Kësaj radhe duhet thënë jo 600 mijë refugjatë nga Siria në Shqipëri!

0
385

E kohës

Shqipëria nuk është shtet mysliman! Për këtë duhet të kami parasysh edhe ne, edhe BE-ja! Populli shqiptar është i vetmi në botë që shpirtin e ka plotë humanizëm, traditën shekullore të pritjes (bukë e krip e zemër)! Për programin e BE-së që në Shqipëri të vendosë 600 mijë refugjatë nga Siria, kjo nuk ka vlerë dhe as që do të ndihmojë këtë proces kaq të ndërlikaur e të rëndë që e ka krijuar regjimi fashist i presidentit Asad.

Vendet arabe dhe BE duhet të mendojnë për kampet e përkohshme në vendet e tyre,përderisa të zgjidhet çështja e luftës në Siri dhe kthimi i tyre në kushtet e volitshme në vendin e vet.

Shqipëria nuk ka mundësi as minimale që të pranojë 600 mijë refugjatë, këtë nuk do të bënte asnjë shtet më i fortë ekonomikisht në Evropë dhe botë,madje as Amerika…! Çfarë po ndodhë kështu dhe kush po e luan këtë lojë pas shpinës dhe,për fatin e keq të bëjë “ballansimet fetare”(sic!) në Shqipëri, ndonëse nuk jemi (shtet mysliman) dhe nuk na lidhë asgjë me botën e Lindjes!

Kujdes Shqipëri! Po të vijnë kaq numër i madh refugjatësh, atëherë brenda një kohe fare të shkurtër do të ndryshojë struktura (demografike) e popullit shqiptar dhe nuk dihet se çfarë kahje të marrë vetë shteti shqiptar?!

Refugjatët serianë në kampet e vendeve arabe!Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për kohën, përderisa do të zgjidhet çështja pas luftës në Sirinë e regjimit fashist të Asadit.

Qeveria shqiptare të bëjë programin se brenda këtyre viteve më shumë se një milionë shqiptarë e kanë lëshuar Shqipërinë dhe janë shpërndarë nëpër vendet e BE-së dhe Amerikë, që për fatin jo të mirë, sipas të dhënave që kemi, institucionet e shtetit shqipar(ende)nuk e dijnë numrin e saktë sesa shqiptarë e kanë marrë rrugët e mërgimit nëpër botë(?!?).

Për fund:Refugjatët sirianë të vendosën në kampet e vendeve arabe e jo në Shqipëri!

S.K.

Çikago, 22 qershor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]