Tregim nga libri “Mëkatarët e mizorizmit”
Kongreset pleniumet dhe konferencat monstruoze të Byrosë Politike enveriste-ramiziste me tragjedi makabre gjakatare vampiriste, që burgosën internuan dhe përsekutuan njeqind e njëzet e pesë shkrimtarë dhe shtatëqind e pesëdhjetë intelektualë të kulturuar me kontribut të çmuar.
Për dijeni z. Edi Rama, kryeministri shembullor dhe model i përkushtuar për të drejtën dhe të vërtetën. Artisti i kulturuar dhe i talentuar. Mendimtari vizionar dhe guximtari i betuar.
Nga Sali Leka
Bashkë me shokët e mi me shumë admirim për Edi Ramën dashamirësi i paharruar i shkrimtarëve dhe intelektualëve liberalistë modernistë me kontribut të çmuar por të burgosur të përsekutuar egërsisht me vite e dekada nga ingranazhet e diktaturës makabre monstruoze.
Edi Rama na ka përkrahur dhe ndihmuar nën tutelën e tmerrshme të survejuesve të sigurimit, projektuesit e pamëshirshëm të përsekucionit mizorist antihumanist që kurrë mos u ktheftë.
Ah sikur të ishin shtatëqind e pesëdhjetë shkrimtarë intelektualë dhe gazetarë mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë si Edi Rama antimozirist dhe antivampirist i betuar fisnik eposik i admiruar.
Këto fjalë i theksoj për arsye se: segmente të caktuara artistike mediatike dhe politike skurrike kaotike duan ta rikthejnë kohën e muzgut dhe skëterrit mizorist vamipirist të viteve 1973-1983.
Dekada e masakrave tragjike më të pamëshirshme, më të llahtarshme që burgosi, internoi, pushkatoi njerëzit fisnikë, eposikë të nderuar të kulturuar, funksionarë partie dhe shteti, djem dhe burra kreshnikë viganikë të betuar edhe komunistë guximtarë mendimtarë të admiruar.
Del pyetja: pse u bënë këto masakara makabre? Përgjigjia: u bënë se klika vampiriste monstruoziste enveriste-ramiziste i urrente për vdekje djemtë dhe burrat fisikë eposikë dhe kreshnikë viganikë, edhe ata që ishin komunistë të devotshëm antidiktatorial, si Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Ibrahim Uruçi, Kasem Trebeshina, Aleksandër Xhorxhi, Abdyl Këllezi, Koçi Theodhosi, Todi Mançi, Arif Hasko, Abaz Fejzo, Sul Kozeli, Muharrem Perllaku, Muhamet Prodani, Petrit Dume, Hito Çako, Vaskë Gjino,Beqir Balluku, që i kam njohur unë, por ka dhe të tjerë intelektualë poetë romancierë me dobi dhe vlerë gjeneralë dhe oficerë besnikë të betuar të kombit, të Atdheut.
Unë nuk isha komunist dhe shpëtova nga plumbi i pushkatimit.
Po të isha komunist, do të më kishin pushkatuar, copëtuar, masakruar dhe groposur pa varr nga kainistët e klikës gjakatare mizore uzurpatore.
Se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nuk ishin komunistë, por ishin mizoristë kainistë vampiristë monstruozistë.
Në çdo kongres, plenium dhe konferencë janë damkosur, burgosur dhe masakruar komunistë fisnikë, të drejtë, të sinqertë, besimtarë të admiruar, guximtarë të betuar, se plumbi i të ligut shpon shpinën e skurrikut, por më fort shpon gjoksin e kreshnikut.
Literatura mënxyra dhe katrahura e propogandës komuniste fjalët fisnik eposik dhe kreshnik viganik i hoqi i zhduku nga fjalori i gjuhës shqipe, por nuk mundi të hiqte faktet e vërteta.
Faktet konkrete janë: Shqipëria kishte dhe ka djem dhe burra fisnikë eposikë dhe kreshnikë viganikë, por del pyetja, redakistë e gazetave komuniste “Bashkimi”, “Drita”, “Zëri i rinisë”, revista “Nëntori”, a kishin gazetarë mendimtarë fisnikë eposikë dhe kreshnikë viganikë?
Kësaj pyetje do t’i përgjigjem herë tjetër, sot e kam obligim të falenderoj urime shumë urime pë rata djem e burra fisnikë eposikë dhe kreshnikë viganikë. Kreshikë viganik dhe besnik teuratik veratisin ilminik iradin ishin gazetarët Dhimtër Fullani, Piro Tase, Perikli Jorgoni, Robert Vullkani, Dervish Lelo, Filip Preli, Delie Marku, Jolanda Gjoni, Valbona Dushku, Brikena Simoni, Fatbardha Spahiu, por e internuan e persekutuan egërsisht dhe tmerrësisht spiunkit, urithkit dhe survejuckit e Sigurimit, projektuesit e persekucionit të skëterrimit.
