzën e vjedhjes, sabotim të pronës socialiste ne nji proces që do te ishte nji roman kriminal i vërtetë. Këtij ekonomisti të formuem në universitete italiane trupi gjykues për habinë e nji qyteti te tanë i jep: Dënimin me vdekje.

Se cka ka përjetue Ndoc Radoja, ky njeri i pafaj, për ato javë të tana derisa të kthehej përgjigja nga gjykata e apelit në Tiranë, vetëm ai në muret e qelisë së tij e di, na nuk guxojmë as me mbyllë syte dhe me e imagjinue. Ndoshta duhet lexue I HUEJI i Alber Kamysë me e kuptue gjendjen shpirtnore të Ndoc Radojës. Ma në fund vendimi kthehet nga Tirana në 15 vjet, për ty rrëzue përfundimisht nga gjykata e naltë në pafajsi, për arësyen e shëndoshë se ai i kishte ruejte të gjitha dokumentet e shitblemjes që kishte nënshkrue drejtori, ky drejtor vëllai i te cilit do te bahej nji ditë drejtuesi ma i fuqishëm i partisë në Shkodër.

Ndoc Radoja doli i pafaj, porse ditënetët e ferrit kur pret se po bjen dera e po hin skuadra e pushkatimit, asnjiherë askush nuk ja perpunoi psikologjikisht dhe asnji terapi apo kurë e ngjashme nuk e ndihmoi intelektualin, faji i vetëm i të cilit ishte se kishte mbarue shkollen e naltë në Bari dhe kishte marrë nusen Barese.

Pikërisht, shkolla në perendim asht edhe cilësi i mozaikut që ka zbulue Karlo Radoja në autobiografinë e tij:
Në vitet 45-50 u zbatue nji strategji mjaft djallzore në qytetin e Shkodrës. Aty u morën njerëz të pafaj nga familjet që kishim mbarue në perëndim dhe u dënuen në mënyra të ndryshme me qëllimin djallezor: Nga këto familje askush ma në të ardhmen nuk do të kërkonte bursë studimi, nuk do te kërkonte me ba karriere, nuk do të kërkonte me u ngritë në shkencë, në art, në sport. Sepse ai ishte i PREKUN POLITIKISHT.

Në vitin 1950 në kohën kur sigurimin e shtetit në Shkodër e drejtonte hilmi saiti nji lumpen i „hunit dhe i litarit“erdhi erdhi në komitetin e partisë të rrethit vendimi final me shkrim nga partia komuniste dhe dikatori hoxha; Aty thuhej ndër të tjera:

„Katoliket shkodran të shtypen, atyne të mos u jepen bursa studimi, të mos bajnë karriere në asnji fushë…“

Kjo letër-qarkore do të kishte permasa biblike, sepse katolikët për 45 vjet me rradhë do të përndiqeshin sikur hebrejte në Egjypt e do të shtypeshin në geton komuniste. Kjo pjesa katolike ku nuk u ngul asnji gozhdë për 50 vjet nga diktatura e Katedralen ma të madhe në Ballkan ja kthyen ne pallat sporti nuk isht dokushdo. Kjo Shkodra katolike kishte nxjerre gjenite e kombit ne tana fushat, Shkodra ku shkruhej lahuta homerike prej Fishtës, ku luhej teatri i pare, ku jetoi Gurakuqi, Zadejat, Jakovet, Mjedat, Shllaket e mbarë gjenitë e kombit, aty ku u shkrue simfonia e pare, ku lindi dhe u rrit Loro Borici, mbreti i futbollit shqiptar.

Kjo letër do të përndiqte fatin e dhjetra brezave të talentuem shkodranë, që kurrë nuk ju dha shanci me kallëxue naltësinë e artit dhe talentit të tyne.

