CIKËL POETIK NGA ZYMER MEHANI

0
637

ATA

Trazojnë e hapin
Plagë të reja
Kërkojnë në to
Thonjtë t’i fusin
Kështë bënë me Luigjin
Me bacë Bajramin,
Me Hasanin
Me…
Na i helmuan mes stinësh
Ditët dhe kohën
Netëve të gjata
Si hijena kërkonin gjak
E para kombit
Kanë vetëm një emër
TRADHTARË faqezinj
Kraharorin e kanë
Të fryrë nga gjaku
Heu, u plaçshin sytë

KUR IKE…

(Dëshmorit Shefki Kuleta)

Kur ike ti
Qiellit i mungoi kaltërsia
E lapsit tim vargu
Dhe kitarës iu këput një tel
Melodi pa nota në pentagram
Ti kur ike
Maleve kryelarta u humbi freskia
Lumenjtë e kësaj toke
Rridhnin me turbullimë
Ngjyrat e ylberit krejt u tretën
Gjithkah mot i trazuar, me stuhi e suferinë
Ti kur ike, o trim
Nga muri ra një gur
E gjaku që derdhe
U ngjit në flamur

VEÇ NJË HERË SANDOKAN LIND NËNA

Si shpat mali
Shpatullat e tij
Gjoksçelik
Trim i paparë
O ai është hero
I sojit të kreshnikëve
Vëlla i Mujit e Halilit
E i Gjergj Elez Alisë…
I fortë-shkëmb e gur
Vetëm për Flamur…
Në kokë bartte kapelën ushtarake
Me tri shkronja të arta e ngjyrë flake-

UÇK…

Pa gjak e me gjak
Armik i dërrmuar
Nën këmbët e tij
Mbi supet e tij
Në të tijin kraharor
Bartte brengën dhe barrën
E atdheut të tij
Tash emblemë e kombit
Bredhje
Më lavdërojnë, qortojnë a kritikojnë
E unë kam rrugën time
Se s’jam në gjumë
Tentojnë të ma devijojnë udhën
Por unë e kam rrugën time
Se s’jam në dremitje
Më ndalin, më përfalen
Mundohen të ma ndalin udhën
Por unë kam rrugën time
Sepse s’jam në dremitje
As në gjumë s’jam
Jam kthyer nga të fjeturit
T’u rrëfejë të zgjuarve
Me lapsin tim të prehtë
Veç rrugën e drejtë
me zemrën besnike
Me guxim gjithmonë
Vazhdojmë rrugën tonë

JU

(Dëshmorëve)

Ju u zgjuat
Kur të tjerët flinin

Ju qëndronit
Kur të tjerët iknin

O trima Arbërie
Meteorë lirie

KUSH E DI

Kush edi
Shpiri si ndritet

Kush e di
Brenga si hiqet

Kush e di
Zemrat si thyhen

Kush e di
Dhembjet si ndryhen

E di veç poeti
Me zemrën sa deti

MBAHU…

Udhëto, ti, vargu im
Këngë e mbështjellur me pikëllim
Dhembje e shkrirë në dashuri
E këputur melodi

Qëndrestare, zemra ime
N’valë të jetës, mos u step
Se kjo qenka arenë lufte
Gjithmonë gëzime nuk të jep

Mos më fshaj, zemër e shkretë
Pse je mbushë me ngashërim
E pabesë qenka kjo jetë
Pa hare dhe pa gëzim

Jeta qenka një tregtare
T’mira e t’këqija të ofron
Po nuk dite t’bësh pazare
Përjetë n’zemër të trazon

Dhe po t’lidh jeta n’zinxhirë
Mbahu, luftëtar i mirë

KAH T’IA MBAJ…

kah t’ia mbaj me vargun tim
Mos m’lërë vetëm, lapsi im
Shpirt e zemër i shqetësuar
Porsi vala n’det t’trazuar
Gjak shqiptari e soj albani
Shpërthimtar si llavë vullkani
Muza vargje m’dhuron n’jetë
Zemrën seç ma çon përpjetë
Varg, o varg shpeshherë i zverdhur
S’ia dimë vlerën gjakut t’derdhur
Mirëpo, dije, o zemra ime
Se i huaji s’ sjell miklime
Në këtë botë ka rënie e shembje
N’shpirt e n’zemër m’sjellin dhembje

GËNJESHTËR

Gënjeshtër është
Se rrugët s’flejnë as natën
Ato rrinë zgjuar
S’flejnë dot
Nëse s’ecën kush mbi to
Ato ecin vetë
Udhëtojnë
Kthehen
Rendin
A ngarendin
Por edhe vrapojnë
E ne ecim bashkë me to
Ato mbarim s’kanë
Të pafund janë

NA MUNGON

(Prof. Ukshin Hotit)

Pa të çdo varg poezie do të ishte i thatë
E megjithatë, jeton në zemrat tona
Prandaj meriton edhe për të thuhen
Dy-tri fjalë në një vjershë a poemë
Për njeriun hero që e njohu kombi
Mëngjes për mëngjes botës i drejtonte letra
Në adresa të ndryshme, me kërkesa të qarta
Dhe mbi to i ngjiste pullat e vuajtjes së popullit
Është ky Ukshin Hoti-njeriu që e njohu bota
Ngrihej me vrull duke trumbetuar
Me duar përpjetë thërriste në unitet
Endej në atdhe, priste miqtë që i vinin
Ky njeri vigan, që e njohu globi

