Dje, në Gjakovë u mbajt Sesioni Shkencor ”Dom Anton Kçira – Ambasador i shqiptarëve në SHBA”

0
2016

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Dje, me 1 gusht 2018, në ambientet e Hotel “Metropol” në Gjakovë, nën patronazhin e Këshillit Organizativ-Shoqatës së Intelektualëve “TROJET E ARBRIT” Prishtinë, para pjesmarrësve të shumë krye/klerikëve katolik ( mons. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkev i Tivarit, mons-patër Hil Kabashi, mons. Zef Gashi, ish- Arqipeshkëv, don Nikë Ukgjini, patër Ndue Kajtazi, guardian i françeskanëve në Gjakovë, don Pashk Dani, don Kolë Thaqi, don Albert Jaku etj.), ambasadori shqiptar prof. Islam Lauka, Pjetër Gjergji, Kryetar i Shoqatës Kulturore “Ndue Perlleshi” nga Zvicrra, intelektual, studiues e personalitete të tjera të artit dhe kulturës nga Shqipëria, Kosova e diaspora.

Akademia në fjalë u hap nën intonimin e hymnit kombëtar dhe me pas vazhdoi me hapjën e pjesës solemne nga ana e Prof.dr. Muhamet Shatri, i cili veq tjerash tha se:“ don Antoni, ishte është dhe mbetet një shtyllë me vlera shumë dimenzionale e kombëtare”. Më pas u deklamua poema e Ernest Koliqit: ”Kanga e Kapidan Markut”.

Me fjalë rasti e pergezimi drejtuar figurës së don Anton Kçirës, dhe pjesmarrësve të Sesionit të III shkencor u paraqitën edhe prof. Islam Lauka, ish-amabasador i Shqipërisë në Kosovë, mons Hil Kabashi, e patër Ndue Kajtazi, guardian, të cilët e vlerësuan pozitivisht aktivitetin e don Antonit, dhënë kauzës kombëtare e misionit të tij profetik në Kosovë dhe Amerikë.

Në pjesën solemne u vazhdua me kumtesa të ndryshme nga referuesit:
1. Prof. Fatmir Minguli ( lexoi mr.sc. Nue Oroshi ) “Don Anton Kçira – në jubileun e 50 vjetorit të meshtarisë”
2. Tomë Mrijaj: ”Dom Anton Kçira një jetë në shërbim të Zotit dhe kombit”.
3. Dom Albert Jakaj: ”Kontributi fetar dhe kulturor i Dom Anton Kçirës në Kosovë”.
4. Leonora Laçi: ” Recencë për botimin e dytë të Tomë Mrijaj & Klajd Kapinovës kushtuar Dom Anton Kçirës”
5. Dr. Riza Sadiku: ”Kontributi kombëtar i Dom Anton Kçirës ne Kosovë dhe Amerikë”,
6. Mhill Velaj: ”Si e njoha Dom Anton Kçirën ”
7. Lekë Mrijaj: Vështrim i librit ”Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”.
8. Nue Oroshi: ”Kontributi i Dom Anton Kçirës për Kosovën dhe Shqipërinë në politikën amerikane”

Ishin edhe shumë kumtesa nga referues të tjerë të cilët në pamundësi pjesmarrje në këtë sesionin shkencor, kumtesat e tyre ia derguan panelit drejtues e komisionit të Shoqatës së Intelektualëve “TROJET E ARBRIT” për botimin e këtij libri.

Andaj po i veçoj disa prej tyre:

1. Pjeter Nikolla: ”Kontributi i Dom Anton Kçirës për figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”.
2. Franc Llesh Grishaj: ”Dom Anton Kçira një shërbetor besnik i Zotit, kishës dhe Shqipërisë Etnike”.
3. Anton Antoni: ”Kontributi i Dom Anton Kçirës në Kishën e Gllogjanit”.
4. Pal Canaj: ”Njohja me Dom Antonin”.

5. Mikel Gojani: ”Don Anton Kçira – pasues i denjë i traditës së etërve të fesë dhe kombit”.
6. Klajd Kapinova: ”Dom Anton Kçira – njeriu i pamposhtur në dobi të kombit shqiptar”.
7. Gjon Frani Ivezaj: ”Dom Anton Kçira – arkitekti i atdhedashurisë dhe Shqipërisë në miniaturë, në kishën e shën Palit në Detroit të SHBA-së”.
8. Arben Çokaj: ”Dom Anton Kçira për shumë dekada me radhë u bë symbol i trinomit: Fe – Atdhe – Përparim”.
9. Kristë Gjinaj: ”Pse sulmohet Dom Anton Kçira” etj.

Në fund të prezentimeve të kumtesave nga ana e referuesve ishte edhe don Anton Kçira, i cili me një fjalë i falenderoj të gjithë organizatorët, referuesit dhe të pranishmit në fjalë, në çrast nga mr. sci. Nue Oroshi, kryetar, i’u dhurua një skulptur modeste e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Ishte prof. Dr. Riza Sadiku, i cili pozitivisht e vlerësoj këtë sesion shkencor njëkohësisht i falenderoj të gjithë kontribuesit e këtij evenimenti, në veçanti një falenderim të posaqem i bëri publicistit të mirënjohur shqiptar, veprimtarit e studiuesit nga SHBA. z. Tomë Mrijaj, i cili që nga themelimi po e mban fuqishëm gjallë Shoqatën e Intelektualëve” TROJET E ARBËRIT”.