Një popull, i cili nuk ka fuqi dhe dëshirë të ringritet, nuk ka as të ardhme…

0
495
Kosova nr. 4 për vizitorët nga Lonely planet

Nga Skënder MULLIQI

Gjitha këto vite jo të mira që i kemi lënë mbrapa, janë pasojë e mentalitetit fatalist të kësaj klase politike dhe indolences tonë të pa parë. Dhe, për qudi qytetarët janë dorëzuar para një mentaliteti dhe një kaste miope politike, lakmitare për të mira materjale dhe lakmitare për pushtet apsolut. Pushtetet qe i patem deri me sot i shikuan vetëm interesat e veta, plotësimin e deshirave për familjarët e tyre, duke i apastrahuar interesat e njerëzve tjerë. Nuk i shikuan interesat e pergjithshme dhe të mirën e përgjitshme të shtetit dhe qytetareve të lodhur ekonomikisht qdo ditë e më shumë.

Gjithnjë e më shumë janë duke na izoluar nga bota demokratike, gjithnjë e më shumë janë duke e ngulfatur jetën, nuk po ju japin mundësi intelektualeve të dëshmohen, janë ketegori vetjake, janë kategori shoqërore e cila kan humbur nga etika, nuk po duken më as si qenje njerëzore! Kemi mbetur shoqëri e mbrapambetur, shoqëri ku po dominojnë pakica dhe faktikisht kjo nuk mund të quhet as shoqëri. Shoqëri është kur në menyrë etimologjike ekzistojnë lidhjet e ndersjella të shumicës, relacionet e partneritetit, kur janë shqetësimet e përbashkëta dhe interesat për ti arritur objektivat e përbashkëta. Duhet të ekzistojë vetëdija për realizimin e interesave për të mirën e përgjithshme.

Pushtetarët janë ata të cilët nuk po lejojnë realizmin e interesave te shumicës, duke e rrezikuar seriozisht edhe ekzitencën e tyre. Janë duke u lekundur themelet e kësaj shoqerie edhe ashtu shumë të dobët. Po i lekundin miopet dhe zhvatësit politik e biznisor, të cilët kan përvetësuar qdo të mirë materjale. Dhe, pasi kjo shoqëri ka shumë të meta, edhe nuk mund të quhet shoqëri demokratike, as shoqëri e prosperuar dhe as shoqëri e civilizuar. Ka humb çdo vlerë shoqërore, dhe jemi duke rrezikuar seriozisht ekzistencën tonë në staza të gjata historike. Është tragjike të shikohen vetëm interesat e ngushta të grupeve të caktura të partive politike të cilat po e udhëheqin Kosovën keq që shumë vite.

Është tragjike së çfarë niveli të ulët të politikëbërjës kemi. Nuk mund të kuptohet gjithë ky egoizem politik, gjithë kjo mos kritikë dhe vetëkritikë, gjithë kjo pa vetëdije dhe gjithë ky qyqarllëk qytetarë. Apo të përdori sintagmen edhe më të rënd të dorëzimit dhe qyqarllëkut shumë primitiv dhe ikanak. Këto paradoksalizma sigurisht së i kan rrënjët edhe nga historia e mbrapsht që po na përseritet. A ka më tragjike kur dorëzohemi para atyre që mendojmë së janë më të fuqishem se ne? Sigurisht së janë të fuqishem, por të fuqishem i bëmë ne me budallakinat tona, më votën tonë të cilën ende nuk e kemi kuptuar së është e shejtë. Sa më shumë që bëhëmi servil të pushtetit aq më shumë na prêt nënshtrimi.

Jemi duke u treguar popull i dobët, popull që nuk dinë më i mbrojtë interesat legjitime. Patëm shumë sundimtarë të huaj mbi kokë shekuj më radhë dhe mbijetuam si popull, që ishte shumë veshtirë të mbijetohet. U krijuan rrethanat historike shumë të favorshme pas një kohe të gjatë, dhe ështe e pa kuptueshme së si nuk jemi duke e shfrytëzuar këtë mundësi as minimalisht! Jemi duke degraduar, jemi duke degjeneruar, jemi duke u treguar edhe njerëz primitiv. Këtë primitivizem jemi duke e treguar ne secilin vend dhe ne qdo kohë. E kemi humbur sensin për reagim qytetare aty ku duhet. Faktet dhe problemet natyrisht jo të gjitha që i kam paraqitur në këtë shkrim për intelektualet do të duhej të ishin të dobishme.

Nese gjeneratat e reja në menyrë radikale nuk angazhohen për ndryshim pozitiv të gjendjes politike dhe ekonomike shumë të rrezikshme, do të vihet në pikëpyetje edhe shtetësia e Kovovës. Kosova nuk është qiflig i askujt, këtë duhet ta dinë mirë të gjithë ata të cilët me vetëdije ose pa vetëdije po e rrezikojnë tëresinë territoriale të Kosovës. Që Serbia serish të zgjerohet në kurriz të shqiptareve, atëherë për qka luftuam shtrohet pyetja logjike?! Një popull i cili nuk ka fuqi dhe deshirë të ringritet, nuk ka as të ardhme…