NË BAVARI U FESTUA ÇLIRIMI I KOSOVËS

0
705
Grupi artistik i fëmijëve - Bavari

Grupi artistik i fëmijëve në vallëzim

IDRIZ ZEQIRAJ

Lidhja Demokratike e Kosovës në Bavari, e kryesuar nga Idriz Zeqiraj, në bashkëpunim me Shoqatën “Rilindja”, në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; Shoqatën “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizi; Shoqatën “Abeja”, në Moosburg, me kryetar Xhemajl Hoxha, organizuan festën e Çlirimit të Kosovës.

Intonimi i Flamurit Kombëtar dhe atij Dardan, nismoi manifestimin. Me heshtjen klasike, u nderuan dëshmorët dhe viktimat e luftës. Me kët rast u kujtua, me heshtje e nderim, edhe mjeshtri i madh i sportit, Fadil Vokrri, i cili, ditë më parë, u shua fizikisht.

Shkollarja Fjolla Haziri, nga Shoqata “Sali Çekaj”, moderoi, mjeshtërisht, programin festiv. Ajo uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe ftoi në skenë veprimtarin veteran të çështjes kombëtare, njëherësh, edhe sekretar i LDK-së në Bavari, Mehmet Kokaj. Ai foli për etapat historike, në të cilat ka kaluar populli shqiptar, për ta gëzuar çlirimin në qershorin e vitit 1999.

Në emër të organizatorëve, mysafirët dhe të pranishmit i përshëndeti kryetari i Nëndegës të LDK-së në Landau an der Isar, Tefik Jaha. Në mes tyre familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, luftëtarët e lirisë, veprimtarët veteranë të Mërgatës, të ardhur nga Landët tjera, si Mejdi Laçaj, Ajet Mehmeti, Mehmet Kokaj, Ahmet Kolgecaj, Xhevdet Muriqin, luftëtarin e Isuf Çetaj, si dhe të gjithë të pranishmit e tjerë.

Zotëri Jaha vlerësoi lart kontributin që mërgimtarët kanë dhënë për mbijetesën e Kosovës, para, gjatë dhe pasluftës. Ai bëri thirrje se, pavarësisht dobësive aktuale, në administrimin ekonomik dhe politik të Kosovës, duhet të kemi besim se anomalitë aktuale do të tejkalohen, për ta vënë në binarët e duhur ekonominë dhe shtetin ligjor në Kosovë.

Për rrjedhat historike të shqiptarëve, deri në çlirimin e Kosovës, referoi nënkryetari i Nëndegës të LDK-së në Mynih, njëherësh, edhe nënkryetar i Shoqatës Kulturore Bëmirëse “Sali Çekaj”, në Bavari, Blerim Cakiqi, titulluar:

Nënkryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, Blerim Cakiqi

Dita e çlirimit, kryefestë e Kosovës

Gjurmët e historisë sonë të shkruar, datojnë qysh në lashtësi, me mbretërimin e paraardhësve tanë ilir, Teutës dhe Agronit.
Lavdia shënohet në Mesjetë, me kryeheroin Gjerj Kastrioti – Skënderbu, i cili i bashkoi principatat shqiptare dhe ngriti Flamurin Kombëtar, në Krujen krenare.

Jehona e kësaj lavdie të bujëshme, do të dëgjohej edhe tej Shqipërisë tonë, deri në Evropën bashkëkohore. Me shuarjen fizike të Skënderbeut, Shqipëria u ripushtua nga forcat e errëta të Perandorisë Osmane.

Revoltat, protestat e shqiptarëve, në shekullin 18-të dhe gjysmën e parë të shekullit 19-të, kishin më shumë karakter ekonomik se sa politik.

I pari organizim kombëtar politik, me tendencë përshkallëzimi dhe të zgjimit të ndjenjës atdhetare gjithëshqiptare, ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në qershorin e vitit 1878, në Prizren.

Triumfoi e mira dhe më 28 Nëntor 1912, në Vlorë organizohet Kuvendi Kombëtar, i prirë nga Plaku i urtë Ismail Qemali, i cili ngriti Flamurin Kombëtar dhe shpalli Shqipërinë e pamvarur dhe sovrane.

Lufta e Parë Botërore dhe ato Ballkanike rrënuan të gjithë atë që ngriti në Vlorë Ismail Qemaili me shokë.

Kongresi i Lushnjës, më 1920, ringjalli, sërishmi, shpresat gjithëshqiptare.

Lufta e Dytë Botërore, bashkim-vëllazërimi me popujt jugosllavë, Konferenca e Bujanit, në Malësinë e Gjakovës, ishin një mashtrim i madh për shqiptarët e Kosovës

Demonstratat studentore në vjeshtën e vitit 1968, kërkesat e vendosura të intelektualëve të Kosovës, sollën disa suksese: ku realizuan përdorimin e Flamurit Kombëtar, hapjen e Universutetit të Prishtinës, autonominë lokale të Kosovës, të ligjësuar me amandamentet kushtetuese të vitit 1974.