Vetëm me ardhjen e demokracise ky raport ndryshoi ne qytet, kur nji grup qytetarësh shkodranë shkuen në Tirane te Sali Berisha dhe i nxoren dokumentin që kishin marrë nga komiteti i djegun i PPSH-se me 2 Prill 1992 mbi perndjekjen komuniste ndaj katolikëve. Sali Berisha, i mire apo i keq, i lezetshem apo i palezetshem, asht shqiptari qe vendosi ekuilibrin në Shkodër për herë të parë mbas gati 50 vjetesh. Falë tij sundon edhe sot e kësaj dite nji harmoni e natyrshme e pushteteve simbas përkatësise fetare në Shkodër. Kjo u kunorzue me zgjedhjen e kryebashkiakut te parë katolik, mbas kohës së Zogut, z, Filip Guraziu. Z. Berisha shkoi edhe ma lerg, ndoshta i shokuem nga tragjedia e nji komuniteti te tanë, dhe vendosi edhe numrin dy të pushtetit nji katolik shkodran, ne fillim Pjeter Arbnorin e ma vone Jozefina Topallin. Ky raport vazhdoi per vite me radhe, derisa erdhi ne pushtet edvin rama, i cili rilindi zonën e parë operative dhe kthye Shkodrën përseri mrapa në kohen fatkeqe te vitit 1950.

(Mjafton me pa se si nga rreth 50 ambasadore shqiptarë në botë, ministri i jashtem D.S. Bushati asht përkujdesë që të mos jetë asnji katolik shkodran.)

Karloja i vogël dhe familja e tij , si e gjithë Shkodra e përndjekun katolike i afrohet qendrave të fundit të kulturës që ju kishin mbete, kishave katolike. Keto kisha nuk drejtoheshin vetem nga meshtarë të thjeshtë, porse aty ishin ende ajka e kulturës së kombit, gjuhëtare dhe albanologë par Excellence dhe Karloja i vogel mori edhe bazat e atdhedashunise e nji shqiptarizmi te denje nga franceskani i jashtzakonshem i albanologjise At Justin Rrota.

Kështu ky djalë me Nanën bareze dashunohet mbas muzikes e duket se ne te rreh ai geni i barezeve te medhej te muzikes italiane, Mimo Modugnos e Albanos. Atij ngadale i hapen edhe rruget ne skenen e teatrit si instrumentist, pak nga miqte e tij katolike dhe muslimane te ndershem shkodranë e ma shume nga talenti dhe disiplina e punës. Mekanikut trompetist, pasioni i te cilit kishte qene me u ba aktor i vërtetë, e me kapërcye amatorizmin e babës dhe të axhës së tij, i zbuluem nga regjizori i jashtzakonshëm shkodran Lec Shllaku, nuk ju realizue asnjihere kjo deshirë. Karlo Radoja mbeti nji jetë të tanë, ende sot trompetisti i apasionuem shkodran.

Vetëm në vitin 1990 kur ma në fund komunizmi po rrëzohej gjithandej Karloja bashke me Nanen e tij shkojne në Bari mbas plot 50 vjetësh, per tre muej si vizitore. Porse barezja fisnike qe ja kishte kushtue nji jetë dashunisë dhe familjes së saj në Shkodrën nën diktaturë nuk e gjen ma Nanën e saj dhe ajo e di se cka perjetue në zemren e saj, të mendosh se edhe i jati e kishte lane krejt kerthi. Jetime me babë te vdekun i ri dhe jetime me Nane gjallë për nji jete të tanë.

Miq në këto ditë të nxehta gushtit lexoni autobiografinë e Karlo Radojes, nji muzikanti dhe intelektuali shqiptar i cili megjithse tashma asht nënshtetas italian që 25 vjet, nuk harron asnjihëre qe për cdo vere me ardhë ne Shkodren e tij te cilin e deshti dhe vazhdon me e dashtë me nji dashunidhimbje të pashoq.

Gjergj Jozef Kola
Vjene, Gusht 2018.