TË TJERËT TË MORËN

0
448

SERGEJ ALEKSANDROVIČ ESENI
(1895 –1925)

Sergéj Aleksándrovič Esénin (IPA: [sʲɪrˈgʲej ɐlʲɪkˈsandrəvʲɪtɕ jɪˈsʲenʲɪn]) (rusisht: Серге́й Алекса́ндрович Есе́нин; Konstantinovo, 3 tetor 1895 – Leningrad, 28 dhjetor 1925) ishte poet rus.

TË TJERËT TË MORËN

Të tjerë të morën ty:
mua më mbeti tymi i qelqit
të flokëve dhe i syve të tu gri
Lodhja e vjeshtës në ngjyrë të gjethit.

Oh stina e vjeshtës ! Më e shtrenjtë
Se pranvera dhe vera e nxehtë.
Ndaj kaq fort i pëlqeve
Fantazisë së poeti të vërtetë.

Unë nuk gënjej me zemër:
Që sot jam gati të bërtas
Me gjithë zërin se rrugën
E huliganizmit unë e lashë.

Tashmë vjen koha e lamtumirës,
Arrogancës origjinale, të paepur:
Zemra piu një mishelë pijesh
Më të fortë se alkooli më i thekur


E.O.Hoppé, Harriet Cohen, 24 korrik 1920

Dhe në dritaren time troket shtatori
Me një degë të kuqe shelgu mavi,
Sepse më përgatit për në takim
Fare në heshtje, pa asnjë ceremoni

Tani shtrëngoj aleancën me universin
S’kam humbur gjë për hesapin tim.
Veç Rusia si me një tjetër më ngjan
Varreza, shtëpi të ndryshme për verim.

Shikoj përreth me sy të transparentë
Dhe në çdo vend të shoh ty,
Motër, mike,
Shoqe ideale e një poeti të ri.

Vetëm ty, duke mohuar natyrën time
I pafe, unë mund të këndoj
Në gjysëmmuzg të rrugëve
Huliganizmin ta shporr, ta dëboj.

Përktheu: Faslli Haliti