Mua më njohin dhe unë i njoh rezidentët, arrogantët, prepotentët dhe reziluckit e Sigurimit, por emrat e tyre nuk i shkruaj, se nuk i botojnë shtrembalucët, langarucët, sharlatanucët, skurrikë zvarranikë, që janë strehuar në redakistë e gazetave të vetëshpallura djathtiste, por në fakt janë anarshiste, kaotiste, obskurantiste, monstruoziste, dhe përdorin metoda sofistike enigmatike për të bojatisur masakrat e muzgut dhe skëterrit enverist ramizist.
-26 qershor 1973 – 26 qershor 2018, 45 vjetori i Pleniumit komunist të Byrosë Politike envriste-ramiziste, që burgosi, internoi e persekutoi egrësisht dhe tmerrësisht shkrimtarët liberalistë, modernistë, me etikë dhe kulturë shembullore kombëtare.
Asnjë organ mediatik, asnjë strukturë artistike, asnjë television nuk bëri një emission ekskluziv për këtë eveniment kombëtar historik, por edhe gjakatar tragjik. Nuk e kujtoi as Ministria e Kulturës e zhytur në llum-zhum-skurrik.
26 qershor 1973, 26 qershor 2018, duhet t’u kujtonte, dita kur Enver Hoxha dhe Ramiz Alia grumbulluan në Tiranë anëtarët e KQ të PPSh dhe sulmuan sit ë tërbuar shkrimtarët e talentuar dhe intelektualët e kulturuar Fadil Paçrami, Kujtim Spahivogli, Hasan Petrela, Ibrahim Uruçi, Pirro Kuqi, Dhimtër Xhuvani, Fatbardha Spahiu,Minush Jero, Sali Leka dhe drejtori i Televizionit Todi Lubonja, intelektuali humanist modernist, dashamirësi i shkrimtarëve me etikë e kulturë shembullore, të arsimuar por u burgosën, u internuan pas Pleniumit komunist të Byrosë Politike monstruoziste, enveriste, ramiziste.
Tregimin duhet ta lexojë z.Agron Tufa, drejtori i Institutit për Zbulimin dhe dënimin e Krimeve të komunizmit, por Agron Tufa, ky shtrembaluc,ka mbushur studiot televizive me zgërdhecka, broçkulla, gëlbocka, duke prezantuar përpara publikut si të përndjekur, të persekutuar nga Diktatura komuniste shkrimtarët e financuar dhe të privlegjuar nga sistemi komunist dhe që kanë marrë fonde monetare nga Byroja Politike, pjellë e klikës mizoriste enveriste ramiziste, shtypëse obskurantiste dhe kusariste e urryer e dy milion shqiptarëve, djem e vajza, burra dhe gra fisnike, atdhetare, guximtare, besimtare.
Firomën monstrouziste të klikës enveriste ramiziste e duan dy skalione me zuzarë langarë, falsifiaktorë sharlantanë e laramanë të strehuar nëpër redaksitë e gazetave skurrike dhe në studio televizive rakitike pa asnjë sens kulture vizionare, as etike, fetare, kombëtare, as njerëzore, historike, atdhetare.
Historinë shumëshekullore të shkëlqyer të popullit shqiptar, Atdheut të Skënderbeut e kanë llumëzhuar në lëvozhga skorrore.
Vitet kalojnë dhe zëvëndësojnë njëri-tjetrin, por shkrimtarët liberalistë modernist të burgosur, të persekutuar, nuk po vlerësohen, nuk po kujtohen.
Që nga viti 1992, asnjë takim simbolik, asnjë program artistic për shkrimtarët e burgosur, të persekutuar egërsisht.
Asnjë vit nuk është kujtuar nga ministria e Kulturës 26 qershori 1973.
As nga gazetarët e Televizionit të Tiranës ish kolegët dhe shokët e Todi Lubonjës, por i dolën pseudoshokë shtrmbalucë, rezilucë në mbledhjen e Pleniumit komunist envrist-ramizist. Prandaj as nuk bëjnë emisione shembullore përkujtimore njerëzore kombëtare historike dhe as bashkëbisedim për mënxyrat dhe katrahurën e Diktaturës makabre mizore.
Kur njerëzit nuk bisedojnë, asnjë problem nuk zgjidhin, asnjë proces nuk perfeksionojnë, asnjë të mirë dhe të drejtë nuk bëjnë.
Këto fjalë i theksova që në fillim të këtij shkrimi sepse nëpër dikasteret që kanë të bëjnë me letësrinë, artin, kulturën, drejtësinë, progresin dhe demokracinë nuk bashkëbisedojnë me njerëzit, nuk komunikojnë me publikun, me intelektualët, me shkrimtarët, me specialistët e kualifikuar.
Aq më keq ndaj shkrimtarëve të burgosur dhe të pereskutuar mizorisht nga tehu i luftës së klasave të Dikaturës së Proletariatit, ndaj të cilëve strukturat që duhet të ndikonin në vlerësimin e tyre kanë një heshtje të stisur dhe të neveritur.
