E rrallë/ Me protezë në këmbë ëndërron finalen në “Miss Italia”

0
382

Opinion.al

Adoleshentja 18-vjeçare italiane, Chiara Bordi, e cila ka humbur njërën këmbë në një aksident rrugor pesë vite më parë, nuk i ka pushuar së ndjekuri ëndrrat e saj.

Ajo ka dalë e katërta në zonën e saj në Subiaco, duke u bërë pjesë e finales rajonale, që mund ta çojë atë drejt garës së madhe “Miss Italia”.

Dola në pasarelë me disa pasiguri. Kam luftuar për të arritur këtu. Kam luftuar kundër paragjykimeve, kundër nënvlerësimeve dhe kundër vetes sime, dhe nuk dija çfarë të prisja”, ka deklaruar 18-vjeçarja italiane.