NJI ATDHE – NJI KOMB

0
1076

NJI ATDHE – NJI KOMB

Po t’i thur dy vargje
O zoti Sali
Ç’të të them më parë
Ore ditë zi
S’të mbarohen bëmat
Që ke bërë ti
Na ke shum borxhe
e zi e më zi
Prandaj del bërtet
Çirresh si zagar
Sepse ti ke borxhe
Shumë për të larë
Ti kryebandit
Ti kryetradhëtar
Ti kryeagjent
Shum njerëz ke vrarë
S’harrohet Gërdeci
21 janari
As shokët e tu
Që çove te varri
Broci, dhe Hajdari,
Pashko, e të tjerë
Haklajt e Tropojës
E shum të ndjerë
As shitja e ujërave
Monarkëve Grek
As Janullatosi
Agjenti Grek
Nuk harrohet nafta
Që i dhe Milloshit
As Remzi Hoxha
O Sali Sllavoshi
Pazaret e tua
Mbi kurriz të kombit
Janë pjellë e tradhëtisë
O pasues i Zogut
Ti pasues i Zogut
dhe Esat Toptanit
I ke shumë borxhe
Kombit dhe vatanit
Prandaj sot bërtet
Se të erdhi fundi
Ke frikë nga drejtësia
Kur të mund zullumi
Kot e ke or Salë
Nuk ke nga ia mban
Se çfarë ke bërë
Një ditë e paguan
Kaq shpejt harrove
More ditë zi
Se një ditë do të vinte
Të paguash ti
T’u mbodh litari
Të zuri zullumi
Tani bëhu gati
O Sali spiuni.