DASMA E NDALUAR

0
678

TREGIM

nga Kristina Demiri Dojçe

Java kaloi si pa kuptur e ja erdhi perseri e diela. Per kete zonje qe po u afrohej te shtatedhjetave te gjitha ditet i dukeshin njesoj, te zakonshme e perpiqej t’i falte vetes ndonje kenaqesi pas asaj qe quhet e zakonshme.Kohet e fundit sikur kishte gjetur nje fare qetesie shpirterore duke pare ca telenovela turke e ca indiane se trajtojne tema familjare e nuk kane shume nga ato te fundit, me te gjitha jashte.
E diela ishte nje nga ditet qe nuk ia falte kete kenaqesi, programe televizive jane e secili shikon interesin, çlodhjen qefin e tij ndaj duke kerkuar neper stacione te ndryshme vemendjen i terhoqi nje reklame, nje afishe e zeri i komentuesit…

— Mos u largoni ju lutem, pas pak filmi rumun “DASME E NDALUR”
Pas nje komenti te bukur filloi filmi. Ngjarjet zhvilloheshin ne Rumani, rreth viteve 1955..1960, koha kur komunizmi, ndikimi i ruseve po lekundej disi ne Europe, kur disa shtete po perpiqeshin te cliroheshin nga ky sistem e kur Bashkimi Socialist, bente gjithe perpjeket per t’i mbajtur ne tutele keto shtete.

Po ç’lidhje kishte sistemi me nje dasme. Ajo u perket atyre qe martohen e nuk po i pritej te shihte me tej… Eh ç’te shihte… nje dasme qe nga nje gezim u kthye ne helm, ne vaj, nusja u perdhunua e u vra se fundi nga pushtuesit “Miq” e dhendri me gjithe te rinjte u muar peng. Qyteti mbeti i shkrete.

Shau veten qe ndoqi kete film se mendoi qe do shihte nje Dasem e te merrte kenaqesite qe te fal nje ngjarje kaq e bukur ne jeten e njeriut
Po- i tha vetes, dasma eshte gezimi me i madh e si per te hequr merzine mori e shfletonte albumet e dasmave.. te dasmave, se shume te tilla kishte shijuar. Dasma a saj… fletet kalonin nje nga nje e caste te mrekullueshme. Dasmat e femijeve… A.h keto mrekulli te jetes..dasma, dasma.. e urroi.. gjithemone dasma te kemi… e jete te lumtur te gjithe çiftet…

U ngrit e si per ta shijur me mire kete ngjarje i shkoi mendja te shihte Fustanin e Nuserise, qe e ruan si te shenjte, te vecante ne garderoben e saj e do qe t’ua fale mbesave si kujtim per nje dasem te bukur, per nje dasem nje here e pergjithemone.
E kishte veshur, ajo dhe nje shoqja e saj e duke kujtuar shoqen i erdhi ne mendje… prapë nje “DASEM E NDALUAR”
— Jo, –i tha vetes, gabim, kete fustan nuk do tua jap…e solli ne mendje dasmen e shoqes…

Ky fustan i perket edhe asaj. Ky fustan rruan brenda nje histori, qe do tua tregoje te gjitha mbesave te botes..se kohet ndryshojne, po dasma eshte nje, nje bukuri..qe nuk duhet harruar e qe aq me shume duhet te behet, sido qe te jene rrethanat..
Ishin ne moshen me te bukur.Kishin kaluar te njezetat, kishin studiuar, kishin punen e te dashurit e zemres e po pergatiteshin per te ndertuar cerdhen e tyre familjare, te gezonin e te shtonin si thoshin atehere, te mbushnin shtepine edhe me zogj te rinj, femijet.
Kishin deshire te visheshin me te bardha, si ato shtojzovallet e pyjeve, si ato engjejt , si parthenat e historive.

— Po,a mund ta vishnin. Ketu fillon edhe historia
Sistemi, nje ligj i pashkruar kishte vendosur te mos visheshin me te bardha, te mos beheshin nuse, po ashtu thjesht…Ah ajo kohe.
Po ato donin te ishin nuse, nuse me fustan te bardhe. Kerkuan nga mamate e tyre, po kush mund te hahej me ligjin,kerkuan nga vjerat, po a jeni Parthena… ju thane.

Dy vajza, dy ligje te pashkruar qe donin t’u merrnin gezimin, qe donin t’u prishnin lumturinne.Lumturia nuk eshte fustani e kishin nje fare te drejte, po fustani u be shkak per te prishur lumturine, se njeren nga vajzat njerezia e te dashurit te saj nuk e donin.
— Ti do fustan te bardhe.. i thane vishe..po edhe edhe ne duam kostum per dhendrin, duam edhe paje te majme te rende sic e kemi seren dhe zakonin.

