Mo Fei
Ai grurë hikërror plot argjend mbi mal
shtrihet dhe tërhiqet në erë
pa mundur t’i harrosh
brirët e buajve që rrotullojnë dhe kthejnë
kujtimet e barit të gjelbër të hedhur kudo
plugu që lundron mbi një tokë të flakëruar
Pritet një shi
pritja mund të zgjatë me vite
Në pjerrësrë të shpatit gruri përskuqet
Dhe më kot përpiqet të mbizotërojë një korije
vonon ardhja e stinëve
duke ecur verbërisht fëmijët hapin dyert
që të çohen natën me mua
me të njëjtën llambë
Shu Ting
MURI
Nuk gjej mënyrën për t’i rezistuar murit
përveç dëshirës që kam për të rezistuar.
Çfarë jam unë?
Çfarë është ai? Mbase është ai lëkura ime
që dalëngadalë plaket
e pandjeshme ndaj shiut dhe erës
si dhe e pandjeshme ndaj parfumit të luleve,
ose mbase edhe,
unë jam vetëm një tufë me gjethe
që dekoron plasat e tij me baltë,
unë jam rasti, ai është nevoja.
Natën, muri animizohet,
përhap tentakulat e tij të buta,
më shtrëngon, më mbyt,
më adapton çdo formë.
E tmerruar vrapoj në rrugë,
dhe zbuloj të njëjtin makth
është lidhur në thembrën e çdo njeriu.
Shikime të tmerrshme,
mure akulli.
Ah, e kuptova,
ajo që duhet të rezistoj para së gjithash është:
kompromisi me murin,
dhe pasiguria përballë kësaj bote.
YAN LI
KËNGË TË HEROIT
Të gjitha rreziqet përballë tij nuk mund të bëhen varri i tij
Dhe është një rast ky që nuk mund të satirizohet.
Ai vazhdon të jetojë sepse prindërit e tij janë ende të rinj.
Varreza që ai lavdëron i mërzitur nga shoqëria
që sot rrethon shtratin e tij.
Ai do të donte të prekte edhe mesditën.
Ja kështu u zihet fryma maktheve
por ulurima e tij vazhdon përplaset mbi mur
dhe sapo dritarja e tij hap gojën ja që
të gjitha mobiliet nxirren nga kjo shtëpi.
Ai e do kaq intensivisht këtë shoqëri aq sa ne nuk duam mure.
Të gjitha varret para tij nuk mund të përbëjnë një rrezik
nuk mund të humbasë shpresën
ai ka duruar ditë deri tepër paqësore
më shumë se njëqind milje në orë
nuk mund të frenojë më në kohë
sytë e tij të inatosur nga stuhia mbyllen.
Në errësirën e realizmit
pa në makth një rresht të pagjumë varur
vendosi të ngrejë një stelë për dhjetëra vende dora dorës
të bashkuar në këmbët e parave
ndjen se nuk i duhet më të mbathë këpucë
sepse në buzë të shtratit të tij ai mund të arrijë kufijtë e qiellit dhe detit.
Përktheu: Faslli Haliti