MËRGATA SHQIPTARE I GËZOHET LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

0
895

Fisnik Zeqiraj <[email protected]>

Kryesia e Nëndegës të LDK-së për Bavari mbajti mbledhjen e radhës. Ajo bëri bilancin e punës për muajt e parë të këtij viti dhe parashtroi detyrat për muajt në vijim. U diskutua edhe për formën e funksionimit të LDK-së në Mërgatë, nëse duhet të vazhdojë organizimi klasik: aktiv, nëndegë, degë apo të eliminohet aktivi? Eliminimi i aktivit në Kosovë, sikur ka zvetnuar organizimin partiak në bazë, duke u lënë hapësirë veprim e manipulimi partive të krimit.

Kryesia ishte e njëzëshme se Aktivi i Starnbergut ose siç njihet me emrin Aktivi – Ibrahim Rugova -, me kryetar Musa Hamzaj, vazhdon të jetë prijetar në Mërgatë dhe Kosovë. Aktivi në fjalë paguan anëtarësinë që nga themelimi; mban mbledhje të rregullta; organizon dhe tubon mërgimtarët lokalë dhe më gjerë në festime dhe aktivitete të ndryshme. Kryesia sugjëroi se edhe aktivat tjerë duhet të kenë për guidë, udhërrëfyes Aktivin model e simpatik të Starnbergut.

Më e rëndë shpifja, fyerja, se sa pritja, bllokimi

Debati rreth raporteve të ngrira me LDK-në në Prishtinë, i mori shumë kohë kësaj mbledhjeje. Plot një vit nga ndërprerja e komunikimit të njëanshëm, dihet, nga pala qendër. Kryetari i nëndegës, Idriz Zeqiraj, si delegat i Kuvendit të 8-të të LDK-së, i bllokuar në pritje për të hyrë në sallën kuvendore, e konsideron më të rëndë shpifjen se sa pritjen. Një – SMS – shpifës dhe rrugaçëror, u ka mjaftuar paksave në Kryesinë Qendrore, për të dhënë ndëshkimin paushall për Degën e LDK-së në Gjermani, Degën më të zëshme dhe prijetare në të gjithë Mërgatën Shqiptare!!! Si “rastësisht”, të bllokuar në portën hyrëse ishin edhe pesë delegatë nga familje dëshmorësh, të rënë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës!

Në Kryesinë e Nëndegës të LDK-së për Bavari, asnjëri nuk e konteston padrejtësinë, tashmë të bërë, karshi Degës tonë, duke i konsideruar zgjedhjet në Degën e LDK-së në Gjermani si shumë të rregullta, madje me votim të fshehtë, gjë që këtë që nuk e bëri vet LDK-ja në Kosovë! Por, për hirë të unitetit të LDK-së, për hirë të ruajtjes të anëtarësisë dhe të elektoratit të LDK-së, Nëndega jonë, madje edhe Dega në Gjermani, duhet ta kapërdijnë shpifjen dhe fyerjen e rëndë, duke tejkaluar problemin e krijuar qëllimshëm nga pala supreme, për t`i dhënë shansin komunikimit normal Qendër – Mërgatë. Për këtë nismë më të zëshmit ishin veprimtari dhe Kryetari i Nderit të Aktivit të Starnbergut, Fazli Gashi dhe ushtari – luftëtar i Kosharës, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë të Degës – Isuf Çetaj. Shumë të përkushtuar për unitet dhe frymën pajtuese janë edhe dy veprimtarët e Mërgatës, bashkëpunëtorë të Heroit Jusuf Gërvalla, të cilët kanë gjysmë shekulli veprimtari aktive për Kosovën dhe nga vitet `90-a edhe për LDK-në në Mërgatë, Nikollë Skeli e Mehmet Kokaj, përkatësisht, nënkryetar dhe sekretar të Nëndegës të LDK-së për Bavari.

Katapultimi në poste i kreut të SHIK-ut, sinjal për heshtjen e krimeve të SHIK-ut

Në mbledhje u fol edhe për situatën politike në Atdhe. Bojkoti parlamentar, kontestimi i dy marrëveshjeve, si çështje të një rëndësie parësore për vendin; varfëria e skajshme dhe tendenca për ta kërkuar shpëtimin, “duke marrë botën në sy”, janë vetëm disa nga problemet, që rëndojnë në mendjet dhe zemrat të shqiptarëve të Kosovës. Destruktiviteti i partive, të cilat deklarohen të djathta, por janë tërësisht të kuqe, të majta, duke shtuar edhe sabotimin e luftës, vrasjet serike të kundërshtarëve politikë, me qëëllim të marrjes të pushtetit me dhunë; shuarja fiktive e organizatës kriminale SHIK, por që vazhdon të diktojë jetën politike në çdo pore të shoqërisë në Kosovë. Me ngritjen e dyfishtë të kreut të SHIK-ut, kreut të krimit, kjo organizatë e themeluar nga Serbia dhe aprovuar e stërvitur për krime nga Tirana zyrtare me Sigurimin enverist dhe Sigurimin e fshehtë francezë, është aktivizuar skajshëm në Kosovë, duke shtrirë tentakulat edhe në të gjitha partitë tjera politike.