Vitet e `80-a, pas shuarjes së Titos, nacionalizmi serb, duke përfituar nga demonstrimet studentore të viti 1981, filloi revanshin kundër-shqiptar.

Më 1989 suprimoi edhe autonominë e fituar më 1974. Pakënaqësia gjithëpopullore, kaloi në revoltë të hapur. Minatorët u ngujuan në zgafellë; studentë dhe nxënës, të mbështetur nga populli, mbushëm bulevardët dhe rrugët e Kosovës.

Ndërkohë, intelektuali i kompletuar, Dr. Ibrahim Rugova, themeloi partinë e parë pluraliste në Ballkan, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Me radhë, krijoi Institucionet paralele të Kosovës, resorët vitalë për informim e mbrojtje, arsim, shëndetësi, financa dhe të tjerë.
Me nismën e LDK-së, Kuvendi i Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë, më 2 korrik 1990;

Më 7 shtator proklamohet Kushtetuta, në Kuvendin e mbajtur në Kaçanik; një vit më vonë organizohet Referendumi, për ta zgjedhur Prsidentin e Kosovës.

Për një dekadë përndjekje represive të shqiptarëve, nga pushtuesit serbo-sllav.
Sulmi provokues, i treti me radhë, solli masakrën mbi familjen Jashari, pas Qirezit e Likoshanit.
Kështu që Lufta nuk kishte alternativë tjeter.

Bërthama ushtarake e krijuar më 1991, nga Dr. Ibrahim Rugova, emëruar Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, u mobilizua me oficerë të larguar nga Armata Jugosllave.

Edhe Lëvizja për Republikën e Kosovës kishte punuar në këtë drejtim. Por, puçi në Kryesinë e Lëvizjes, përmbysi të gjitha planet.
Megjithatë, individë dhe grupe luftëtarësh, u futën në Kosovë.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës, të stërvitur ushtarakisht në Shqipëri, sipas një marrëveshje në mes të presidentëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, përkatësisht, Ramiz Alisë dhe Ibrahim Rugovës, u vunë në krye të çetave: Sali Çekaj në Dukagjin, Hamëz e Adem Jashari në Drenicë, Zahir Pajaziti në Llap e Gollap, Ahmet Hoxha në Anamoravë e Karadak.

Lufta në Koshare, e organizuar nga oficerët e karrierës, realizoi thyerjen e kufirit ndërshqiptar, ku Heronjtë Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, me shokë, thyen mitin serb.

Sot e 19 vjet më parë, kudo në Kosovë, u rindez edhe një herë flakadani i shpresës për jetën e lirinë, pas përballimit me sukses të një kërcënimi brutal e barabar serb, që synonte shfarosjen e kulturës e qytetarisë shqiptare.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bashkë me popullin tonë martir e të papërkulur, me 12 qershor të vitit 1999, stolisën shtegun e përgjakur të historisë sonë, me ngjyrën e ndezur të triumfit.

Pra, ishte Pakti-NATO, i prirë nga SHBA -, me aleatë e saj, i cili realizoi dëbimin e ushtrisë fashiste Serbo-Sllave, njëherësh, edhe çlirimin e Kosovës.

Ne nuk e harrojmë asnjëherë ndihmën dhe kontributin e vendeve mike, me në krye SHBA-në, dhënë në arritjen e lirisë dhe shtetësisë sonë.
Përjetësisht mirënjohës luftëtarëve dëshmorë dhe atyre të mbijetuar; përkujtim të përjetshëm për të gjitha viktimat e luftës si dhe falenderim e mirënjohje, brez pas brezi të shqiptarëve, për Aleancën Ushtarake NATO-n, çliruese faktike të Kosovës.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Gëzuar për jetë e mot Dita e Çlirimit të Kosovës!”

Moderatorja e talentuar, Fjolla Haziri, e shpallë të përfunduar pjesën e parë të programit dhe, në pjesën e dytë, fton grupin artistik të fëmijëve të Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, nën drejtimin përgaditor të dy anëtarëve të Kryesisë të Shoqatës në fjalë, Rafet Muli dhe Shemsi Haziri, shfaqi një program tër përzgjedhur artistik.

Këngëtarja e zëshme shkodrane, Vida Kunora

Këngëtarja e mirënjohur shkodrane, Vida Kunora, e shoqëruar nga sentisti Bekim Çaka, përformoi shkëlqyeshëm, me këngët e përzgjedhura patriotike, duke sjellur zëshëm melosin popullor, në sallën festive, në nderim të shënimit të Ditës së Çlirimit. Mërgimtarët festuan hareshëm dhe dinjitetshëm, për orë të tëra.