SHSHA NË ÇIKAGO: Në Maqedoni asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare

0
625

Pjesa e politikës shqiptare (BDI) në koalicion me (LSM) në Maqedoni, marrëveshjen rreth kontestit të emrit në mes Athinës dhe Shkupit e ka pritur me një entuziazëm të veçantë, thuhet në qasjen ndaj intervistës së Bujar Osmanit, z/ministër në qeverinë e Zoran Zaevit, dhënë BBC News (në gjuhën serbisht).

Për këto vite që nga pavarësia e Maqedonisë nga ish-Jugosllavia dhe të konfliktit të vitit 2001, politika aktuale si “liderë” i popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike e ka lënë në margjinat e kohës dhe jashta kodeve të Kushtetutës(vetëm) si pakicë me pakicat tjera pa ndonjë përspektivë të barazisë kombëtare në fatin e katër faqeve të Marrëveshjes së vdekur të Ohrit, që përmes qasjes aktuale të SHSHA-së në Çikago, i kundërshton disa mendime atuziaste të z/ministrit Bujar Osmani dhënë BBC News.

Nuk e kuptojmë z.Bujar Osmani që në paraqitjet e tij publike në shtypin e BE-së dhe të rajonit si zyrtar i lartë shqiptar në institucionet e shtetit maqedonas, deri me tash nuk e ka thënë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare dhe, në rrjedhë të politikës aktuale ai sikur dëshiron të arsyetojë “besimin politik” të regjimit aktual të Zoran Zaevit dhe të bashkëqytetarëve maqedonas në “ruajtjen e identitetit”(sic!) karshi marrëveshjes “historike” në mes Athinës dhe Shkupit, thuhet në qasjen politike të SHSHA-së në Çikago.

Edhe kësaj radhe, Bujar Osmani në intervistën e tij për BBC News më shumë ka “hedhë dritë” në relacionet politike të marrëveshjes dhe për çështjen e “identitetit” të bashkëqytetarëve të tij maqedonas dhe asnjë fjalë për popullin e dytë shumicë të shqiptarëve etnikë në Maqedoni që me këtë marrëveshje “historike” nuk do të fitojnë asgjë as më pak e as më shumë sesa statusi aktual i pakicës me pakicat tjera në këtë shtet multinacional, SHSHA ia përkujton Bujar Osmanit në Shkup.

Ndonëse faktori politik shqiptar në Ballkan, janë të ndarë në vijat politike dhe çështjen kombëtare e kanë lënë në këndin e vdekur të skenës “demokratike” atëherë diplomacia relevante e BE-së po vendos standarde të dyfishte për popullin shqiptar që më shumë është duke dhënë të drejta për pakicën serbe në Kosovë sesa për popullin e dytë shumicë shqiptare në Maqedoni më përbërjen kombëtare mëse 40 përqind, që me këtë marrëveshje Athinë-Shkup dhe ndryshimet e Kushtetutës do të mbetët në pozitën e pakicës pa ndonjë të ardhme të afirmimit dhe të barazisë kombëtare në hapësirën etnike në Maqedoni, kështu ia përkujton SHSHA Bujar Osmanit që në intervistën dhënë BBC News e ka huqur fund e krye, thuhet në këtë qasje nga Çikago.

Për fund SHSHA në Çikago i bënë thirrje publike faktorit politik shqiptar në Maqedoni(BDI), që të shqyrtojë propozimin shkencor-historik të profesor Jusuf Buxhovi që me ndryshimet e Kushtetutës në dritën e marrëveshjes Athinë-Shkup të vëhet në rend dite Maqedonia dykombëshe dhe avancimin i çështjes shqiptare jo pakicë kombëtare, por pjesë kushtetuese shtetformues nëse dëshirojmë që ky shtet artificial pa gjuhë e identitet të qendrojë në këmbë si shtet dykombësh me popullin dytë shumicë shqiptare, thuhet nga Çikago dhe porosi për z/ministrin Bujar Osmani në Shkup.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]