Duhet reformuar edhe institucioni i avokatisë

0
465

Në foto: Av. SergjioMazreku

Pse të përjashtuarit nga organet e drejtësisë nuk kanë vend në dhe Institucionin e Avokatisë?!

Nga Av. Sergjio Mazreku

Ditët e fundit, obsionit të kthyer në vendim, për të mos lejuar që të përjashtuarit nga organet e drejtësisë me anë të vetingut të penetrojnë në sistem si avokatë, i kanë paraprirë dhe pasprirë mjaft qëndrime përkrahëse dhe kundërshtuese. Ajo që mund të përbashkësojë këto qëndrime është vlerësimi i faktit se institucioni i avokatisë, me të drejtë, konsiderohet si një hallkë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë dhe nuk mund të ketë reformë të plotë të këtij sistemi, pa reformuar këtë institucion.

E vërteta është se institucioni i avokatisë nuk mund dhe nuk duhet konsideruar si një vend ku mund të hyjnë e të dalin sa herë të duan persona që e kanë njollosur profesionin e tyre si dhënës të drejtësisë me afera të dyshimta, duke u bërë pjesë e devijimit të skajshëm të orgabneve të drejtësisë në këto vite tranzicioni.

Trajtimi i institucionit të avokatisë si një han me shumnë porta ku mund të hyjë e të dalë gjithëkush, nuk i shërben misionin të avokatit në një shoqëri të hapur si e jona.
Institucioni i avokatisë është institucioni i mbrojtjes së fajtorit dhe i të pafajshmit, është institucioni që ka në themel respektimin e njeriut si qënie humane që meriton të ketë një mbrojtje të garantuar ligjore dhe institucionale, në të gjitha rrethanat e mundshme, ku mund të ndodhet e të përfshihet. Ky institucion që presupozohet të jetë i shenjtë dhe i pavarur, edhe pse ka rreth dy dekada që ekziston në Shqipëri, paraqet një problematikë të mprehtë dhe plot enigma. Këtë institucion nuk mund ta përfaqësojnë “mbetjet” e flakura të prokurorive dhe gjykatave të këtij vendi, por njerëz me integritet të lartë moral dhe profesinal.

Shoqëria shqiptare, në përpjkekjen e saj sizifiane për të kapur kohën e humbur, për të gjetur vetevten, pas një stanjacioni të gjatë ideolgjik, nuk mund të jetë plotësisht e lirë dhe demokratike pa një funksionim real dhe të plotë, pa asnjë ekuivok e keqkuptim të institucionit të avokatisë. Dhe ky funksionim nuk mund të bëhet me urdhër peshku, as me reforma të trumbetuara të radhës, që ngrejnë një kastë juritësh e ulin një kastë tjetër, por me ligje e paketa ligjore institucionale, që e çlirojnë avokatinë si fushë e ushtrimit të së drejtës dhe avokatin si ushtruesin e kësaj të drejte të mbrojtjes ligjore nga të gjitha barrët jashtëjuridike, që aktualihst i ka me tepri dhe e mbajnë atë ende të ngujuar në nën çadrën e hallkave të tjera të drejtësisë.

Në të drejtën penale amerikane ka një postulat të famshëm, me të cilën ky vend kampion i lirive dhe i të drejtave qytetare ka kryer një revolucion human në fushën e garantimit të një mbrojtje reale të të dyshuarve që përballen me një process gjyqësor. Ky postulat thotë kështu: “Më mirë një mijë kriminelë të lirë se një I pafajshëm I dënuar pa të drejtë”. Ky postulat e vendos avokatin në atë lartësi që ia do puna e tij fisnike dhe e përgjegjshme, të jetë një zë I fortë në mbrojtje të klientit të tij, një zë I pavaruar nga askush, nga asnjë organ gjyqësor dhe institucion I të drejtës, përveçse nga ligji dhe nga e drejta.

Avokati në shoqëritë e zhvilluara të vendeve perëndimore është përfaqësuesi i kudogjendur i klinetit të tij, i qytetarit të lirë, që nga aplikimi i procedurave më të thjeshta civile, që kanë të bëjnë me aktet e trashëgimsë, testamenteve, zgjidhjeve të çështjeve pasurore etj., deri tek paditë penale dhe akuzat që i çojnë klientët e tyre të akuzuar si të dyshuar për krime të ndryshme, në përballje me togat e zeza në gjyq.

