Katër poezi nga Bajram Bashota

0
1566

Bajram Bashota

PAJTIMI I GJAQEVE

(Anton Cettes)

Të lumtë, o baca Kolë
Që nuk more hakun,
Të djalit fale gjakun!

Qofsh faqebardhë,o Selman,
Që s’more gjakun e babait tënd!
Si burra qëndruat në atë shtëpi,
Dora e juaj e popullit krenari.

Kur kuvendon burri,
Kur lidh besë trimi,
Nis trimërohe Llapi
Ia thotë këngës Drini.

Po rroken ngrykë
Plisat e bardhë
Për t’iazbardhur faqen
Popullit shqiptar.

E në fushë tëpajtimit
Kur ligjëron bacë Antoni,
Krenohet mali
Gurgullon kroni.

ZEMRA E POETIT

Zemra e poetit
Êshtë zemer fisnike
Zemër patriotike
Është zemercelike
S’ka si zemra e poetit
Krijuar nga dora e zotit
Zemra e poetit është deti
Është vullkan është oqean
S’ ka në botë si zemra e poetit
Është zemer humane
Është zemer azgane
Mos mundoni të jeni poet
Zemra e tij është dhuratë zoti
Mos u mundoni kot së koti
Është dhuratë e tij
Privilegjë prej zoti.

JETË O JETË!

Jetë o jetë
Je ëndrra e vërtetë
Je ëmbëlsi e je pelim
Gjithë njerëzinë e bën tim
Pastaj prap i kthen n’qetësi
Jetë o jetë ti je ënderr e vërtetë
Je knaqësia e kësaj bote
Je rrugë plot syrpriza
Po e shtruar plot me driza
Jetë ti jetë me shumë dritare
Njëra të qet në kopsht me lule
Tjetra të qet në kopsht me crule
Në këtë botë njeriu vështirë t’i bie n’fie
Se jeta është rrugë perendie.


LAKMIA PËR PUSHTET

Lakmia për pushtet
E mbyti popullin e vet
Lakmia për pasuri
E qiti shtetin me krye n’ hi.

Ndërrojnë e vijnë qeveri
Me kët popull axhami
Që dedhi xhak për liri
Ta kthejnë vendin në robëri.

Lakmia or vëllazër lakmia
Na u kall shteti na u kall shtëpia
Na u harrue gjaku e liria
Na helmoi e shkretë pasuria.

Si s’ menduan këto qeveri
Me qitë kët popoll në dritë e liri
Se mjaft qe ky popull në shtypje e mjerim
Si ma shkeli pa mëshirë gjakun tim.

Çdo qever në kët Kosovë të shkretë
S’ punoi për popull veç për xhep të vet
Keq e mashtruen këtë milet
S’ po donë me i lanë pasuri as shtet.

Nuk mbahet shteti me këso qeverishë
Tue llogaritë veç n’ inters të partisë
Të partisë e shokëve të vet.
Për kështu kurrë s’do të kemë shtet.

Kështu veç po ja prejmë degen veti
Mjer ky popull mjer ky shteti shkuan
Pse u ankuem në shkaun anmik
Vet më më i madhi i popullit munafik.