Televizioni i Tiranës, TVSH, i ashtuquajturi publik, shtetëror, që nga burgosja e Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit asgjë të vlefshme nuk ka publikuar për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë, progresin dhe demokracinë, por ka mbetur çdo vit në llumin, muzgun dhe skëterrin e Diktaturës mizoriste, pa asnjë emision kombëtar, historik, pa asnjë lloj progresi dhe program modernist eposik,por i zhytur, i zgërdhecur në skurrik,i tromaksur, i matufepsur si shurdh-memec. Akoma më keq, mbas vitit 1992. Nuk ka organizuar asnjë takim publik, asnjë program artistik nuk ka zhvilluar me shkrimtarët modernista të talentuar, liberalista dhe humanista të kulturuar, demokratë progresistë të betuar, por të persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga mizorizmi i Diktaturës dhe i çensurës makabre të llahtarshme.
As nuk ka publikuar asnjë emision simbolik për letërsinë e mrekullueshme, e dobishme, lirike, erotike dhe eposike e shkëlqyer, demokratike, por e ndaluar, e mbyllur, e çensuruar në ingranazhet represive monstruoziste të diktaturës vandaliste.
Tani del pyetja dhe duhet të përgjigjemi: Po sot si veprohet, çfarë bëhet? Ja disa aspekte përçudnuese: Me trumbeta, ditirambe pompoze u ulërit se viti 2016 u shpall Viti i Ismail Kadaresë, por Kadareja ka lindur në muajin janar dhe i takon të festohet, të lavdërohet deri në perimetrin e qiellit 30 ditë e 30 netë por jo 365 ditë. Këto manifestime trumbetiste proletariste, aq sa janë skandaloze, janë edhe të rëndomta, neveritëse, përçudnuese.
Më 8 gusht 1926 ka lindur shkrimtari Kasem Trebeshina, titanisti i shekullit XX, antienveristi i betuar por i burgosur, i shtypur, i përndjekur egërsisht. Për këtë muaj gusht 2016 i takonte të festohej për K. Trebeshinën dhe të lavdërohej me festime dhe nderime, por jo të “pompohej” me lavde e servilizma të neveritura Kadareja që nga muaj janar.
Me 13 dhe 17 gusht 1983 kanë vdekur të shtypur në internim shkrimtarët humanist Kujtim Spahivogli dhe Musine Kokalari. Muaj gusht është dhe muaj i Kujtim Spahivoglit dhe Musine Kokalarit dhe duhet të festohet, të këndohet për Kujtim Spahivoglin dhe Musine Kokalarin, intelektualë dhe demokratë të admiruar.
Vdekja e Kujtim Spahivoglit dhe Musine Kokalarit, të rraskapitur, të zhuritur në internimin mizorist është një akt makabër dhe duhet ta kujtojmë edhe si datëlindjen e tyre, se shpirti i Kujtim Spahivoglit dhe Musine Kokalarit, i përndjekur, i traumatizuar, i stërmunduar është i përjetësuar. Në gusht 2018, 35 vjetori i largimit të tyre nga jeta tokësore.
Në muajin gusht 1983 Kujtim Spahivogli dhe Musine Kokalari, demokratë humanista u larguan nga batërdia mizore dhe shpëtuan nga ligësia dhe egërsia zuzare e atyre viteve të Diktaturës mëkatare gjyhnaqare monstruoziste. Edhe Kasem Trebeshina nuk jeton mes nesh, por vdiq i lënguar, i dërrmuar, i keqtrajtuar, i pavlerësuar dhe asnjë vit nuk është festuar datëlindja e tij nga asnjë organ dhe dikaster publik mediatik.
Veprat e tyre letrare dhe dramat teatrale u bllokuan në skëterrin mizorist. Libra dhe drama brilante të larmishme të shkëlqyera, me vlera artistike kombëtare historike edhe për shekujt XXII dhe XXIII.
Kurse librat e Kadaresë dhe të Enverit ishin me vlera politike përshekullin XX, shekulli i betejave revolucionare, gjakatare me tragjedira të llahtarshme, që duhen demaskuar por janë lavdëruar deri në skaj dhe në zgrip.
Sali Leka cel: 068 38 55 304
Shkrimtari dhe poeti i tregimeve të vërteta faktike.
Shkrimtari dhe intelektuali me kontribut të çmuar, por i burgosur, i diskrimnuar me persekutime të egra despotike me vite dhe dekada. Por i kam përballuar i padëshpëruar.
Spiunkit dhe survejuckit e Sigurimit i kam sfiduar duke u qëndruar përkarshi dinjitoz, sedërli, i krenuar.
Rrëzimin e komunizmit mizorist e kam parashikuar që në vitin 1978, por nuk e kisha menduar se pas vitit 1993 do tu ngrinte në piedestal anarshizmi kaotist, i mënxyrës, i katrahurës, me britma dhe ulërima antikomuniste, duke mbuluar me ombrellën e skurrikizmit, dhe sharlatanizmit monstruozist, gënjeshtarët mëkatarët fajtorët, shtrembalucët, falisfikatorët, zuzarët dhe censorët reziluckë, gëlbockë, që kanë fshehur veprat letrare artistike shembullore eposike të dobishme jetësore kombëtare historike.
Tiranë, korrik 2018