Tre poezi nga Teuta Osmani

1
1599

Poetja Teuta Osmani edhe pse jeton larg në Amerikë, ajo here pase here na dergon krijimet e saj per gazeten “Fjala e lire”. – përgatiti Gjin Musa, gazetar

Nënvete

Në çdo cep të cipës së hollë së lëkurës në trup,
ndizet kureshtja e ndjenjave të ngrohta si një qiri tutje,
tutje, largë prej meje nga këtu kam lënë hijen e vdekjes ngjyrë gri.
Atë hije, që mbase ish më mua deri sa u lind një yll,
një yll që ndër thua kaq e kaq e ndjej e se thellë më ka hyrë.
Atë yll, që ndriçon vetveten time përbrenda e asaj lëkure,
shtatë shtresa depërtoi, shtatë qiej mundohet të gjej, se ka një shpirt.
Një shpirt që vuan, qan, qesh, loton, edhe kur ditëve u mungon shkëlqimi.
Nga majat e larta e deri në thellësi.
Të asaj thellësie që si gjendet fundi, nën shkëmbinjtë e humnerëve,
nën dallgët të shumta të ujërave, nëndetëseve e oqeane,
nën balta të zhgërryer deri në tharjen e kenetave,
derisa vullkani prej zjarri gjeti shpërthimin e vetvetes …
mbi vete, nën yll të depërtuar…

Teuta Osmani – 17/5/2016, Usa

Për dashurinë dua…

Dua të flas për dashurinë
dua të flas e të mos qaj
edhe sikur të më vrasin lirinë do ta kërkoj,
mes dhëmbëve taban.
Dua të ndjej dhimbje malli
dhimbjen e zemrës
kur edhe kur nuk ka të trëmbur
si asnjëherë dhimbje
dua të më dhëmbi ndjenja
që kërkova kaq gjatë kaq larg
si një urë përmes oqeanit,
që një hënë është dëshmitare
në ëndrrën për së gjalli.
Dua të marr udhë udhën e gjatë
ku s’ka male ku shkëmbinjtë bien ndesh,
kafshët e saja në thellësi të ujit
kur erërat bëjnë stuhinë më të madhe
mbi dallgët që përcjellin valëzimin.
Dua dhe vërtet dua
duke zgjatur zanoren e fundit
si një thirrje nga brënda shpirtit
si një ulërimë që zgjojnë ujqërit
si një jehonë e shekullit tim të përbindshëm
dua të shoh vargun si në dehje të pijshëm
shpirtin në gotë prej xhami…

Teuta Osmani – 12/5/2016 Usa.

MARR’ SHKAS

Marr’ shkas nga një lule
t’i them vetes flutur
se mbi të hidhem me fletë, si përherë
e lumtur!

Marr’ shkas të them,
se jeta qënka kaq e bukur
mbi petalat hedhur, buzët i kam puthur!

Kam shkas, se për veten kam kaq mall
të nxjerr prej fletëve, këtë nektar
të ndihem flutur, të bredh nëpër livadh
të shoh vërtet nëse jam!

Mar’ shkas deri sa të vdes
të njoh jetën që kurrë s’më ka mbet
nga rrënjët e saja dal
deri në thua, kam marr’!

Kam shkas të vërtetoj
të jetoj njëhere e gjallë
të lë gjethet aty ku mbiva
të pres, të rritem e të thahem pastaj!

Marr’ shkas të them se jam një lule
jam e ngjashme
me të vetmen gjë, e përkryer!

Marr’ shkas, se mbi fletët e tharë
do mbijnë të tjera lule,
Lule të ashtuquajtura lule jete, e rrallë!

Teuta Osmani, 17/8/2014 USA

1 KOMENT

  1. Poezia shum e mire, Emri i autores fantastik, mbemri i autores …antikombetar… dhe nuk shkon absolutisht me emrin e mbretereshes TEUTA… akoma nuk e pash nje turk apo arab te kete emrin Teuta, apo çfaredo emri ne gjuhen Shqipe… marre per tyrqeli edhe harapa… sepse ne i kemi nderuar keto dy popuj me emra te tyre, duke i emruar femijet me emra pismiletotyrqeli ose pismiletoarabik…

Komentet janë mbyllur.