ROMANZA nga ARTUR RIMBAUD

0
469

ARTUR RIMBAUD

ROMANZA

I

Në shtatëmbëdhjetë vjeç s’mundet të jenë seriozë.
– Një natë, në djall birrat dhe limonada
dhe dritat e shkëlqyera të kafeneve të zhurmshme!
– shko të shëtisësh nën blirët e gjelbër.

Sa i këndshëm është bliri mbrëmjeve të qershorit!
Ajri është aq i flladitës sa mbyll dhe qepallat
nuhat erën që jehon – qyteti është afër –
dhe sjell aromat e birrës dhe verës …

II

Ja ku dallohet një copë e vogël
e kaltër e errët, kornizuar me gjethe të lehta,
mbuluar me pika nga një yll i lig që shkrihet
në pulsime të ëmbla të vogla dhe të bardha …

Natë qershori! Shtatëmbëdhjetë vjeç! E lë veten të dehesh.
Limfa është një shampanjë që të bie në kokë …
Bredh dhe ndjen një puthje në buzë
që pulson si një kafshë e vogël …

III

Zemra është një Robinson budalla në një roman
– Kur, në dritën e zbehtë të një reflektimi
kalon një vajzë magjepsëse
në hijen e jakës së e një babai të tmerrshëm…

Dhe meqenëse i dukesh jashtëzakonisht naiv,
Duke trokuar mbi çizmet e saj me qafa
kthehet e kujdesshme me gjeste të shkathta
-dhe mbi buzën tënde vdesin improvizimet …

IV

Je i dashuruar. Deri në muajin gusht u mor me qira.
Je i dashur. Sonetet e tua e bëjnë për të qeshur.
Të gjithë miqtë tashmë janë zhdukur, je me shije të keqe.
-Pastaj e adhuruara, një mbrëmje, denjoi të të shkruajë …!

– Atë mbrëmje… -Kthehesh në kafet e shndritshme
dhe porosit prapë birrë dhe limonadë …
në shtatëmbëdhjetë vjeç s’mund të jesh serioz,
nëse ka blirë të gjelbër përgjatë shëtitores.

29 Shtator [prush 18] 70.

Përktheu: Faslli Haliti