Nga Skënder MULLIQI
Afrikanët do të ishin shumë të lumtur të sigurojnë bukën, së nuk kan mundësi të sigurojnë standardë të lartë, siç i ka kontinenti i Evropës. Ne Evropë zhvillimi i një shteti matet më zhvillimin ekonomik, nivelin e arsimimit, kulturën, mbajtjen korrekte të zgjedhjeve, mënyren e jetës kualitative, dhe shumë çka tjetër që njeriun e bën të lumtur në këtë botë.
Evropa për shumë jo evropian është bërë vendi më i preferuar për të jetuar. Sigurisht së në jetën e mirë të shteteve të zhvilluara ka ndikuar edhe elementi demografik në krahasim më Afrikën, e cila për një kohë jo shumë të gjatë, e ka shumëfishuar numrin e popullatës. Afrikanët, por edhe nga kontinentet tjera të botës në rrugëtimin për të gjetur një jetë më të mirë, po ja mësyjnë me të madhe Evropës.
Kjo ka bërë që të shtohet edhe problemi me refugjatët. Edhe shqiptarët nga trojet etnike, kështu edhe nga Kosova e varferuar nga matrapazët, hajnat, delengjite politike e biznisorë, po largohen njerëzit sidomos të rinjët masovikisht. Nuk po e durojnë dhe as nuk po e deshirojnë jetën e keqe në Kosovë. Në jetë gjithëçka është relative, prandaj edhe thuhet së njeriu i shëndosh ka shumë probleme, kurse njeriu i sëmuar ka vetëm një problem – si të shërohet. Ka mundësi gjithmonë të gjenden ngushllime të rreme, kur dihet së shumicës sot ju ka bërë jeta e veshtirë së para 10 vitësh.
Dhe, të heshtesh para kësaj më arsyetimin banal së po kemi bukë më hangër, është justifikimi më i keq i mundshem .Kur e bëjmë krahasimin e jetës në Kosovë më jetën në shtetet e zhvilluara të Evropës, kjo ndikon në rritjën enorme të atmosferës së pesimizmit. Ndikim të madh të njerëzit ka edhe ana psikologjike. Nuk është ka mendon kush nga kjo klasë politike që Kosova të bëhët vend më përspektivë për të jetuar, së edhe në jemi në Evropë. Jemi bërë vend i pazareve të pista, vend ku po lulëzon korrupcioni, krimi i organizuar, gjithëfare hajnive dhe hajnave, jemi berë vend ku nuk sundon si duhet rendi dhe ligji. Në Kosovë rendin dhe logjin janë duke e bërë të fortit, sikur në feudalizem.
Për qudi ky popull ka heshtur si varri para këtyre deshtakeve politikë, para ketyre delengjive. Kemi stagnuar, kemi mbetur të izoluar, jemi varfëruar së ky popull ka fjetur, së nuk po ringritet për ti kërkuar dhe për ti realizuar të drejtat e tyre legjitime. Kjo qka po ndodhë më Kosovën në planin ekonomiko-social dhe në planin politik duke i shitur sërish tokat shqiptare, në kushte kur nuk i kemi me hasmat mbi krye, është shumë e quditshme të na ndodhë. Nese mendojnë së nuk ju prishë punë atyre vet nese Kosova ngadal zhbëhet, do të gabojnë shumë, së edhe ajo pasuri e paligjshme të cilat e kan grabitur nuk do të ketë kurrfare vlere për ta.
Të tregohen kaq njerëz lakmitar dhe kaq jo ambicioz pak kush e ka menduar. I kemi pasur të gjitha mundësit të tregohemi të ditur, të vyeshem, ambicioz e serioz për shtetndërtim e mirëqenje të përgjthshme. Arsyetime gjithmonë mund të gjenden për secilin veprim të keq. Por, çfare arsyetim është ai se?! Lufta zotëri të ndëruar ka përfundur në vitin 1999. Shumë shtete të rajonit u bën pjesë e Evropës, e ne nuk kemi ende as liberalizim të vizave. Kushtin tjetër që kemi për ta plotësuar siq është lufta kunder krimit dhe korrupcionit, më këtë klasë politike nuk kemi mundësi ta plotësojmë kurrë.
Shumica nga këta njerëz që ishin për 18 vite në krye të shtetit, janë implikuar në forma të ndryshme në krim dhe korrupcion, dhe pa u larguar ata nga politika, dhe pa dhënë llogari para organeve të popullit, nuk do të kemi zhvillim, prosperitet dhe as avansim të procesve demokratike. Evropa e Bashkuar do të jetë shumë largët për shqiptarët. Ne, patem shumë përparësi, i patëm të gjitha mundësit dhe parakushtet ekonomike e të fuqisë punëtore që punët të na shkojnë mirë.
Këto mundësi nuk u shfrytëzuan pse i zgjodhem njerëzit që nuk u treguan serioz për zhvillim të gjthëmbarshem, nuk tregauan së dinë dhe dojnë të punojnë mirë për shtetin e ri të Kosovës, për të cilin u gëzuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë .Këtyre njerëzve të politikës nuk u ka mbetur arsyetimi dhe argumenti me i vogël për gjendjen jo të mirë në të cilën është katandisur Kosova…