Ilustrime kreative që shpjegojnë luftën me sëmundjet mendore

0
556

Dita, 29 korrik 2018

Piktori Italian Federico Babina ka realizuar një formë të veçantë arti, të quajtur “ARCHIATRIC”, përmes së cilës ofron një reflektim kreativ ndaj marrëdhënieve të njerëzve që vuajnë nga problemet mendore.

Gjithë imazhet e mëposhtme ofrohen si një lloj përpjekjeje abstrakte për të përkthyer paranojan, disleksian, depresionin, skizofreninë, sëmundjen e Alzheimerit, autizmin, ankthin e fobinë.

s.a/dita

Fobia – gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj një objekti apo situate të caktuar.

Ankthi – ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen.

Autizmi – çrregullim neurobiologjik që shoqërohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash.

Sëmundja e Alzheimerit – forma më e shpeshtë e demencës; qelizat e trurit vdesin pak e nga pak, gjë që sjell vështirësi në marrjen e sinjaleve.

Skizofrenia – formë e përsëritur e sjelljeve anormale. Ç’rregullim i sistemit emocional, të mendimit dhe perceptimit. 

Depresioni – gjendje e çrregullt shpirtërore dhe fizike që shkakton humbjen e energjive, shtimin e trishtimit, mungesën e dëshirës për të jetuar; shoqërohet me nervozizëm, ndryshime të dukshme në peshë etj.

Disleksia – probleme në të nxënë që lidhen me vështirësitë për të perceptuar shkronjat dhe numrat.

Paranoja – gjendje e trazuar mendore, si pasojë e së cilës njerëzit janë të frikësuar nga jeta dhe mjedisi rrethues, kanë ndjesi negative dhe ndjellin ters, i sinjalizojnë vetes se do të ndodhë diçka e keqe, mendojnë se askush nuk i do dhe se të gjithë janë kundër tyre.