Konventa maskaradë e PDK-së ishte shembulli më i keq i mundshëm, se si nuk duhet të mbahen Konventa e Kuvende karnavale, me ngritje dore, duke shmangur votimin e mirëfilltë, votim me votë të fshehtë, ashtu siç e krijuan praktikën dhe traditën demokratike të votimit në vitet `90-a LDK-ja e Ibrahim Rugovës dhe PDSH-ja e Sali Berishës.

Konventa e PDK-së, e partisë-bandë, falsifikon historinë dhe synon revanshin

Konventa e PDK-së, përkatësisht kreu i kësaj partie-bandë, Kadri Veseli, provokoi shqiptarët me falsifikimin e madh të historisë më të re të Kosovës. Ai dhe partia e tij e përvehtësuan luftën, realizimin e pavarësisë dhe të gjitha emërtimet që identifikohen me elementet e shtet-ndërtimit. Kryetari i ri, i zgjedhur me aklamacion dhe pa konkurrent, shpalosi platformën e sundimit njësh të PDK-së. Këtë e konkretizoi ciceroni i partisë, Arsim Bajrami se PDK-ja duhet ta marrë përgjegjësinë për Kosovën!

Zëvendësi i Veselit në Kuvend dhe SHIK, Xhavit Haliti tha se “Kosovës i duhet një kryeministër trim!” Aludimi është për shefin e tij. Pavarësisht halleve të shumëta që ka Kosova, Qeveria aktuale është më e mira dhe kryeministri Isa Mustafa është më i miri i deritashëm. Hashimi me kolegët pararëndës dhe pretenduesit e tanishëm, nuk kanë merituar dhe as nuk meritojnë më shumë se një drejtor shkolle, të një fshati provincial.

Krimi i organizuar vrastar dhe korrupsioni, shqipëruar me hajnia zyrtare, kanë asfiksuar, i kanë zënë frymën shtetit të brishtë, më saktë, të prishtë të Kosovës. Është shitur, përshitur, vjedhur e grabitur pasuria e brezave shqiptarë. Në krimin vrastar dhe grabitçar prijnë “komandantët”, pa ushtarë, të Bllokut të zi të Tiranës hyjnore. Nisma e autoritetit ndërkombëtar, i mbështetur nga qeveria aktuale vendore, për zbulimin dhe arrestimin e kriminelëve, është një shpresë e matur se, më në fund, drejtësia do të veprojë. “Komandantët”, me vetë-gradimet e tyre të turpshme, ua kanë ngrirë buzëqeshjen e lirisë shqiptarëve të përvuajtur ndër dekada e mote. Nëndega e LDK-së për Bavari i bashkohet zërit thirrës gjithëshqiptarë: për ndëshkimin e krimit, të kriminelëve dhe sekuestrimin e pasurive të grabitura, duke ua kthyer brezave shqiptarë.

Në mbledhjen e saj Kryesia e Nëndegës të LDK-së për Bavari evidentoi disa nga sukseset e kohëve të fundit të Qeverisë Mustafa si: marrëveshja për MSA-në; bërja e Kosovës pjesë të UEFA-së si dhe liberalizimin e shumëpritur të vizave për shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin privuar, madje me të drejtë, nga lëvizja e lirë, sepse qeveritarët batakçinj e korruptivë, që ata i kishin zgjedhur dhe rizgjedhur, me Hashimin në krye, nuk kishin përmbushur standartet e kërkuara nga Bashkësia Evropiane. Fjalori rrugaçëror i disa biçim “liderëve” shqiptarë, me kartelë psikopatie, si “turpi i Evropës” dhe broçkulla tjera, është idiotësi e “lidërve” aksidentalë. Fajësia e Evropës është pse lejoi lëvizjen e lirë të pushtetarëve kriminelë dhe hajna, të cilët e kanë përgjakur dhe rrjepur Kosovën.

Sidoqoftë, Nëndega jonë, anëtarësia dhe mërgimtarët numerikë, u gëzohen sukseseve të lartcituara dhe mbesin me urimin e madh për suksese të tjera. Ne vlerësojmë dhe përgëzojmë qeverinë aktuale dhe kryeministrin Isa Mustafa, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, për administrimin dhe drejtimin profesional të dëshmuar.

Në emër të Kryesisë të Nëndegës të LDK-së për Bavari
Komisioni për Informim