Jo vetëm shtresat e pasura sociale, por dhe shtresat më pak të privilegjuara të shqërisë në këto vende kanë avokatin e familjes, i cili e ka të rregulluar me ligj që të përfaqësojë dhe të mbrojë të gjitha interesat e klientit dhe të familjes së tij. Kjo përgjegjësi buron nga statusi i avokatit që është një status i nderuar nga ana sociale dhe absolut në kuptimin e autoritetit nga ana juridike. Është një status që e ngre figurën e avokatit në një staturë të ligjit, në një ikonë të së drejtës.

Në Shqipëri avokati, në pamundësi të një statusi dinjitoz, që të mbrojë vlerat e institucionit të shenjtë që ai pëfaqëson, konsiderohet si një lloj menaxheri, si një hallkë e ndërmejtme, jo rrallë korruptive, ndërmjet klientit dhe organeve të pushtetit gjyqësor. Ky është një keqkputim i madh, një lloj atrofizmi pa zhurmë e bujë që i bëhet avokatit, për ta kthyer atë në një levë të tërthortë të pushtetit dhe monopoleve të tij, që ushqehen nga politika.

Duke e zhvendosur avokatin në mënyrë të qëllimshme në sferën e luftës së egër të tregut të lirë, ku ai duhet të sigurojë klientelën dhe shpëblimin, ai përjashtohet nga deviza dhe përkushtim human ndaj të drejtës, për më tepër, herët a vonë ai kthehet në një menaxher të thjeshtë, që më shumë se për të drejtën do të përkujdeset për rritjen e të ardhurave të tij. Dhoma e Avokatisë nuk mund të varet nga institucione që i nënshtrohen rrotacionit politik dhe nuk kanë në plan të parë ligjin dhe të drejtën, siç duhet të ndodhë normalisht dhe siç ndodh në të gjitha shoqëritë e zhvilluara demokratike, por objektivat politike, siç ndodh për fat të keq në vendin tonë.

Për shkak të këtyre devijimeve, shpesh ndëshkohen persona për faje të vogla, shpesh jo të vërtetuara katërcipërisht në gjykatë dhe dalin për lagur “peshq të mëdhenj”, trafikantë droge, kriminelë me “jaka të bardha”, me duar të llangosura nga krimi.

Një nga apostujt më të mëdhenj të së drejtës humane, shkrimtari i famshëm Viktor Hygo shkruan: “Nuk ka njerëz dhe shoqëri të përsosura, ka ligje të përsosura”. Ai vetë, me anë të një rrëfimi brilant për të drejtën dhe krimin, paraqiti në romanin e tij “Të mjerët” një nga perlat më vezulluese të rrugëtimin shpirtëror të njeriut drejt përsosjes morale, e cila është streha më e sigurtë e drejtësisë universal.

Në këto rrethana, kur avokati duhet të jetë mishërimi i një morali të ri njerëzor dhe juridik, është absurde që të pëzënët nga gjykatat dhe prokuroritë e këtij vendi të gjejnë “strehë” në Dhomën e Avokatisë. Prokuroria dhe gjykatat kanë në mes një “hallkë” të ndërmjetme, avokatin, pa pastërtinë e të cilit nuk mund të ketë një sistem juridik të pastër, i cili të mund ta japë të drejtën në përputhje me standardet më të larta morale dhe ligjore.

Ka ardhur koha që të ketë një status të avokatit. Jo status formal, por të detajuar, që të mbrojë të gjitha të drejtat dhe liritë e avokatit, ta mbrojë atë nga kërcënimet e botës së krimit, ta shkëpus atë nga kthetrat e gjyqësorit, të çlirojë atë nga barra e rëndë e tregut të lirë, dhe t’i japë atij një vend të nderuar në shoqërinë shqiptare, e cila ka aq shumë nevojë për konsoldimin e institucionit të avokatisë dhe për ikonizimin -në kuptimin e mirë të fjalës- të figurës së avokatit, si figura që mbron interesat e njerëzve në nevojë dhe shtteesave më në nevojë të kësaj shoqërie.