Nuk ka më vështirë për një popull, së kur vendi i kthehet në mallkim!!!

0
1105
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Dimri u karaketerizua me kohë të mirë, më mjegullë dhe tash më acar. Koha e mirë është për njerëz të varfër thotë një fjalë popullore. Por acari e vështirëson jetën e atyre më shtëpi gjysem të prishura, ku shiu, bora dhe të ftoftit nuk ka së si të ndalët. Sikur njeriu i ynë tashmë është regjur më një jetë të tillë mizerable, por nuk është mësuar edhe më largimet aq masovike nga Kosova. Po kalohen kufijtë e vendit në një menyrë apo tjetër, por kryesisht pa e ditur së çka kënd e prêt. Nuk është aspak lehtë që njeriu tia kthen shpinën vendit ku ka lindur dhe ku është rritur. Nuk është lehtë ti lesh më të dashurit tuaj. Aq më vështirë për prindër kur i shikon fëmijët e vet duke bredhur rrugëve të pa punë.

Nuk po ikin vetëm të rinjët, por edhe familjët e tëra. Tashmë shumë prindë kanë mbetur dhe po mbesin vëtem, sepse po i braktisin fëmijët. Është krijuar panoramë e zymtë sot në Kosovë. Ata që po i përcjellin fëmijët për gurbet duken të fortë para një rrugëtimi aq të vështirë dhe më shumë të panjohura. Nuk ka më vështirë së kur një prind nuk ka mundësi ti ndihmoj fëmjëve që ata të gjejnë një punë në vendin e tyre. Është vështirë kur më i dashuri ta kthen shpinën, e ti mbetësh më dorën lartë duke i dëshiruar fatë diku në jetën e re. Kosova po zbrazët në mënyrë të heshtur e haptazi, e kjo klasë politike nuk po e ndien vetën keq për atë punë. Ata thonë më vete mirë po bëjnë more, së kështu na zvoglohen problemet, na lehtësohet puna për ta kullotur pushtetin sa më gjatë.

Kurrë këtë problem aq madhor për një komb dhe shtet nuk e shtruan kjo klasë politike. Ishim dëshmitarë së si njerëzitë shtyheshin për tu ngjitur në autobus nga Prishtina, që të ikin sa më parë nga vendi i tyre, që kështu ti shpëtojnë jetës se keqe, t’i shpëtojnë mjerimit social. E dimë së janë larguar edhe familje të cilat nuk kan jetuar edhe aq keq, por duke e ditur së nuk po shihet dritë e diellit në horizontë që do të bëhët mirë, edhe kjo kategori largohen për një jetë me të rehatshme. Jeta është shumë e shkurtër, vitet ikin shpejt dhe shuhen shpresat për ta zënë hapin e jetës.

Nese dalim në qytet ku jetojmë shohim njerëz të demoralizuar, fytyra të ngrysura, shohim njerëz të cilët nga problemet e shumta janë plakur para vaktit. Është vështirë ta pranojmë faktin së këta njerëz e që përbëjnë shumicën, nuk janë në gjendje të vendosin për fatin e tyre. Një fjalë e popullit thotë “Mos mbetësh me të kajt Rahoveci“. Kështu kan mbetuar qytetarët tanë në mëshirën e kësaj garniture polititike profitereske, dhe të pa ndenja. Ata moti i kan rëhatuar familjet e veta. Po i dërgojnë fëmijët për shkollime diku jashtë vendit. Kanë ndërtuar jetë përrallore nga hajnitë, grabitja e pronës shoqërore, zhvatja etj. Faji është jetim, dhe nuk e pranon askush, prandaj këta sehirgjinjë në pushtet po mbesin në kulltuqët e veta të buta, së qytetarët kan rënë në gjumë të rëndë dimëror.

Mos të presin së kjo kastë politike do të largohen vet. Këta po shihet tashmë së nuk kanë ndërgjegje dhe moral politik, së janë njerëz të cilët më shumë janë ba bashkë për ta ruajtur pasurinë e paligjshme. Nese mendon kush së dallkaukët do tu sjellin diqka të hajrit do të gabohen rëndë. Koha po ecën dhe çdo vonesë e ka koston e lartë. Çdo vonesë na vonon shumë ta zëmë hapin e shteteve të përparuara në Evropë.

Problemet politike dhe ekonomike të grumbulluara për shumë vite më radhë, mund të gjejnë zgjedhje vetëm atëherë kur të largohet ky pushtet i korruptuar .Mjaftë jemi duke dëgjuar ata të cilët fëmijëve të vet me zemra të thyera e lotë në sy iu thojnë “Ikni djemë nga ky vend pa e kthyer kokën mbrapa”. Sigurisht së nuk ka më vështirë për një popull së kur vendi yt të kthehet në mallkim…