KU ËSHTË UKSHIN HOTI?
ÇUDI

Një komb i vogël
N’pesë pjesë i ndarë
Si mund t’ mbajë n’supe
Gjithë atë barrë
As është dëgjuar
As është parë
Si asht e zhveshën
Dhe sot është gjallë
E mban mbi supe
Emrin e vet
Dhe s’don të dijë
Për krajl, as mbret
Është Zot i vetes
Prej deti n’det

BALLI I QËNDRESËS

(Heronjtë kombëtarë)

Shqipen e qëndisur
E bartin në gjokset e çelikta
E kokën e ngrisin përpjetë
Plisbardhët gjer te retë
Ngjiten lart e më lart
Gjer te ngjyrat e ylberit
Të shohin flatrimin e shqiponjave
Në kaltërsitë e qiellit
Dhe në gji t’i fusin
T’ngrohtat rreze të diellit
Një shtatore- dhjetë fitore
Historisë një përmendore
Të gjakut ngjyrë e mban flamuri
Qëndrestarë-kala prej guri

FLAS

(Të vërtetën e kam Zot dhe fe)

Flas unë
Kur të tjerët heshtin
Ç’rëndësi ka
Nëse zemra është e thyer
Më mjafton ky laps i mprehtë
Që më bën t’dukem mbret
Ditë për ditë vargun e shtjelloj
Që fillin e ka larg
Me laps në dorë gjurmoj ta gjej
Fillin t’ia zbuloj
Flas unë për ata
Që të tjerët s’bëzëjnë
Kur flet poeti
Trazohet dhe deti

AI…

(Të madhit SANDOKAN)

Për besën stërgjyshore
La peng emrin
Për fisin e gjakun-
Plisin
Për emrin shqiptar-
Peng la zemrën
Për fjalën e dhënë-
La peng betimin
Për besim në fitore-
Guximin
Andaj e përcjell
Lavdia kudo
Për liri
Peng la dashurinë
Dhe jetën e fali
Për Nënë Shqipërinë
S’E LANË REHAT
Ia prenë krahët
S’e lanë rehat
-Je shumë e madhe,
Me hipokrizi i thanë
-Të mjafton veç një gjysmëqiell
Një gjysmëtruall,
Një gjysmëdiell
I thanë me tradhti
-Të mjafton njëri krah
Dhe vetëm njëra kokë
E zingjiruan e i thanë
-Të mjafton një gjysmëtokë
Si të këndojë
Ta mësojnë nisën
E shanë, e prenë, e vranë
Gjithçka i thanë
Gracka e leqe
Ngado i kurdisën
Arinj, derra, ujq
Dhelpra e hijena iu vardisën
Në dtë të stuhishme
prore e braktisën
Por Shqipja trime
Veç një këngë e këndoi
Këngën e grykëhollës
Dhe ashtu fatprerë
Zogjtë i bashkoi
E çerdhet e saj
N’Preshevë, n’Çamëri
Veç një ngjyrë e kanë
Të tërën kuq e zi
Urtësisht i mëkon
Nëna Shqipëri

DITË LIRIE

Rrezet flakëruese
Si drita të syve vetëtojnë
Kaltërsive të qiellit
Gjeraqinat krahëlehta vigjilojnë
Në fushat e paanë të Kosovës kreshnike
Lulëkuqet krenare pranverojnë
Kudo shpërndajnë aromë lirie
Heroizmi dhe atdhedashurie

DO TË TË PRES

Tërë jetën do të të pres Ty
Edhe nëse më thonë
Se s’vjen a vonon
Zemra jote një margaritar
Emri Yt i ëmbël
I kulluar – ar
Do të të pres tërë jetën
Deri t’ m’thonë t’vërtetën
Se takimet tretën

TË JESH…

Të jesh zemërdëlirë
Si zemër poeti
Të jesh dhe shpirtdëlirë
Porsi një valë deti
Të jesh, po të jesh
I dëlirë, besë të kesh
Të jesh zemërbardhë
Si zemër fëmije
Të jesh dhe shpirtbardhë
Si Alpe Shqipërie
Të kesh, dhe të jesh
Shpirt arbëri të kesh
Të jesh zemërmirë
Si zemra e NËNËS
Të jesh shpirtdritësuar
Si rrezja e hënës
Atdhetar të jesh
Besnikëri të kesh
Të jesh vigjilent
Porsi Shqiponjë mali
Të jesh lufëtar
Për atdheun që të fali

DËSHIROJ

Dëshiroj
Të harroj
Kujtimin e mërguar
Për një shpresë
Të pashpresë
Duke shpresuar

Dëshiroj
Një dashuri të brishtë
Për ta harruar
Duke dashuruar
Një zemër
Të padashuruar

Dëshiroj
Ta kujtoj
Një çast shumë të bukur
Kur me afsh më puthi
Buza e paputhur


Dua

Nuk di të shkruaj pa ndjenja
As të dashuroj pa zemër
Dhe as të këndoj nganjëherë
As të lëndoj ndonjë zemër t’mjerë
Dua t’i mashtroj stinët me dalldi
Të shoh dritësim, jo terr t’shkretë
Që njerëzimi të jetojë në dritë
Pa halle e brenga, sa të rrojë në jetë
Dua që urrejtje të mos ketë vërtet
As kufij dashuria, kurrë mos të ketë