— Çfare kerkoi, pse gjithe kjo– mendonte e shkoi tek shoqja e saj, mikja e saj per te biseduar, per ta ndihmuar-
— Mos u bej merak.. fustanin ta jap une.Ty te pelqeu e filluan ta vishnin nje here njera e nje here tjetra…dy flutura, dy zana, dy bukuroshe nuse.

U tha e u be, Dasma po afrohej. pergatitjet. E ja solli ne mend,si po e zbukuronin pajen, çfare dhurata do benin, si do rregulloheshin ate dite, Biseda te fshahta mes mikesh, gezimi dhe hareja.ftesat e organizimi.Sipas zakonit, nuk duheshin te takoheshin dhendri me nusen per ca kohe, qe te kishin mall, po ku u rrihej atyre e bene si bene, ne erresiren e nates, atje tek vendi i tyre, shkembyen ndonje puthje te shpejte per te then se nuk mund te rine dot pa njeri tjetrin.

Naten para martese, Agroni nuk erdhi. U merzit Linda, Majlinda, po zakoni tha e shkoi te gezonte me miqte e shoket se dasma kishte marre zjarr.
Mengjesi erdhi i bukur, pak i fresket megjithese ishte Korik
Linden e rrethuan shoqet, e veshen nuse me fustan te bardhe. Ndriti ylli, ndriti hena. Dielli dergoi rrezet e tij e nje zane, nje bukuri hyjnore mbushi shtepine, gezoi zemrat e njerezine.Te gjithe u veshen e te gezuar filluan te prisnin musafiret urrimet.

Dasma morri zjarr se filloi edhe muzika..kenge valle hare e Linda ne krye te dhomes, buzeqeshte e pershendeste, po nje si merak, nje rehje te vecante te zemres sec ndiente.Emocionet e dasmes, ,meraku per Agronin se dasem eshte… Ah kjo dashuria, ku nuk te shpie se dhe ca fjale ,si me shaka te Agronit sikur i ishin ngulur ne mendje…shiko te dua te bukur..se perndryshe…

— O zot ishte e bukur vertet, do ‘t’i pelqente…
– Pse nuk po vine krushqit..se keshtu ishte zakoni
Te gjithe dasmoret ne qef, Nena hynte e delte.., e mbante veten, po kur largohej pak, fshehurazi fshinte lotet qe i delnin nga syte…lot gezimi, po edhe lot meraku, se vajza ikte nje here pergjithemone nga shtepia e do vinte si mike.. Ah vajzat tha nena
Pas pak erdhi vetem nje Krushk e ai kerkoi babane e nuses e u larguan pak nga shtepia.

— Dasma nuk behet ndalohet,–tha e vazhdoi
— Nusja eshte veshur me fustan te bardhe.Pajes i mungon Qilimi e Perdet… Dhendrit nuk ia derguat Kostumin
Babai e humbi, nuk foli e me koken ulur hyri ne shtepi.
Grua tha…thirr cupen

– Bije e babajt, te kam shpirt, te kam xhan, te kam driten e syve, krenarine e shpirtit..e lotet i rrithnin curk….Dasma u ndalua.
Babbai u ul ne divan. Nusja nuk po kuptonte. Nena donte te ulerinte, po nje dore ia zori gojen e nuk u degjua ze.
Ne dhome kishte hyre shoqja, mikja e saj.

–Ishte nje shaka nga ana e krushqeve, se keshtu e kane zakon.
– Dasma do behet, krushqit po vine– dhe me syte qe leshonin lot, i puthi qe te tre.

Krushqit erdhen rakija e dollite shkonin e vinin. Te gjithe dasmoret gezonin.
Erdhen moren edhe LINDEN…e kur ajo pa Agronin dhender kuptoi te verteten e kesaj dasme te ndaluar
Agroni kishte veshur kostumin e shokut te tij, qe do marrtohej te dielen tjeter…
Ne dhomen e nuses, tek shtepia e Agronit, mbi Gardhirop, pra mbi dollap qendronin te hapur, nje qilim e perde… te mikes se saj…
.Tani Linda kuptoi, shoqja, mikja ishte shpetimtari i dasmes.

Agroni i shpjegoi gjitheshka..ai do ta merrte, po mikja i ishte lutur..te behej si duhet, Dasma se njehere marrtohet njeriu e dashuria mbreteroi, lumturia e perjeteshme ishte midis tyre
Ah fustan i bardhe.. e puthi si te ishte vete shoqja e saj
Asgje ne bote nuk ndal dashurine, apo jo mikja ime e dita mori prap kenaqesine qe te fal nje televovele e jetuar.Sa bukur, te jetosh, te duash te jetosh. e te gezosh veten e te tjeret.