Pse t’u gëzohemi urimevë kur skemi akoma Levizje të Lirë?

0
647

Nga Islam Krasniqi

Rekomandimit pozitiv i vizave për Kosovën i kaploj më urime liderët tanë, të cilët më një here filluan duke i uruar qytëtaret për levizje të lire, e kjo që i bjenë sikur ajo fjala e urtë” Ferterja në zjarr e peshku në detë”, edhe pse për hjekjen e regjimit të vizave akoma nuk dihet së çka do të vendos Këshillin e Ministrave të BE-së, I cili mund edha ta pengojë një gjë të tillë.

Liderët tanë tash e sa vite thonë është çështje ditësh apo edhe orësh, ku presedenti Thaçi në vitin 2016 i urojë popullin për liberalizim vizash, pastaj kryeministri Mustava, pastaj ministri Abrashi, kryetari I Kuvendit z. Veseli, të gjithë vite më pare uruan për Liberalizim Vizash, por në realitet ajo nuk ndodhi akoma.

Tash e sa vite jemi vendi më i diskriminuar në Europ, lideret tanë janë pajtuar më atë, për ti ruajtur pozicionet e veta, interesat përsonale apo edhe klanore.

Institucionet e vendit uruan qytetarët e republikës së Kosovës për levizjen e lire më ratifikimin e marrëveshjes kufitare “Demarkacionin”, po në realitet ajo akoma nuk ndodhi, ata u munduan vetëm ta njollosin atë pjes të opozitës e cila ishte kundër një marrëveshje të demshme kufitare me shtetin fqinje Malin e Zi, duke e mbuluar një gabim të vetin pas kërkeses së qytetarëve për levizjen e lirë.

Edhe sa kohë duhet ti mashtroim qytetët tanë me deklarata boshe, apo më mire të themi edhe sa kohë ju duhen qytetarëve tanë që të vetëdisohen mos të bien pre deklaratave të mashtrusëve të cilët po na I vjedhin votat perms tyre.

Tash në opinion ka filluar edhe do deklarata për shkembim teritoresh, e cila po e mat pulsing e popullit, së nese populli heshtë ajo të vehet në tavolin dhe të kushtëzohet për vazhdimin drejtë shtëpis së madhe ashtu siq u kushtëzua demarkacioni. Dialogu me Serbi vetëm na ka demtuar, asnjë rezultat positive për ne, u diskriminuan shumica ndajë pakices, erdhi asociacioni e cila pritet të kushtëzohet për votimin e Këshillin e Ministrave të BE-së për hjekjen e vizave, nese formohet asociacioni hiqen vizat.

Të mos gëzohemi para kohe, sepse jemi ngopur nga urimet e kota, urime të cilat kishin qenë vetëm për votat tona!..